Chris Martin mohon puthjen me Dua Lipën

Periskopi.com Showbiz

Përfaqësuesi i Chris Martin i ka hedhur poshtë thashethemet për romancë të re me yllin e popit Dua Lipa pasi që thuhet se janë parë duke u puthur në prapaskenë në festivalin Glastonbury të Britanisë.

Frontmeni i “Coldplay”, 42 vjeç, është tani beqar pas ndarjes nga aktorja Dakota Johnson në maj (2019), por është raportuar se ai e ka lënë atë lidhje pas vetes pasi që është parë në afërsi të yllit të hitit New Rules, Dua Lipa, gjatë fundjavës (28-30 qershor).

“Sapo Chris i ra në sy Duas, ai ‘mori fund’ menjëherë – dhe nuk u largua prej saj gjatë gjithë natës”, tha një burim për ‘The Sun të Britanisë. “Ajo dukej e lumtur që ishte në shoqëri të tij dhe madje e njoftoi atë me familjen e saj.”

Burimi i brendshëm shtoi: “Kishte shumë ‘kimi’ mes tyre – dhe kur ata u drejtuan për në barin Guerilla në zonën Shangri-La (të vendit në fjalë), ai e shfrytëzoi momentin dhe u puthën”.

Megjithatë, një zëdhënës i Chris i ka hedhur poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se marrëdhënia e tij me Duan, me të cilën ai ka bashkëpunuar në këngën e saj të vitit 2017 Homesick, është krejtësisht platonike, shkruan KOHA Ditore.

“Në kundërshtim me raportet në disa media sot, do të dëshironim të konfirmonim se Chris Martin dhe Dua Lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq”, tha publicisti i rockerit për MailOnline.

“Ata ishin të dy në të njëjtën pjesë të festivalit me një grup më të madh miqsh.”

Ish-bashkëshorti i Gwyneth Paltrow kishte qëndruar në festival pas shfaqjes së papritur në skenë me reperin Stormzy, i cili e kryesoi skenën kryesore të premten mbrëma, ndërsa Duas, pjesëmarrëse e rregullt në këtë ngjarje vjetore, iu bashkua nëna e saj Anes dhe motra Rina për ta shijuar ngjarjen treditore.

Duas, 23 vjeç, nuk i ka munguar vëmendja e meshkujve që kur u nda nga i dashuri i saj, kuzhinieri Isaac Carew, në maj.

Ajo thuhet të ketë qenë në lidhje me modelin Anwar Hadid, vëllanë 20-vjeçar të modeleve Bella dhe Gigi Hadid, ndërkohë që kishte kaluar kohë në Los Angeles gjatë javëve të fundit.