Kjo është mesatarja e frikshme gol/minut e Mirlind Dakut

Periskopi.com Sporti

Mirlind Daku ishte shumë larg futbollistëve të tjerë sa i përket golave të realizuar këtë stinor vjeshtor.

Gjilanasi shënoi 21 gola në vetëm 18 takime të luajtura duke i ikur kështu për 14 shënime sulmuesëve të tjerë që e ndjekin në listën e top golashënuesëve, shkruan Gazeta Olle.

‘Bomberi’ 22 vjeçar ka një mesatare gol për minut për tu pasur lakmi nga secili sulmues vendor dhe evropian.

Daku ka realizuar një gol në çdo 76 minuta të luajtura.

Sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 2 het-trika këtë sezon, teksa në 5 takime ka shënuar nga dy gola.

Klubi i njohur holandez pas Mirlind Dakut

Periskopi.com Sporti

Mirlind Daku u zgjodh golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2020. Forma e tij e lartë ka bërë që të shtohet interesimi i klubeve të huaja.

Daku aktualisht është pjesë e Ballkanit por është i huazuar nga ekipi kroat Osijek

 

22 vjeçari thotë se është kontaktuar nga Vitesse.

“Një menaxher i ekipit holandez Vitesse më ka kontaktuar. Por menaxheri im tashmë po mirret me këto punë. Unë jam i lumtur te Ballkani dhe besoj që do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit” deklaroi Daku për Indeksonline.

Muajin e kaluar, ai u ftua te Kombëtarja e Kosovës duke u bërë sulmuesi i parë nga Superliga që i bashkohet ekipit A.

‘Nike’ dhuratë për të pandalshmin Mirlind Daku, e shpërblen me këpucë të personalizuara

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku ka marrë një dhuratë tejet të veçantë.

Daku i cili po kalon në një formë jetësore me skuadrën e tij Ballkanin, ka marrë një palë këpuca sportive të personalizuara.

Nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, gjilanasi ka ndarë një fotografi për ndjekesit e tij, ku ka prezantuar këpucat e reja sportive nga gjiganti “Nike” me inicialet (M.D) dhe numrin e tij tek Ballkani (19).

Daku sezonin vjeshtor e ka mbyllur me 21 gola të shënuara në 12 ndeshje të paraqitura me Ballkanin këtë edicion.

Mirlind Daku në mesin e 10 golashënuesëve më të mirë në botë për vitin 2020

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Ballkani, Mirlind Daku, është futur në listën e top 10 goleadorëve më të mirë për këtë vit, përcjell Periskopi.

Daku ka realizuar 25 gola në 23 ndeshje mbanë vendin e nëntë në këtë renditje speciale që ka publikuar faqja e njohur Kickoff.com.

Edhe Immobile, Ronaldo dhe Lewandowski janë poashtu pjesë e 10 më të mirëve, me portugezin madje që mbanë pozitën e parë.

Lista e plotë:

10. Ahmal Pellegrino, 25 gola (Kristansund, Norvegji)

9. Mirlind Daku, 25 gola (Ballkani, Kosovë)

8. Rauno Sappien, 26 gola (Floria Tallin, Estoni)

7. Ramiro Rocca, 26 gola (Municipal, Guatamala)

6. Ciro Immobile, 27 gola (Lazio, Itali)

5. Kasper Junker, 27 gola (Bodo-Glimt, Norvegji)

4. Michael Olunga, 28 gola (Kashiwa, Japoni)

3. Marcel Hernandez, 30 gola (Cartagines, Costa Rica)

2. Robert Lewandowski, 32 gola (Bayern, Gjermani)

1. Cristiano Ronaldo, 33 gola (Juventus, Itali)

Ashtu siç pritej: Mirlind Daku, golashënuesi i vitit

Periskopi.com Sporti

FFK sot po vazhdon traditën e shpalljes së Laureatëve për vitin 2020, shkruan Periskopi.

FFK çmimin për golashënuesin më të mirë të vitit në Superligën e Kosovës e ka ndarë për sulmuesin, Mirlind Dakun, i cili me Ballkanin ka shënuar 21 gola këtë vit.

Ceremonia po mbahet live në Klan Kosova. /Periskopi

 

A do të jetë Daku nesër startues ndaj Moldavisë? Përgjigjet ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti

Periskopi.com Sporti

Bernard Challandes do t’i mungojë Kombëtares së Kosovës në bankë edhe për ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë, transmeton Periskopi.

Ekipin do ta udhëheq ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti, i cili në konferencën për media para ndeshjes së nesërme, në pyetjen se kush e ka fajin për rënien e kombëtares është përgjigjur; “As ne nuk jemi të kënaqur, duhet të punojmë, nuk jemi Kombëtare që mund të krahasohemi me ato të fuqishmet. Mungesat e shumta nga për shkak të Covidit e kanë bërë më të vështirë”.

Sahiti u pyet edhe nësë sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku do të jetë startues nga minuta e parë.

“Dakun do ta shohim pjesë të Kombëtares, rrjedha e ndeshjes do të na tregojë se a do të jetë pjesë a jo, besoj se do ta ketë rastin të luaj, nëse jo nesër herave të tjera”, tha Sahiti, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se, ndeshja ndaj Moldavisë zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Ekskluzive: Ky do të jetë numri që do ta bartë Mirlind Daku te Kosova

Periskopi.com Sporti

Mirlind Daku është ardhja më e re në Kombëtaren e Kosovës.

Pritja e stërzgjatur e fansave të Superligës së Kosovës që ta shohin një futbollist që luan në kampionatin vendor, veç portierit, në fanellën e ‘Dardanëve’, ka marrë fund, shkruan Periskopi.

Kjo pasi Mirlind Daku, sensacioni i Superligës së Kosovës në futboll, është ftuar për ndeshjet e nëntorit nga Bernard Challandes.

Daku, i cili ka qenë absolutisht i pandalshëm këtë sezon me 17 gola në 11 ndeshje, është pjesë e kontigjentit të Kosovës për ndeshjet kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Gjasat janë shumë të mëdha që ta shohim atë nesër në aksion kundër Shqipërisë, marrë parasysh karakterin miqësor të ndeshjes.

Periskopi mëson se, sipas të gjitha gjasave, Daku do ta bartë fanellën me numrin 19 te Kosova, të cilin e bartë poashtu edhe te Ballkani dhe te Kombëtarja U21. /Periskopi.com/

Mirlind Daku, le buteur qui rend fou le championnat kosovar / Autres  championnats / Kosovo / 21 octobre 2020 / SOFOOT.com

U ftua nga Kombëtarja A, kështu po e feston Munishi me djemtë e Ballkanit suksesin e Dakut

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi më në formë i Superligës së Kosovës në futboll, Mirlind Daku u ftua nga Bernard Challandes për ndeshjet e nëntorit, transmeton Periskopi.

Këtë e konfirmoi përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosoves, Challandes, i cili publikoi listën e lojtarëve të ftuar, aty ku nuk mungoi as Daku.

Daku e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri në Superligë, pasi ka shënuar 17 gola në 10 ndeshjet e para në futbollin kosovar.

Padyshim që kjo ftesë e Dakut e gëzoi të gjithë stafin e Ballkanit, të cilët e pritën mjaft mirë këtë vendim të trajnerit Challandes.

Shihni videon më poshtë me pamje nga festa e Ballkanit.

E konfirmuar: Mirlind Daku dhe Bernard Berisha ftohen në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi më në formë i Superligës së Kosovës në futboll, Mirlnd Daku, i cili aktivizohet me Ballkanin, pritet që të ftohet për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes.

Krahas tij, në listë është edhe mesfushori i Akhamt Groznyt Bernard Berisha.

Lajmi konfirmohet për Zeri.info nga ndihmësi i Challandesit, Muharrem Sahiti.

“Daku dhe Berisha janë në litrën e gjerë. Tashmë kanë ndeshje dhe shpresojë se nuk do të këtë lëndime që mos të ndryshohet lista. Po presim se si do të shkojë gjendja pasi që jemi edhe në pandemi dhe shpresojë se askush nuk do të infektohet. Ata janë në listë. Sot ose nesër publikohet lista”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Daku në 10 ndeshjet e para në Superligë i ka realizuar 17 gola me Ballkanin e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi,.

Ndërkohë, Berisha që po shkëlqen në kampionatin e Rusisë.

Berisha mungoi në ndeshjet e muajit tetor të Kosovës për shkak të në takimin paraprak të zhvilluar ndaj Greqisë në momentin e shënimit të një eurogoli, bëri një gjest në drejtim të bankinës duke e shprehur pakënaqësinë e mos aktivizimin për gati dy vite.

Berisha është një ndër lojtarët më në formë të Kosovës.

Ai është prodhim i futbollit kosovar pasi që karrierën e ka nisur te Besa e Pejës.

“Një lojtar që shënon 17 gola për ndeshje duhet të ftohet në Kombëtaren e Kosovës”

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Besës në shtëpi 4-1. Me dy gola në këtë fitore kontribuoi edhe sulmuesi në top formë i Ballkanit, Mirlind Daku.

Pikërisht Daku i ka bërë përshtypje edhe ish-basketbollistit të mirënjohur, Samir Shaptahoviç.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Shaptahoviç ka shkruar se e ka përcjellur ndeshje, derisa e ka uruar Dakun për formën fantastike.

Postimi i plotë i Shaptahoviçit:

Jam duke e shiquar lojen Ballkani – Besa ne futboll dhe me beri shume pershtypje lojtari Mirlind Daku. Nje lojtar qe per 10 ndeshje shenon 17 golla meriton respekt dhe duhet te ftohet nga Kombetarja A e Kosoves. Ky lojtar nuk e meriton neglizhencen vetem qe luan ne Superligen e Kosoves, duher t’i jepet rasti se jam i sigurt qe ka shume me dhon edhe ne Kombetare. Ismet Munishi si zakonisht”.

Daku me dedikim emocionues: As nënës as babit – ja kujt ia dedikoi Daku dy golat e fundit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Besës në shtëpi 4-1. Me dy gola në këtë fitore kontribuoi edhe sulmuesi në top formë i Ballkanit, Mirlind Daku.

Pas ndeshjes, Daku ka pasur dëshirë të prononcohet për medie, derisa ka treguar punën e madhe që po e bënë dhe të njëjtën kohë ka treguar se kujt ia ka dedikuar këta dy gola.

“Puna e madhe që po e bëjë çdo ditë dhe gjatë fazës përgatitore po luaj mjaftë mirë dhe jam i kënaqur”, ka thënë Daku.

“Golat ia dedikoj vajzës së dajës, që ka ndërruar jetë para 4 vitesh, por sot e ka pas përvjetorin ndaj golat ja dedikoj asaj”, ka shtuar sulmuesi gjilanas.

Me dy golat në këtë takim, Daku ka shkuar në kuotën e 17 golave në përgjithësi deri më tani në këtë sezon të Superligës.

​14 gola të realizuar, vjen reagimi i Mirlind Dakut

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i FC Ballkanit, Mirlind Daku, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion ku ka realizuar 14 gola në shtatë ndeshjet e para të sezonit 2020/21.

Skuadra nga Suhareka po e kryeson renditjen tabelare me 19 pikë të mbledhura pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara dhe Daku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këte drejtim me 15 golat e tij.

Sot, Ballkani e mposhti rivalin direkt për titull, Dritën me dy golat e realizuar pikërisht nga Daku.

“Falemnderimi i takon Allahut qe pas shume veshtiresive po kaloj nje moment te tille!

Vazhdojme +3

FC Ballkani 🧡”, ka shkruar Daku në profilin e tij në “Facebook”

Mirlind Daku është golashënuesi më i mirë në botë për lojtarët nën 23 vjeç këtë sezon

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, nuk është vetëm golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll.

Talenti nga Gjilani e ka gjetur plot 12 herë rrjetën në gjashtë xhirot e para në elitën e futbollit të Kosovës.

Otto John është përcjellësi më i afërt i tij, por futbollisti i Prishtinës ka arritur të shënojë vetëm pesë herë.

Por kjo nuk është e tëra. Në një renditje të faqes Transfermarkt, Daku është i pari edhe në renditjen botërore të golashënuesve më të mirë nën moshën 23 vjeçare.

Numër të njëjtë të golave ka shënuar edhe kroati Marko Divkovic për klubin sllovak, Dunajska Streda, mirëpo këtë shifër e ka arritur në 10 ndeshje të zhvilluara, derisa Mirlindi i ka shënuar 12 gola për gjashtë ndeshje.

“Nuk kanë të drejtë të flasin për Mirlind Dakun ata që kanë dalë jashtë kufirit vetëm në ekskurzion”

Periskopi.com Sporti

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka publikuar një shkrim shumë interesant lidhur me Kombëtaren e Kosovës. 
Reagimi i Munishit vjen pasi ditëve të fundit u bë temë sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme në Superligën e Kosovës, ku ka shënuar 12 gola në vetëm 6 paraqitje.

Megjithatë, shumë analistë vlerësojnë se Daku nuk është në nivelin e duhur për të luajtur për Kosovën pasi që niveli i Superligës është shumë i ulët.

E kjo gjë nuk i ka pëlqyer Ismet Munishit i cili është shprehur se ata që kanë dal jashtë kufirit të Kosovës vetëm për ekskurzion nuk kanë të drejtë të gjykojnë këtë çështje.“Analizen a mund te luaj lojtari nga kampionati Kosoves ne Reprezentacion mund ta bejne vetem ata qe kan luajtur edhe ne Kosove edhe ne nivele me te larta jashte Kosoves”.

“Ata qe kan pervoj nderkombetare mund ta grehin nje paralele mbi kete qeshtje. Nuk mund ta bejne kete analize laiket e futbollit ose ata qe e kan kaluar kufirin vetem kur kan shkuar ne ekskurzion” – shkroi ai në Facebook.

Super Daku, për formën e tij po raportohet edhe në mediet italiane

Periskopi.com Sporti

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style.

Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavdëruar shumë futbollistin e Ballkanit, Mirlind Dakun.

Një emër që qëndron mbi të gjithë në këtë fillim sezoni është Mirlind Daku, i cili ka realizuar 12 gola në 6 ndeshjet e para të Superligës së Kosovës.

Askush nuk ka arritur të realizoj shifra të tilla në kontinentin e evropës.

Daku është i huazuar tek Ballkani nga skuadra kroate e Osijek.

Ai gjithashtu luan për Kosovën U21

Mirlind Daku reagon në rrjetet sociale pasi shënoi golin e fitores kundër Andorrës

Periskopi.com Sporti

Kosova U21 e ka mposhtur minimalisht Andorrën U21 në kuadër të xhiros së tetë në grupin e tretë të kualifikimeve për EURO2021 U21.

Golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide e realizoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.

Kosova gjatë gjithë ndeshjes ishte më kërkuese se ekipi mysafir.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe sulmuesi Mirlind Daku i cili ka postuar nje foto ne rrjetin social ‘Facebook’ se bashku me bashkelojtarin e tij Edison Kqikun.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe sulmuesi Mirlind Daku i cili ka postuar një foto në social ‘Facebook’ së bashku me bashkëlojtarin e tij Edison Kqikun.

“Që nga fëmijëria ëndërronim së bashku të përfaqësojmë shtetin tonë. Deshi Zoti dhe e përfaqësuam në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Daku.

Kosova në epërsi kundër Andorrës, Mirlind Daku ka shënuar

Periskopi.com Sporti

Kosova U21 ka realizuar golin e epërsisë përballë Andorrës.

Mirlind Daku ka shënuar në minutën e 62-të.

Rezultati aktual është 1-0.

Kosova po luan më mirë se sa Andorra dhe goli ishte vetëm qështje kohe.

Tashmë, skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi do të provojë ta thellojë epërsinë.

Ylli i Kosovës pasi i shënoi Turqisë: ‘Allahu ma shpërbleu pasi agjërova në Ramazan’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Kosovës, Mirlind Daku ishte në mesin e realizatorëve në fitoren 3-1 të “Dardanëve” kundër Turqisë U21.

Djelmoshat e Rafet Prekazit rrëmbyen primatin në Grupin 3, pasi mposhtën turqit në “Fadil Vokrri”, derisa tani pozicionohen në vendin e parë me gjashtë pikë, shkruan Periskopi.

E Daku, pas takimit, tha se goli erdhi si shpërblim nga Zoti pasi agjëroi muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Allahu ma shpërbleu agjërimin e muajit të Ramazanit dhe shënova kundër Turqisë,” tha ai.

“Gëzim i madh edhe pse humba një rast të mirë. Ishte shumë e lehtë me bashkëpunu me Lirimin.

“E njoh qysh kemi qenë të vogël. Partneriteti në fushë është refklektim edhe i partneritetit jashtë fushës.

“Ne jemi motivuar pas fitores së Kosovës kundër Bullgarisë, e kemi shikuar një video” deklaroi Daku për Supersport.

Aksidenti në Gjilan, reagon edhe futbollisti që luan në Kroaci

Periskopi.com Sporti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit, ku u përfshinë një kamion dhe dhjetëra vetura.

Sipas të dhënave zyrtare, ka mbetur i vdekur një person kurse janë lënduar 14 persona të tjerë, raporton Periskopi.

Ky aksident tragjik ka tronditur mbarë vendin, përfshirë edhe futbollistët nga Kosova që luajnë jashtë vendit.

Related image

Edhe ylli i Osijek, Mirlind Daku, i cili ka lindur në Gjilan, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke u shprehur ngushëllime familjes Çoçaj dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

”I Zhgenjyer me ndodhite e fundit ne qytetin tim te lindjes,
Ngushllime familjes Qoqaj per vdekjen e antarit te familjes,Allahu ua dhashte gajretin.
Poashtu dhe te lenduarve ju uroj sherim te shpejte dhe rikthim prane familjeve te tyre”, është postimi i Dakut, i shoqëruar me disa fotografi nga aksidenti. /Periskopi/

Mirlind Daku ‘shpërthen’: Mos u merrni me portale amatere, jam krenar që jam shqiptar

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi, i cili është aktualisht pjesë e Osijek, Mirlind Daku ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të fundit kinse ai do ta lë Kosovën për Shqipërinë.

Ish-lojtari i Llapit përmes një statusi në Facebook, sërish nuk e ka përjashtuar mundësinë që do mund ta përfaqësonte Shqipërinë, ani pse është pjesë e U21 të Kosovës, shkruan Periskopi.

Sipas tij, ashtu si Kosova edhe Shqipëria janë një dhe nuk ka rëndësi cila do ishte kombëtarja e tij, pasi të dyja simbolizohen nga shqiptarët.

Ky është statusi i tij i plotë./Periskopi/