Moti sot në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kontinenti Evropian vazhdon të jetë në aktivitetin e Abticiklonit subtropikal i cili po kushtëzon territorin e Shqipërisë me mot të stabilizuar.

Sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 17/33°C

Zonat e ulëta 19/38°C

Zonat bregdetare 22/35°C

Shikoni sa bukur duket sot bregdeti shqiptar

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në zonën e verilindjes dhe juglindjes.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-25 m/sek, intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe një valëzim të forcës 1-2 ballë, me lartësi vale deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër -5/1 diell

Kukës    -10/-3  diell

Lezhë    -3/1  diell

Dibër     -12/-5  diell

Durrës  2/7  diell

Tiranë   0/6  diell

Elbasan      -2/4  diell

Berat     -5/4  diell

Vlorë     -1/7  diell

Korçë    -8/-2  diell

Gjirokastër -4/5  diell

Sarandë 2/10  diell.

 

Ky mot i pret ata që nisen për fundjavë në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në orët e nxehta të drekës do të ketë reshje shiu tepër të izoluara dhe në formë pikash mbi relievet e larta malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 2-10 m/sek në bregdet.

Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi vale 1.8 metra.

Moti për qytetet e Shqipërisë, shikoni temperaturat para se t’i vizitoni

Periskopi.com Lajme

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, reshjet  e shiut do të jenë të pranishme, lokalisht në karakter shtrëngatash dhe stuhive lokale prej mesdite.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 2-10 m/sek në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.0-1.5 metër në forcim në mbrëmje.

Mot me vranësira i pret pushuesit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites, por kryesisht vranësira transparente.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në zonën e Jugut në mesditë dhe pasdite, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 2-8 m/sek në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.4 metër.

Shikoni temperaturat në Shqipëri, para se të niseni për pushime

Periskopi.com Lajme

Moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash të përkohshme në mesditë.

Sipas shërbimit meteorologjik, përgjatë zonave malore parashikohen vranësira të dendura por kalimtare. Reshje shiu të izoluara në formë pikash mbi relievet e larta malore.

Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-8 m/sek në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.5 metër.

Ky mot i pret ata që janë nisur për pushime në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Moti në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e drekës dhe pasdites do të nxisin reshje shiu, lokalisht shtrëngata dhe stuhi në vendet e ulëta dhe ato malore.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, vija bregdetare do të ketë mot me diell dhe vranësira në zhvillim në bregdetin jugor.

Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15 m/sek. Deti i forcës 3-4 me lartësi vale 1.5-2.0 metër.

 

Për ju që jeni në bregdet, lexoni si do të jetë moti sot

Periskopi.com Lajme

Paraditja e sotme në Shqipëri, dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, por gradualisht në mesditë vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin.

Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë në mbrëmje dhe gjatë natës shira të karakterit lokal në Veri dhe zonat Qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë sjell mesdita, më e ndjeshme në Veri dhe zonat Lindore.

Era do fryjë mesatare, por deri e fortë në zonat Lindore, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Nëse planifikoni pushime në Shqipëri, ky do të jetë moti

Periskopi.com Lajme

E shtuna, vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por sërisht pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet Veri – Juglindje ndrësa mundësia për shira paraqitet e pakët.

E diela, mbetet e kthjellët në bregdet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten shira afatshkurtër.

Temperaturat sot janë rritur lehtë gjatë mëngjesit, rritje që vijon e lehtë edhe në mesditë duke shënuar maksimalisht mbi 35°C. Ndërsa fundjava nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C mëngjesi më i freskët në Juglindje deri në 35 – 36°C, maksimumi termik në zonat Perëndimore.