Mona Liza ‘arratiset’ nga dhoma 711 e Muzeut të Luvrit

Periskopi.com Lajme

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se piktura e famshme e Leonardo Da Vinçiq, Mona Liza ‘ka ndryshuar dhomën’.

Ajo është zhvendosur përkohësisht në një dhomë tjetër për shkak te renovimit që do të bëhet në dhomën 711 të Luvrit, ku edhe është vendi i ‘përjetshëm’ i Mona Lizës.

Muzeu i Luvrit ka njoftuar në Facebook se piktura do të kthehet në dhomën e vetë, në mes të tetorit. Ajo është zhvendosur përkohësisht në dhomën 801 të Muzeut./Periskopi/