Digjet motoskafi në bregdetin e Greqisë, lëndohet familja pesë anëtarshe

Periskopi.com Lajme

Një incident është regjistruar në Halkidiki të Greqisë. Një motoskaf u përfshi tërësisht nga zjarri gjersa po shfrytëzoj nga një familje.

Mediat greke raportojnë se pesë persona, babai, nëna dhe tre vajzat e tyre të mitura janë dërguar në spitalin më të afërt.

 

 

Për shkak të shkallës së djegies, personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Selanikut. Nuk dihet ende se si ka rrjedhur deri te ndezja e zjarrit në motoskaf.