Mediat e huaja shkruajnë për mozaikun e gjakovarit me imazhin e Trumpit

Periskopi.com Lajme

Artisti kosovar nga Gjakova, Alkent Pozhegu është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.

Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Në lidhje me këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.

 

 

 

Mozaiku spektakolar që do shfaqet në Camp Nou: ”Ne e ngjyrosim futbollin”

Periskopi.com Sporti

Mozaiku spektakolar do të paraqitet me sloganin: ”Ne e ngjyrosim futbollin”, derisa tribunat mbrapa portës do t’i shfaqin ngjyrat e Senyeras.

Pak minuta para se të startojë ”El Clasico” e së dielës, tifozët do të mbajnë 90 mijë flamura të kuq, kaltërt dhe të verdhë – nga lart e poshtë tribunave.

Ndërsa, mozaiku do të pozicionohet në stadium në mëngjesin e së shtunës, kështu që gjithçka do të jetë gati pas 24 orësh.

”Ne e ngjyrosim futbollin”

Mozaiku do ta paraqesë sloganin e lartëcekur, në një banerë të verdhë e të madh, derisa Gol Sud e Nord do t’i paraqesin ngjyrat e regjionit Senyra me flamuj.

Organizatorët janë duke shpresuar që moti të jetë i favorshëm, pavarsisht se parashikimi për fundjavë është për shira dhe temeperatura të ulëta.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Barcelonës krijojnë diçka kaq spektakolare, pasi edhe në ndeshjet e kaluara kanë provuar diçka të tillë./Periskopi/