Benefitet shëndetësore që na sjell Agjërimi

Periskopi.com Lajme

Se agjërimi është i dobishëm për shëndetin e njeriut e thonë studime të shumta, por më së miri e dëshmojnë njerëzit që e praktikojnë agjërimin. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi i muajit të Ramazanit.

Agjërimi përveç që është obligim fetar në Islam, ndihmon poashtu në uljen e kolesterolit, eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Duke agjëruar njerëzit krijojnë shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritin imunitetin e tyre.

Shikojeni videon për të parë disa nga benefitet e shumta që na dhuron agjërimi:

Viva  Fresh  Store ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve muslimanë. Agjërim të lehtë e të pranuar!

 

(Artikull i sponzorizuar)

 

Petrol Company dërgon iftar për 77 banorët në “Shtëpinë e Pleqve” nga restorantet e saj “Be Happy”

Periskopi.com Lajme

Rrjeti i restoranteve “Be Happy” i cili është brend i Petrol Company, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit për herë të dytë ka përgatitur iftar për 77 rezidentët në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Iftari u është përgatitur nga profesionistët e kulinarisë të “Be Happy Restaurant” dhe u është dërguar me menu të plotë të shoqëruar me pije të ndryshme. Ushqimet u dërguan sigurisht duke marrur paraprakisht leje nga institucionet përkatëse dhe duke i respektuar me përpikëshmëri masat kundër COVID-19.

Falënderime të shumta ka pasur drejtuar përgjegjësve të Restorantit “Be Happy” si dhe lutje të shumta drejtuar pronarëve të “Petrol Company”, që trokiti në derën e tyre pikërisht në ditët e muajit të shenjët të Ramazanit

Ky gjest human u pritë shumë mirë nga stafi i shtëpisë së pleqve, kurse përgjegjësit e “Be Happy Restaurant” falënderuan stafin në Shtëpinë e Pleqve  për pritjen që ju është bërë dhe për trajtimin dinjitoz që ju bëjnë banoreve të kësaj shtëpie.

Sa kilogram hurma u importuan në Kosovë gjatë muajit të Ramazanit?

Periskopi.com Lajme

Besimtarët musliman po agjërojnë ditën e tyre të fundit të këtij muaji të Ramazanit – shkruan Periskopi.

Muaji Ramazan, sjellë me vete edhe hurmat, një ushqim i besimtarëve, me të cilën bëhet iftar dhe konsumohet me masë më të madhe gjatë këtij muaji.

Por, sa është sasia e hurmave që importohen në vendin tonë gjatë këtij muaji?

Të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë, se gjatë vitit 2018 në Kosovë janë importuar mbi 700 mijë kilogram hurma, me vlerë rreth 1 milionë euro, raporton Periskopi.

Ndërsa, këtë vit në Kosovë, kanë hyrë afro 400 mijë kilogram hurma, me vlerë rreth 500 mijë euro.

“Gjatë viti 2018 në Kosovë janë importuar mbi 700 mijë kilogram hurma, me vlerë rreth 1 milionë euro, ndërsa, këtë vit në Kosovës janë afro 400 mijë kilogram, me vlerë rreth 500 mijë euro”, tha për Periskopin zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Kujtojmë, se agjërimi i këtij muaji përfundon sonte, ndërsa nesër është Festa e Fitër Bajramit./Periskopi/