​Aksident trafiku në Shkaban, një person lëndohet rëndë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në para disa minutave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku si pasojë është lënduar rënd një person.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar edhe video e fotografi, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit, ndërkohë mësohet se edhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Aksidentohet vetura e karabinierëve italianë, në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Sot një i tillë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, derisa në këtë aksident është përfshirë një veturë e karabinierëve italianë.

 

 

Përveç dëmeve materiale, që mund të shihni përmes kësaj fotografie, nuk dihet nëse ka të lënduar, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksidentin Prizren – Suharekë, ku janë përplasur tri vetura, ndërsa një person është në gjendje të rëndë i cili po trajtohet në QKUK.

Sipas policisë, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente, 10 nga to me të lënduar.

Aksidentohen katër vetura, dy të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, te fshati Shupkovcë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovice -Prishtine segmenti rrugor fshati Deberllukë.

Lajmin për Kosovapress e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Shtatë të lënduar në aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.

Si pasojë e këtij aksident shtatë persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

” Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Debërllukë. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile”- tha Zahiti.

Familja nga Mitrovica në ankth: Qe një muaj i është zhdukur djali 21 vjeç

Periskopi.com Lajme

Janë bërë 26 ditë që nga zhdukja e 21-vjeçarit nga Mitrovica dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Megjithëse, Policia është duke u marrë me rastin, ata ende nuk kanë asnjë informacion për Azem Isufin.


Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se janë duke i vazhduar hetimet, porse nuk ka ndonjë risi sa i përket kësaj ngjarjeje.

“Nuk ka ende ndonjë informatë të re. Jemi duke hetuar rastin por ende nuk kemi arritur diçka konkrete”, ka thënë shkurt Zahiti për Indeksonline.

Ndërsa, në lidhje me rastin, familjarët e tij kanë thënë se Azemi nuk ka pasur ndonjë problem me askënd, dhe, siç thonë ata, nuk ka ndonjë dyshim në lidhje me zhdukjen e tij.

Ata ditë më parë kanë deklaruar se janë munduar të kontaktojnë me njerëzit që Azemi i ka njohur, mirëpo, askush nuk ka informacione për djalin e tyre.

Familja kërkon nga të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për Azem Isufin, ta lajmërojnë stacionin më të afërt policor.

Kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Kolonat e gjata gjatë këtij muaj veç kanë filluar të bëhen të përditshme nëpër disa rrugë të Kosovës.

Një kolonë që arrin disa kilometra është në këto momente në magjistralen nga Prishtina për në Mitrovicë.

Qytetarët nga atje kanë dërguar disa fotografi, duke shkruar se përkundër gjithë kësaj kolone, askund nuk shihen zyrtarët policorë.

 

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, pesë të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar se ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor te fshati Stanovc, ku janë të përfshira dy vetura civile.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti në trafik pesë persona kanë pësuar lëndime

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor./Periskopi/