Mulhaxha: Na priftë e mbara, s’ka argument që arsyeton vendimin e LDK-së

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pas refuzimi të ofertës së Kurtit nga LDK-ja për koalicion parazgjedhor pa kandidat për kryeministër, ajo ka thënë se nuk ka asnjë argument që arsyeton këtë vendim.

“Nuk ka argument që e arsyeton vendimin e LDK-së
Na priftë e mbara!
#fairplay
#qeveriaKurti”, ka shkruar Kollçaku.

 

 

Ndërsa, pak më parë, kandidatja e propozuar për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, deklaroi se Kurti duhet të rimendoj dhe të ndryshoj ofertën, pasi sipas saj, oferta e tij shpien në garë ndaj njëri tjetrit dhe jo ndaj PAN-it.