Zeka: Shyqyr bile gratë i kemi në emrin tonë, se edhe ato na i kishin monopolizu

Periskopi.com Lajme

 Deputeti i Pavarur, Milaim Zeka sot gjatë seancës ku po diskutohet për monopolin e homologimit ka thënë ka pasur plaçkë në këtë çështje, ashtu sikurse edhe në fusha tjera, transmeton Periskopi.

Zeka thotë se në Kosovë ka plot monopole, pas të cilave qëndrojnë politikanët.

”Homologimi ka qenë plaqkë, qe 10 vjet por sot do ta ndryshojmë. Kemi plot monopole këtu. Edhe për rrymë. Sepse janë politikanët të fshehur prapa saj. Me pasë prokuror sot e arreston Ahmeti Isufin sepse tha pse po fsheheni dhe s’po tregoni se kush është mbrapa homologimit. Ai po e di e s’po kallxon’’, tha Zeka.

Zeka ironizoi në fund të fjalimit duke thënë se edhe gratë do t’ia monopolizonin këta njerëz nëse nuk do t’i kishin në emrin e tyre.

‘’Shyqyr që  gratë i kemi të regjistrume në emrin tonë, se edhe gratë na i kishin monopolizu’’, tha Zeka.

Duke hedhur akuza ndaj politikanëve, tha se ministrat frikësohen edhe nga shoferët e tyre.

”Ministrat tanë i tuten  edhe shoferit të vetë sepse ia dinë 100 skandale. Prandaj ky shtet nuk funksionon dhe nuk do të funksionojë”

‘’I shkokerdhum qytetarët me regjistrime, vazhdime liberezash. I mytëm këta njerëz’’, tha Zeka duke folur për procedurat e gjata veç për regjistrimin e veturës./PERISKOPI/