Ylli i Arsenalit rezulton pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Ylli i skuadrës së Arsenalit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny ka rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa rastet me Covid-19 kanë shënuar rritje në Premierligë.

Nga 1207 teste të kryera për staf dhe futbollistë, Premierliga ka pranuar 16 raste pozitive.

Megjithatë, Elneny ka rezultuar pozitiv pasi ishte me kombëtaren e tij Egjiptin.

Vetëm disa ditë më parë, ishte futbollisti tjetër egjiptian Mohamed Salah ai që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mesfushori i Arsenali tani do të izolohet për dy javë.

Videoja e Elnenyt duke bërë presing në minutën e 91-të kundër Man Utd, është aq epike sa që ka shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Arsenali dhuroi një paraqitje impresive për ta mposhtur Manchester Unitedin, të dielën mbrëma.

Të themi se fitoret në ”Old Trafford” për londinezët nuk vijnë shpesh, do të ishte nëndeklaratë sepse këtë fundjavë u arrit fitorja e parë në ligë pas 16 viteve, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, do të faleshit nëse do të mendonit se karriera e Mohamed Elnenyt tek Arsenali kishte përfunduar, pasi u huazua te Besiktasi sezonin e kaluar, por egjiptiani ka impresionuar që prej rikthimit.

Pas fitores kundër Unitedit, u publikua një video nga përpjekjet dhe puna e palodhshme e Elnenyt në kohën shtesë.

Ishte minuta e 91-të, por kjo nuk e ndali atë të bënte presing të vazhdueshëm në kundërshtarin, derisa u fitua një rivënie anësore.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/