Korriku 2019, muaji më i nxehtë në historinë e botës

Periskopi.com Lajme

Muaji korrik 2019 ka qenë muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, njoftoi sot Agjencia Atmosferike Amerikane NOAA, duke konfirmuar matje të publikuara nga Bashkimi Evropian para disa ditësh.

“Pjesa më e madhe e planetit ka njohur një nxehtësi të paprecedentë në korrik, me temperaturat që arritën nivele rekord gjatë muajit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, komentoi agjencia amerikane.

“Për shkak të nxehtësisë rekord është reduktuar edhe akulli në detet e Arktikut dhe të Antarktidës në nivelet më të ulëta historike”, theksoi NOAA.

Thyhen rekordet, qershori ishte muaji më i nxehtë

Periskopi.com Lajme

Qershori 2019 është zyrtarisht muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë dhe kjo është konfirmuar nga programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Evropian, Kopernikus.

Agjencia publikoi të dhënat e temperaturave për qershorin 2019 dhe statistikat konfirmuan atë që shumëkush në Evropë e kish ndjerë: ky muaj është më i nxehti në Evropë që kur regjistrimi i të dhënave ka filluar me temperatura 2 gradë mbi mesataren. Gjatë javës së shkuar, java më e nxehtë e muajit më të nxehtë, Franca, Zvicra, Spanja veriore, Italia, Austria dhe republika Çeke, panë temperatura nga 6 deri në 10 gradë celsius më të larta se mesatarja.

“Edhe pse vala e të nxehtit e 2019 nuk ka zgjatur aq sa ajo e 2018, ka qenë veçanërisht intensive”, – shpjegon Kopernikus. Rekordi i mëparshëm evropian për muajin e qershorit, që tani është rrëzuar, daton në 1999. Temperatura mesatare globale ishte po ashtu më e larta e regjistruar ndonjëherë për muajin e qershorit edhe pse ishte vetëm 0.1 gradë celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm i verës 2016.

Krahasuar me temperaturat e qershorit që nga 1880, muaji i shkuar ishte më shumë se 3 gradë më i nxehtë në Evropë dhe mbi 1 gradë më i nxehtë në shkallë globale. Edhe pse është e vështirë t’ia atribuosh në mënyrë direkte këtë valë të nxehti ndryshimeve klimaterike, këto evente ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta ndërsa planeti vazhdon të nxehet për shkak të përqendrimit në rritje të gazrave që shkaktojnë efektin serë – tha Kopernikus në një deklaratë për shtyp.

Qershori ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Periskopi.com Lajme

Qershori 2019 që është karakterizuar nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti në Evropën Perëndimore, ka qenë muaji qershor më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara sot.

Sipas këtyre të dhënave të shërbimit evropian Kopernikus mbi ndryshimin klimatik, termometri në muajin qershor ka treguar 0,1 gradë Celsius më shumë se sa në rekordin e mëparshëm (qershor 2016), por më shumë këtë të nxehtë e ka vuajtur Evropa, ku temperaturat kanë qenë mesatarisht 2 gradë Celsius mbi normën.

Shumë rekorde u thyen javën e fundit në shumë vende evropiane të mbytura nga i nxehti, për shkak të një ajri të ngrohtë të ardhur nga Saharaja.

Temperaturat kanë kaluar normat me 10 gradë Celsius në Gjermani, në veri të Spanjës, Itali dhe Francë, ku u arrit të premten rekordi absolut prej 45,9 gradë Celsius.