Për dy muaj, 15 veta të vdekur në rrugët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në vitin 2018, 129 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Vetëm dje 4 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve. Këta katër e rrisin numrin në 15 të vdekur vetëm në dy muajt e parë të vitit.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.

Dje në  fshatin Duhël ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një veturë, një kamion dhe një kamionetë. Në ëktë aksident kanë vdekur tre të rinj.

Kurse një tjetër aksident tjetër që ka ndodhur dje në Vitomiricë ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjeçar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës edhe njëherë kërkon dhe apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut, të përqendrohen në ngasje.

Një apel të ngjashëm dhe me disa rekomandime ka dhënë dje edhe Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas IKSHP-së nëse nuk ndërrmeren masa atëherë humbja e jetës në aksidente do të jetë I madh.

Brenda 6 muajve nis konservimi i kompleksit ‘Adem Jashari’

Periskopi.com Lajme

Brenda gjashtë muajve pritet të nisë konservimi i shtëpive të familjes Jashari, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka treguar për KTV-në se tashmë është formuar komiteti ndër-ministror, i cili do t’i përcaktojë kriteret dhe do ta përzgjedhë projektin.

Sipas tij, në muajin qershor pritet të nisë puna këtu.

Aktualisht, sipas Zogajt, janë ndarë rreth tre milionë euro për projektin, por ka shtuar se kanë premtimet e Qeverisë se, në bazë të nevojës, do të ndahet buxhet shtesë.