Bleu cigare me monedha metalike të falsifikuara, Prokuroria e Mitrovicës i ngrit aktakuzë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që iu gjetën monedha të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, dhe të njëjtit monedhat i kishte përdorur për të blerë cigare, shkruan lajmi.net.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit L.H., në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njofton opinionin i pandehuri L.H., më 20 mars 2019, në Mitrovicë ka vënë në qarkullim monedha metalike, të cilat edhe pse e ka ditur që janë të falsifikuara, i ka përdorur në një kioskë dhe në një market për të blerë cigare. Të pandehurit, pas ndalimit nga policia, i janë konfiskuar po ashtu disa monedha metalike, të cilat pas ekzaminimit kanë rezultuar të falsifikuara.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.