​Mjegulla, kërkohet kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik

Periskopi.com Lajme

Pasojë e mjegullës që ka mbuluar vendin tonë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka urdhëruar operatorët që nga ora 04:00 e mëngjesit të fillojnë kriposjen e rrugëve rajonale, magjistrale dhe autostradave të vendit, si prevenim ndaj ngricave dhe akullit të mundshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Fillojetë Konjuhi – zëdhënëse e Ministrisë së Infrastrukturës.

Konjuhi ka lutur pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin meqë dukshmëria horizontale është tejet e ultë në disa pjesë të Kosovës.

“Kriposja ka filluar që nga ora 04:00 e mëngjesit. Kjo si prevenim ndaj ngricave që mund të shkaktojë mjegulla dhe temepraturat e ulëta. Ne lusim që përkundër kësaj, pjesëmarrësit në trafik të rrisin kujdesin, të respektojnë urdhërat e komunikacionit dhe të policisë, sepse dukshmëria horizontale në shumë pjesë të Kosovës është shumë e ulët.”-tha Konjuhi për ‘RADIO 1’.

Konjuhi tutje rikujtoi se për gjendje e rrugëve lokale, përgjegjëse janë komunat, mirëpo nëse nuk kanë kapacitete të duhura, ata duhet ti drejtohen Ministrisë së tyre.

“Një sqarim, dje Ministria ka pranuar shumë ankesa qytetare për gjendjen pra mosmirëmbajtjen e rrugëve lokale. Ne sqarojmë se Komunat respektive  e kanë në autoritetin e tyre ta bëjnë këtë gjë dhe normalisht kanë buxhetin e tyre. Nëse kanë probleme mund të na drejtohen neve si Ministri që ti mbështesim. Qytetari nuk bënë të mos ndjehet i sigurt në komunikacion.”-shtoi Konjuhi e MI-së.

Tri fluturime patën vonesa në Aeroportin e Prishtinës shkaku i mjegullës

Periskopi.com Lajme

Mjegulla që përfshiu Kosovën ditëve të fundit nuk ka çrregulluar orarin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sot, vetëm tri fluturimet e para në mëngjes kanë pasur vonesa, ndërsa të gjitha të tjerat janë duke u realizuar në kohë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Përkundër mjegullës fluturimet ne Aeroport janë duke u realizuar me kohë përveç tri fluturimeve te para në mëngjes te cilat kishin vonesa”, tha ajo.

Anulohet një fluturim në Aeroportin e Prishtinës, shkak mjegulla

Periskopi.com Lajme

Mjegulla jo vetëm që po shkakton probleme te ngasësit e veturave në Kosovë, ajo ka krijuar vështirësi në aeroportin e Prishtinës.

Tashmë për shkak të mjegullës është anuluar një fluturim drejt qytetit të Turqisë, Stamboll.

Ky fluturim ishte planifikuar në ora 20:30, por është anuluar.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara në një prononcim për Indeksonline ka treguar se ka edhe vonesa të fluturimeve.

“Ka pas anulime, më shumë mundemi me u informu përmes faqes ndërsa vonesat janë shkak i mjegullës.”, tha Gara.

Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor për shkak të mjegullës

Periskopi.com Lajme

Mjegulla e dendur ka bllokuar sot shërbimet ajrore dhe të trageteve, po ashtu dhe trafikun në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Në një deklaratë, prefekti i Stambollit theksoi se trafiku ajror u kthye në normalitet pas ndërprerjes në orën 06:39 sipas orës lokale për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” të Stambollit, në anën aziatike.

Dukshmëria e dobët shkaktoi vështirësi për shoferët veçanërisht në autostradat TEM dhe D100 të qyteti.

Keni kujdes në vozitje, mjegull në rrugët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sot shumë rrugë të Kosovës janë mbuluar nga mjegullat.

Nga disa pamje që Indeksonline ka siguruar shihet që kushtet për të vozitur janë të vështira.

Prandaj në këto kushte atmosferike preferohet të vozitet më ngadalë që t’i evitojmë aksidentet.

Mjegulla për 4 ditë mbyti 12,000 njerëz

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 150,000 njerëz kanë përfunduar në spitale dhe shkencëtarët tani e dinë pse dhe si të parandalojnë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Ndoshta në shikim të parë dhe është shumë e çuditshme që shkencëtarët po hetojnë se çfarë ka ndodhur në atmosferë më shumë se gjashtë dekada më parë, veçanërisht kur marrim parasysh se gjithçka po ndodh në atmosferën e Tokës në këtë kohë.

Megjithatë, nuk thuhet kot se historia është mësuesja e jetës dhe vetëm studimi i ngjarjeve të kaluara mund të ndihmojë të parandalohen katastrofa të ngjashme në të ardhmen, transmeton KosovaPress.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit studiuan një mjegull vdekjeprurës që ra për disa ditë në Londër më 1952. Së pari u shfaq më 5 dhjetor dhe u zhduk katër ditë më vonë.

Mjegulla la 12.000 njerëz të vdekur, rreth 150.000 të tjerë përfunduan në spitale dhe askush nuk e di sa kafshë kanë ngordhur brenda atyre katër ditëve.

Disa vjet më vonë, ligjet më të rrepta të ndotjes së ajrit u miratuan, por vetë shkaku nuk është ndriçuar deri tani.

Renyi Zhang dhe ekipi i tij pranuan një punë të vështirë. Ata zbuluan se dyoksidi i azotit reagoi kimikisht me dyoksid squfurin relativisht duke prodhuar acidin vdekjeprurës sulfurik.

“Për një kohë të gjatë ka qenë e njohur se sulfatet janë një pjesë e madhe e mjegullës, dhe grimcat e acidit sulfurik janë prodhuar nga dyoksidi i squfurit që del nga oxhaku i shtëpive dhe termocentraleve të qymyrit”, tha Zhang, raporton Business Insider.

Ai gjithashtu vuri në dukje se deri më tani nuk ishte plotësisht e qartë se si dyoksidi i squfurit u konvertua në acid sulfurik.

Ata kanë identifikuar mekanizmat korrekte të reagimeve kimike dhe Zhang thotë se mjegulla natyrore endemike e Londrës përreth lumit Thames luajtën një rol të madh.

Nivelet e ngjashme të ndotjes ndodhin në Kinë, por asnjë rast i ngjashëm i mjegullës vdekjeprurëse nuk është raportuar deri më tani.

Studiuesit tani shpresojnë se të kuptuarit e shkaqeve të mjegullës vdekjeprurëse të Londrës do të ndihmojë qytetet e tjera të luftojnë kundër ndotjes.

Fushë Kosova e mbuluar nga mjegulla (Foto)

Periskopi.com Lajme

Mëngjesin e sotëm qyteti i Fushë Kosovës është mbuluar nga mjegulla.

Siç tregojnë disa fotografi të dërguara nga një qytetar, mjegulla është mjaftë e dendur dhe nuk është e zakonshme për stinën e verës.

Kujtojmë se gjatë stinës së dimrit mjegulla shkaktoi shumë probleme me ndotjen e ajrit, duke e ranguar kryeqytetin e Kosovës ndër vendet me ajrin më të ndotur në planet.