Mitrovice Archives - Page 2 of 16 - Periskopi

Inspeksioni kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer mbrëmë kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit  këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga komuna e Mitrovicës.

Në komunikatë thuhet se gjatë aksionit janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që  të respektohet  Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

“Drejtoria e Inspeksionit  do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë  rregullat lidhur me  respektimin e orarit zyrtar të paraparë”, thuhet në komunikatën e komunës.

Dyshimi për helmimin e 11 nxënësve në Mitrovicë, drejtori i shkollës sqaron rastin

Periskopi.com Lajme

Një nxënës i një shkolle në Mitrovicë u arrestua mëngjesin e sotëm, me dyshimin se kishte hedhur një sasi spreji të rrezikshëm, çka se sipas Policisë së Kosovës, u lënduan 11 nxënës, të cilët kërkuan tretman mjekësor në spital.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani”. Drejtori i kësaj shkolle, Hamit Beqiri, ka thënë për Indeksonline se ka qenë një incident i vogël, çdo gjë është në rregull dhe se nxënësi që u arrestua nuk ka pasur dijeni rreth sprejit që ka përdor.

“S’është e vërtetë, as s’ka të bëj me sprej të rrezikshëm e as me helmim, u kry muhabeti. Policia ia kanë gjet, ngjarja ka ndodhë gjatë pushimit, nxënësi nuk e ka dit se çka është, ndërsa të tjerët kanë nis mu anku për djegie të syve.

Pas dy orësh erdhi në shkollë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, u verifiku se s’është asgjë”.

Beqiri tha se ekzistojnë edhe kamerat në shkollë, çka se janë pamjet e filmuara ku edhe vërtetojnë se s’ka pasur të bëj me ndonjë incident që do të sillte rrezik apo pasoja.

“Nxënësat i kanë dërgu në spital, janë kthy ata në gjendje të rregullt. Policia e shikun at lloj sprej, një lloj gasi  për shkrepsa që është i djegst. U përshëndetëm me policinë, dulëm, u gëzuan nxënësit. Se edhe ne donim me dit se çka është ai sprej, por çdo gjë është në rregull. Pasi që me policinë kemi raporte shumë të mira dhe na kontrollon e kujdesen për sigurinë e shkollës”.

E, sa i përket sigurisë në shkollën që drejton ai, Beqiri potencoi për Indeksonline se ka 200 për qind siguri, veçmas që nga marrja e mandatit tim.

Kujtojmë, që pikërisht në këtë shkollë në vitin 2014 ka ndodhur një vrasje e rëndë. Viktima ishte nxënës i klasës 13. Ndërsa dorasi ishte po ashtu ishte i së njëjtës shkollë.

Aksident në Suhodoll të Mitrovicës, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë e Veriut, saktësisht në Suhodoll.

Indeksonline mëson se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Numri i votave që morën kandidatët e PDK-së në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të rregullta, ku deri më tash sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është e para, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës.

E votat e kandidatëve për deputetë, tashmë veç se kanë filluar të bëhen të ditura ndonëse ende jo zyrtarisht.

Telegrafi ka siguruar listën me numrin e votave që kanë marrë kandidatët nga PDK-së në komunë e Mitrovicës.

 

 

Në këtë listë me numrin më të madh të votave është kandidati i kësaj partie për kryeministër, Kadri Veseli me gjithsejtë 9 mijë e 482 vota.

Menjëherë pas tij, i dyti me numrin më të madh të votave është Bedri Hamza me 6452 vota.

Pasatja radhiten Valdete Idrizi, Donjet Bislimi, Esat Jusufi, Uran Ismaili, Besa Ismaili-Ahmeti, Bekim Haxhiu, Ferat SHala, Raif Qela, Memli Krasniqi, Mergim Lushtaku, Rafet Rama, Gonxhe Qaushi, Abelard Tahiri.

Më poshtë lista e plotë:

Një muaj paraburgim për vëllain e kryetarit të Vushtrrisë

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për dy të dyshuar nga Vushtrria për veprën penale ushtrim i ndikimit.

Njëri nga të dyshuarit është vëllai i kryetarit të komunës së komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Ndalimi i dy të dyshuarve S.T dhe SH.K sipas Gjykatës ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.

Me t’u publikuar video-incizimi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K.

Mitrovicë: Përfundon numërimi i votave, e para PDK-ja

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar procesi i numërimi të votave në Mitrovicë.

Nga rezultatet e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prin Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marr 10 mijë e 751 vota apo 34.41 përqind.

E dyta është Lëvizja Vetëvendosje që ka marr 10 mijë e 527 vota apo 33.70 përqind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marr 7 mijë e 228 apo 23.14 përqind.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 944 apo 3.02 përqind.

Koalicioni NISMA-AKR dhe PD ka marr 885 apo 2.83 përqind.

Mitrovica gati për zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Derisa kanë mbetur edhe pak minuta deri në hapje të vendvotimeve, në komunën e Mitrovicës tashmë janë kryer të gjitha pregatitjet për një proces të rregullt zgjedhor.

Qendra e votimit në shkollën “Migjeni” gjithçka është gati për të filluar procesi i votimeve.

Haradinaj në Mitrovicë: Trepçën ia kthyem Kosovës, tash do të investojmë në të

Periskopi.com Lajme

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubim me qytetarët e Mitrovicës.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Tash është koha për investime milionëshe në të.

“Mitrovica, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë. Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe. Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Vetëvritet 60 vjeçarja në veri të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Një grua e moshës mbi 60 vjeçare, i ka dhënë fund jetës, duke kërcyer nga ballkoni i banesës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9;00 afër banesave të ashtuquajtura ‘Kombet e Bashkuara’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 9:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.

 

 

Vazhdojnë gërmimet në veri të Mitrovicës për të pagjeturin

Periskopi.com Lajme

Tek varrezat në veri të Mitrovicës, janë duke vazhduar gërmimet për gjetjen e trupit të një personi që ishte zhdukur gjatë kohës së luftës me Serbinë.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Kushtrim Gara, në një lidhje direkte për Klan Kosova, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve është hasur në mbetje mortore, por është konfirmuar se nuk janë eshtrat e trupit që po kërkohet.

“Gërmimet kanë filluar nga ora 10:00. Kërkimet po vazhdojmë për gjetjen e mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës. Deri më tani është hasur në mbetje mortore, por është konfirmuar se mbetjet nuk janë të personit që po kërkojmë”.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, ka thënë se tek varrezat në veri të Mitrovicës dyshohet se ndodhen trupat e 11 viktimave të luftës.

Flasin Agim Bahtiri dhe qytetari që preu shiritin në shkollë (Video)

Periskopi.com Lajme

Sot gjatë ditës Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës nuk ka mundur ta pres shiritin në rastin e përurimit të një shkolle.

Atë në vend të tij e ka bërë një qytetar.

“Agim Bahtri mi ka premtu dy vende të punës, dhe kur jom shku në komunë më ka thënë se spo të njoh hiç”, ka thënë qytetari i cili i e pengoi Bahtrin që ta pres shiritin.

Më poshtë shikoni deklaratën e Agim Bahtirit dhe të qytetarit, Agim Kurti, të cilët kanë shkëmbyer akuza kundër rreth këtij incidenti.

Në Mitrovicë, librat shkollorë hidhen në kontejnera

Periskopi.com Lajme

Një ditë para se të fillonte viti i ri shkollor, në Mitrovicë dikush ka bërë një gjest të turpshëm duke i hedhur librat në kontejner

Në videon e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se librat të cilat shteti i jep falas për nxënësit janë hedhur në mbeturina.

Kontejneri i mbeturinave shihet i mbushur me libra të shkollës fillore një ditë para se të niste viti i ri shkollor.

Vuçiq për plagosjen e të riut serb: E dija se hapja e Urës së Ibrit është e rrezikshme

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas plagosjes me thikë të një të riu serb në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së kësaj ure, njofton Klan Kosova.

“Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Një 17 vjeçar serb sot është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre.

Ai ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Familja Ahmeti kërkon ndihmë për shërimin e djalit 4-vjeçar

Periskopi.com Lajme

Familja Ahmeti nga Mitrovica, kërkon ndihmë për shërimin e djalit 4-vjeçar.

4-vjeçari nga Shupkovci i Mitrovicës i është vështirësuar ecja.

Ai tash e sa kohë përballet edhe me dhimbje tjera.

Ky fëmijë, pas tri viteve nëpër spitale të rajonit u diagnostifikua me sëmundjen e Polyendocrinopathy, e cila ia atakoi organet e brendshme, njofton Klan Kosova.

Ky operacion mund të kryhet në Turqi e për këtë familjes Ahmeti iu kërkua shuma prej 95 mijë euro.

40 mijë euro tashmë u siguruan nga njerëzit e vullnetit të mirë, derisa familja e shqetësuar shpjegon se çdo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme për djalin e tyre, ndaj apelon për ndihmë që të grumbullojnë edhe pjesën e mbetur.

Numri ku mund ta ndihmoni familjen Ahmeti është: +38349664758

Kjo është gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit që u ther me thikë në Urën e Ibrit

Periskopi.com Lajme

Një 17-vjeçar është therur me thikë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Një 17-vjeçar serb është therur me thikë pas një përleshje me disa  shqiptarë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë për lajmi.net, se 17-vjeçari është dërguar në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës dhe se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

“Një 17-vjeçar serb është plagosur me mjet të mbrehtë, që dyshohet se është thikë në Urën e Ibrit. Është dërguar në Qendrën Spitalore në Veri të Mitrovicës dhe sipas mjekëve, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet dhe se janë duke punuar në identifikimin e sulmuesve.

“Ende nuk i dimë arsyet dhe motivet se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, jemi në drejtim të hulumtimit. Hetuesit policor janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim edhe me drejtorinë rajonale të Jugut me i kërkuar kamerat mbi lumin Ibër do me thënë me e pa incizimet e ngjarjes çfarë në të vërtetë ka ndodhur që më pas të mund të bëjmë identitetin e personave, sulmuesve në këtë rast dhe më pas normalisht të zhvillohet procedurat e tjera”, theksoi Hoti, i cili shtoi se, e rëndësishme është që i riu është jashtë rrezikut për jetë.

Taksisti godet motoçiklistin në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Mitrovicë, ku si pasojë lëndime trupore ka marrë një person.

Në një video nga vendi i ngjarjes mund të vërehet së në aksident është e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, përcjell klankosova, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe është duke e hetuar rastin.

Gjermani: Aksidentohet me motoçikletë, humb jetën i riu mitrovicas

Periskopi.com Lajme

Të shtunën pasdite në Hückelhoven të Gjermanisë ndodhi një aksident i rëndë trafiku ku mbeti i vdekur i riu kosovar,  L.M nga Mitrovica.

Mediat në Gjermani bëjnë të ditur se deri te ky aksident erdhi pasi 35 vjeçari e humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe kështu iu nënshtrua plagëve vdekjeprurëse.

I moshuari që u përplas me Haradinajn: E ndala pas debatit, por ai s’ma dha dorën

Periskopi.com Lajme

73-vjeçari nga Mitrovica, Bahtir Istrefi ka rrëfyer prapaskenat e një përplasje që ai pati me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat të organizuar në Mitrovicë të hënën.

Gjatë debatit të mbajtur të hënën, Istrefi e pyeti kryetarin e AAK-së se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”.

Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj reagoi i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se “është marre për të që të flasë ashtu”.

Lidhur me këtë debat që ka pasur me Haradinajn, ai ka folur të martën. Ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit në dorëheqje që të mos hidhërohet nga fjalët e tij.

“Unë u ndala dhe i thash ‘kryeministër, unë kërkova drejtësi. Të lutëm mos u idhno. Ai as nuk më tha kështu as ashtu’ por dorën nuk ma dha”, deklaroi Bahtir Istrefi për Klan Kosovën.

Të hënën, gjatë debatit të mbajtur në Mitrovicë, Istrefi i tha në sy Haradinajt se “është turp i madh të mos investohet në Trepçë.”

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, i tha i moshuari, Haradinajt.

Ndërkaq, Haradinaj ia ktheu ashpër të moshuarit nga Mitrovica. I tha që Deçani dhe i tërë Dukagjini ka bërë çmos që ta mbajë të bashkuar Mitrovicën.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ia ktheu Haradinaj.

 

Arrestohet kryeshefi i ndërmarrjes së pastrimit në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar Gazmend Morina, kryeshef i ndërmarrjes së pastrimit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i tij Musa Damati.

Ai ka thënë se klienti i tij është arrestuar dhe ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 ore pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës”, ka thënë Damati.

Sipas tij, prapa këtij rasti qëndron politika,  që me çdo kusht po dëshiron të atakoj punën e Morinës shkaku i denoncimeve të tij të mëparshme për keqpërdorime të cilat kanë ndodhur më herët në këtë ndërmarrje, e që Damati thotë t’i ketë denoncuar kryeshefi i saj.

 

Kështu e ndezi mbrëmë atmosferën Unikkatil në Mitrovicë

Periskopi.com Showbiz

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë.

Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu.

Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër dhe Durrës dhe i rradhës ishte në Mitrovicë.

Por kur doli para amsës e gjithë atmosfera arriti kulmin. Stadiumi të gjithë njëzër po këndonin këngët e reperit të njohur.

Në vazhdim Express ju sjellë video nga hiti i fashmëm i Unikatil.