“Na po vijmë’, motrat Kabashi ‘djegin’ me format

Periskopi.com Showbiz
Motrat Kabashi çdo ditë e më shumë po arrijnë të marrin vëmendje.

Ato përveç që njihen për zërin e tyre unik dhe të fuqishëm, kanë edhe fizik të përsosur.

Të përkushtuara ndaj palestrës, Ana dhe Arta kanë arritur të shohin rezultatin në format e tyre. Edhe postimet e tyre në ‘Instagram’ ato kujdesen që në fokusin kryesor të kenë linjat e tyre ‘bombastike’.

Në një imazh që ka hedhur së fundi Ana, motrat nga Peja u paraqiten të veshura me shumë stil deh tejet tërheqëse.

“Na po vijmë”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë që pak javë më parë Ana dhe Arta kanë publikuar projektin e përbashkët muzikor ‘Papa’.