Trupat e kosovarëve të vdekur qëndrojnë në morgun e QKUK’së deri në një vit

Periskopi.com Lajme

Ndjenja e bukur e shtatzënisë, asaj i zgjati vetëm për 19 javë. Për shkak të disa komplikimeve shëndetësore një nënë është detyruar të abortojë beben e saj.

“Kam qenë 19 javë shtatzënë. Janë disa procedura që nuk mundet mi ndalu as personeli mjekësor as asgjë për një abort para kohe. Edhe nga fati që u krye aborti spontan unë vet kam dasht me ditë arsyen për çka më ka ndodh edhe për këtë arsye kam vendosur që foshnjës t’ia bëjë një autopsi. Pos kësaj duke ditur se bëhet edhe analiza hispopatologjike e placentës e cila tregon pak më shumë”, tregon ajo prapa kamerës.

Ajo kishte shtatzëninë e parë dhe sipas saj në këso raste është mirë të kryhet autopsia, për shkak të eliminimit të deformimeve të lindura të bebes, në mënyrë që në shtatzënitë e tjera të ndërmerret diçka më shumë.

Për këtë ajo sugjeron çdo nënë e cila ka një abort apo lindje të parakohshme, që lind një fëmijë të vdekur të kryej këto procedura.

Mirëpo, që nga koha e pasluftës ka rënë numri I autopsive të bëra në Institutin e Patologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë tavolinë ku kryhen autopsitë edhe në ditët e sotme, drejtori i Instituteve Paraklinike, Ramadan Sopa, thotë se është përdorur edhe për autopsitë e trupave nga masakra e Reçakut.

Sipas tij, për vite me radhë nuk është investuar për rregullimin e sallave të autopsisë.

Sipas Sopës, para viteve të 90-ta, asnjë kufomë nuk është lejuar të dalë jashtë dyerve të klinikave të QKUK-së, pa iu kryer autopsia, në mënyrë për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Ndërsa, ai thekson se tani vdekje ka më shumë e autopsi më pak.