Mitrovica (femrat) u poshtërua brutalisht nga Wolfsburgu, u mposht me rezultat 15-0

Periskopi.com Sporti

Kampionia e Kosovës, Mitrovica, eliminohet nga garat e Ligës së Kampionëve (femrat).

Futbollistet e Mitrovicës u paraqitën më mirë se në takimin e parë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por sërish nuk i shpëtuan humbjes së thellë me rezultat 5:0 nga Wolfsburgu mikpritës.

Skuadra gjermane takimin e parë në Prishtinë e kishte fituar me 10:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 15:0 u kualifikuan në të tetën e finales. Golat i realizuan futbollistet Claudia Neto (24′), Harder (29′), Jakbfi (38′), Wolter (55′) e Gunnarsdottir (86’-nga penalltia).

Kujtojmë se skuadra e Seid Onbashit është skuadra e parë e Kosovës, që u kualifikuan në rrethin më të lartë të kësaj gare pasi që e kaloi raundin kualifikues. /Periskopi.com/