Vdes një grua në Mramor të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në fshatin Mramor ka vdekur një grua.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës, ku viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo vdekje, nga ana e Policisë po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Publikohet ekspertiza, ky ishte shkaktari i aksidentit tragjik në Mramor

Periskopi.com Lajme

Ende kanë mbetur disa enigma nga aksidenti mes tri veturash në Mramor, nga ku mbetën të vdekur katër persona të një familjeje. Prokuroria, pasi që fillimisht qe deklaruar se fajtor dyshohet të jetë vozitësi tashmë i ndjerë, ka vazhduar hetimet në disa pista. Prokuroria ka bërë të ditur rezultatet e para të ekspertizës së komunikacionit, që tregon edhe shpejtësinë e veturës në të cilën ishte ambasadorja turke, si dhe shkaktarin e aksidentit.

Një aksident i ndodhur mbrëmjen 16 nëntorit në magjistralen Prishtinë-Gjilan qe fatal për katër persona të familjes Shala nga fshati Ponesh i Gjilanit. Atë natë u bë e ditur se një nga veturat ishte e Ambasadës së Turqisë në Kosovë, e nga aksidenti të lënduar mbetën edhe vetë ambasadorja Kivilcim Kiliç e tre persona tjerë që ishin në veturë me të.

Deklaratat e para të prokurorisë pas aksidentit thonin se shkaktar ishte tejkalimi që bëri vetura nga ku vdiqën katër personat. Këto deklarata i ka vënë në mëdyshje familja Shala të cilët kanë kërkuar versionin zyrtar të prokurorisë.

Për këtë punë, gjatë ditës së mërkurë kanë dalë edhe rezultatet e para të ekspertizës së komunikacionit.

Për Express, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka ka deklaruar se shkaktar i aksidentit sipas rezultateve të para po dyshohet që të jetë tejkalimi që ka bërë vetura e tipit Opel Corsa, në të cilën gjendeshin katër anëtarët e familjes Shala.

Sipas tij, kjo ekspertizë është kryer nga dy ekspertë. Të njëjtit kanë konstatuar se në momentin kur ka ndodhur aksidenti vetura Opel Corsa (vetura e familjes Shala) ka qenë në shpejtësi 80 deri në 86 kilometra në orë, vetura ‘BMW’ e Ambasadës deri 60 kilometra në orë, ndërkaq, vetura e tretë e tipit ‘Audi’ ka qenë rreth 100 deri në 110 kilometra në orë.

Shpejtësia e lejuar në këtë pjesë është deri në 60 kilometra në orë, me mundësi tejkalimi.

“Sipas këtij raporti, në bazë të shenjave të para që na kanë sjellë, po del që vetura ‘Opel Corsa’ ka dalë në tejkalim jo të përshtatshëm. Nuk ka qenë në vijë të plotë, mirëpo, edhe pse ka pasur mundësi tejkalimi duhet të shikohen rrethanat, lëvizjet e veturave tjera”, ka bërë të ditur kryeprokurori Beka.

E tejkalimi që e bëri vetura e tipit ‘Opel Corsa’, sipas prokurorisë po del të jetë shkaktari i aksidentit tragjik.

“Vetura ‘Audi’ ka qenë prapa veturës ‘BMW’ kur ka ndodhë kontakti direkt mes tyre. Vetura ‘Opel Corsa’ me ‘BMW-në’ janë ndarë pas goditjes dhe kështu vetura ‘Audi’ i ka rënë vetëm ‘BMW’së’, duke e rrotulluar. ‘Opel Corsa’ gjatë tentim tejkalimit ka dalë në trak të ‘BMW’së’ që u godit më pas nga ‘Audia”, thuhet në ekspertizë.

Vetura ‘Opel Corsa’ ku ishin edhe viktimat gjatë tentim tejkalimit është prekur nga goditja e ‘BMW’së’, ndërkaq vetura e ambasadores u godit më pas edhe nga ‘Audia’.

Ky rast është kualifikuar në prokurori si rrezikim i trafikut publik. Deri më tani nuk është ndaluar askush sepse shkaktar sipas ekspertizës po del të jetë lëvizja e veturës së personave tashmë të ndjerë.

Këta janë 4 personat që humbën jetën në aksidentin e Mramorit

Periskopi.com Lajme

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur të premten pasdite në fshatin Mramor. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur katër persona të një familje.

Dje në fshatin Ponesh të Gjilanit ju dha lamtumira e fundit 3 antarëve të familjes Shala që ndërruan jetë në aksidentin në Mramor, ku u përfshi edhe eskorta e ambasadores turke.

Personat që kanë vdekur në këtë aksident janë;Osman Shala, 65 vjeç, Agron Shala, 22 vjeç,  Arife Shala, 88 vjeç  dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

 

Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke si shkaktar të aksidentit

Periskopi.com Lajme

Elfete Rashiti, 65 vjeçarja e aksidentuar mbrëmë në Mramor, u varros sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Të pranishëm aty janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Pal Lekaj e të tjerë.

Në bisedimet e tyre me familjarë të të vdekurve, ata akuzojnë eskortën e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, si shkaktar të aksidentit.

Familjarët hedhin dyshimet se eskorta ishte në shpejtësi prej 180 km në orë.

Pas kësaj, Ramush Haradinaj, thotë se nuk është i informuar se ambasadorja turke do të dërgohet në Turqi për shërim.

Sot gjatë ditës, ministri i MPB-së Ekrem Mustafa, tha për KTV-në se ajo pritet të dërgohet në Turqi me një aeroplan ambulant special.

 

Ky është 22-vjeçari që vdiq në aksidentin e tmerrshëm në Mramor

Periskopi.com Lajme

Agron Shala, i moshës 22 vjeçare është personi i cili vdiq sot si pasojë e aksidentit tragjik në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.

Përveç Agronit, edhe dy persona tjerë humbën jetë ndërsa katër të tjerë janë të lënduar të cilët po marrin tretman mjekësorë në QKUK.

Indeksonline ka publikuar një fotografi të viktimës, Agron Shala.

Vlen të përmendim faktin se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, në mesin e tyre edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Rikujtojmë, se dy viktimat tjerë janë Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç. Kurse i lënduari tjetër i cili është në gjendje të rëndë mësohet se është Osman Shala, i moshës 65 vjeçare.

 

Pas rrahjes mes protestuesve dhe policëve, Lekaj e dërgon njeriun e tij në Mramor (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Argjend Zejnaj, shefi i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ka dalë në vendin e ngjarjes te protesta në Mramor.

Ai iu ka premtuar banorë se nga nesër do të marrin masa për të parë se pse kanë ngecur punimet deri tani.

Zejnaj në Mramor ka arritur pas eskalimit të situatës, ku banorët janë përplasur fizikisht me Policinë. Disa persona janë arrestuar.

Ata kanë protestuar duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Ndërkohë, banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e ka largu nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë.

Eskalon protesta në Mramor, rrahje në mes të protestuesve dhe Policisë (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Ka eskaluar protesta kundër Ministrisë së Infrastrukturës që po mbahet nga banorët e fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Disa qytetarë që kanë mbetur në kolonë për shkak të punimeve dhe protestues janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ka edhe disa arrestime. KosoavPress po përcjellë ngjarjen nga afër.

Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës po protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Ndërkohë, banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e ka largu nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë.