Gazetarja nga Tirana: Albin Kurti të mos gënjej dhe shtiret për Edi Ramën

Periskopi.com Lajme

Gazetarja e njohur shqiptare, Desada Metaj thotë se “kryeministrit të ri të Kosovës nuk i shkon hiç të gënjej”, fjalë këto që vijnë pas deklaratës së Albin Kurtit në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për çështjen e shkëmbimit të territoreve, shkruan Periskopi.

Pas takimimt disa-orësh me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Kurti kishte deklaruar për medie se “Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial”.

Kjo deklaratë e tij nxiti edhe reagimin e Metaj, e cila shpërndau një intervistë të Ramës, të cilën ai e kishte dhënë për mediet e huaja në mars të këtij viti ku deklarohej qartë se është pro këmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, madje këtë e quante të natyrshme.

Desada Metaj është gazetare mjaft e njohur në Shqipëri, e cila ka përcjellë njërën nga ngjarjet më të rëndësishme për Kosovën.

Nga Beogradi ajo raportoi direkt ditën që Kosova u shpall shtet i pavarur, ku edhe u sulmua nga huliganët serbë, por që fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar, ndërsa tani është kryeredaktore e emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Metajt në facebook dhe linkun e intervistës së Edi Ramës.