Dita kur ‘Miti” u bë realitet tek Juventusi

Periskopi.com Sporti

Ajo ishte dita e “Mitit” i kthyer në realitet.

‘CR7 Day’. Dita e futbollit italian më e shtrenjta në histori – dhe një nga katër transferët më të shtrenjta në histori.

Rreth 200 gazetarë ishin të pranishëm në Allianz Stadium në prezantimin e lojtarit me pesë topa të artë, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Edhe pse nënshkrimi i tij kryer javën e kaluar, ende ekzistonte një mosbesim tek lojtarët e Juventusit, madje disa e kanë përshkruar si një “Mit”.

Krahasuar në prezantimin e tij si lojtar i Real Madridit në vitin 2009, kur 80, 000 mbështetës ishin të pranishëm në Bernabeu – kjo ishte e nënvlerësuar./Periskopi/