Vdes një motoçiklist në Llapnasellë

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur mbrëmë nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë.

Këtë e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

Ajo deklaroi se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.

“Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti për klan kosovën.

 

Aksident në Prishtinë, vetura godet motoçiklistin

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastësh në Prishtinë, përkatësisht afër vendit të ‘Kafet e vogla’.

Siç shihet në këto pamje, një veturë është përplasur me një motoçiklist.

 

 

Pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.