Miss Britania i jep fund jetës, pesë ditë më pas edhe i fejuari i saj vret veten (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ishin të bukur, të rinj, plotë me ëndrra dhe shpresë dhe vetëm një hap larg martesës. Një çift perfekt, thoshin ata që i njihnin, pa e ditur se pas pamjeve të lumtura, fshihej një e errët e thellë, e cila u mori jetën brenda pak ditëve.

Sophie Gradon, 32 vjeçe, Miss Britania e Madhe e vitit 2009, i dha fund jetës më 22 qershor, në shtëpinë e prindërve të saj në Medburn.

Një ngjarje e rëndë e cila i tronditi të gjithë dhe që bëri jehonë të madhe në media.

I fejuari i saj Aaron Armstrong, 25 vjeç, nuk arrinte që ta imagjinonte jetën pa të dhe pak ditë më vonë, në 10 korrik, vetëm pesë ditë pas funeralit të saj, i dha fund jetës në shtëpinë e tij në Blyth.

“Nuk do rresht kurrë së dashuruari, zemra ime do jetë e jotja deri ditën që do bashkohem me ty. Do shihemi shumë shpejt engjëlli im”, kishte shkruar Aaron në Facebook, në gjendje dëshpërimi pas vdekjes së Sophie.

Aaron, i cili për disa vite ishte trajtuar prej problemeve psikologjike, katër vite më parë, kishte tentuar vetëvrasjen. Sophie nga ana e saj, në të kaluarën kishte pasur probleme psikologjike dhe kishte luftuar kundër depresionit.

Duket se pavarësisht trajtimeve, depresioni nuk ishte larguar kurrë prej tyre. Dyshohet se pikërisht depresioni i mori jetën Sophie, ku fatin e saj e pati edhe Aaron.

Çifti kishte lajmëruar se do të martoheshin, por planet e tyre u hodhën në erë, ku që të dy i dhanë fund jetës njëri pas tjetrit.