Lewa me gol briliant ndaj Schalkes, më shumë gëzohet Muller sesa ai

Periskopi.com Sporti

Bavarezët kanë arritur ta shënojnë edhe golin e radhës ndaj skuadrës së Schalkes, duke i çuar në 0:2 shifrat e rezultatit, përcjell Periskopi.

Autor i golit ishte sulmuesi polak, Robert Lewandowski, i cili shënoi pas asistimit të Kimmich.

Shihni golin. /Periskopi

 

Mullerin e bezdisë gazetarja që qesh me eliminimin e Bayernit: “Pse qesh, natyrisht ti qeshe”

Periskopi.com Sporti

Thomas Muller u zemërua me një gazetare, e cila qeshi gjatë një interviste pas eliminimit tronditës të Bayern Munich nga Kupa e Gjermanisë të mërkurën mbrëma.

Kampioni gjerman dhe evropian u eliminua nga kupa pas disfatës tronditëse në rundin e dytë nga skuadra e kategorisë së dytë, Holstein Kiel, të mërkurën.

 

Bayerni nuk ishte eliminuar nga Kupa e Gjermanisë kaq herët që prej sezonit 2000/01.

Edhe pse Bayerni doli në epërsi dy herë falë golave nga Serge Gnabry dhe Leroy Sane, ndeshja mbaroi baras 2:2 pas 90 minutave dhe Kiel e mundi 6:5 kampionin e Bundesligës në penallti.

Pas ndeshjes, Muller u bezdis nga gazetarja e transmetuesit gjerman ARD,  Valeska Homburg, e cila qeshi duke e pyetur sulmuesin për humorin në zhveshtoren e Bayernit pas humbjes.

Muller iu përgjigj i zemëruar: “Si po mendon? Po qesh tani këtu?”

Homburg u përpoq të sqarohej duke thënë se nuk po qeshte me Bayernin, por Muller e ndërpreu: “Natyrisht se qeshe”.

Muller shtoi: “Natyrisht se humori i skuadrës është siç pritet në këtë rast. Jemi të zhgënjyer, natyrisht, mund ta paramendosh. Nuk jemi në humor të mirë”.

 

Fjalët e para të Muller pas fitores madhështore ndaj Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Muncheni ka fituar 8 me 2 ndaj Barcelonës.

Një humbje sureale e cila është humbja më e thellë në histori të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Është e pamundur të spjegoj këtë çfarë ndodhi. Ekipi ynë është në formë fantastike. Unë u shpalla lojtari i ndeshjes por mendoj se në ekipin tonë këtë çmimi e meritojnë 15 lojtarë” – tha ai.“Barcelona është ekip special ndaj bëmë një lojë agresive” – tha ai.

“Jemi të lumtur dhe do të pushojmë. Duam të jemi në finale ndaj duhet të rigjenerohemi” – përfundoi ai.

Kujtojmë që Bayerni Muncheni pret fituesin e takimit Manchester City – Lyon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Muller lë në gjumë Barcelonën, por autogoli qesharak i shpëton – ky është rezultati

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të fazës çerekfinale të garës me të spikatur për klube, Ligës së Kampionëve, po përballen kampionët e 5-fisht të këtij kompeticioni, Barcelona dhe Bayern Munich, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po vijon minuta e 5-të e takimit, bavarezët kanë arritur të kalojnë në epërsi prej 1:0.

Golin për bavarezët e shënoi legjenda gjermane e Bayerniti, Muller.

Për më pak se dy minuta erdhi edhe goli për katalunasit, që ishte autogol nga Alaba.

Shihni golin. /Periskopi

 

Dyshën Muller – Lewandowski nuk mund t’i ndal askush, Bayerni shënon golin e katërt

Periskopi.com Sporti

 

Në fillim të ndeshjes, Bayerni mori golin e parë nga vendasit, kurse pak pritën për t’iu kundër përgjigjur me katër gola të tjerë.

Për 4 me 1 shënoi, Lewandowski pas asisitmit briliant të Mullerit.

Vlenë të theksohet se në këtë ndeshje dyshja mori kartonë të verdhë.

Shihni golin më poshtë.

Përgjigja epike e Muller kur u pyet se a zgjedh Messin apo Ronaldon: ‘Jo faleminderit, zgjedh Lewan-goal-skin’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kush është futbollisti më i mirë i dekadës së fundit? Kjo është pyetja që mundon prej vitesh njerëzit e futbollit të cilët nuk mund ta shmangin një përgjigje, megjithatë ka edhe nga futbollistë që nuk zgjedhin asnjërin prej tyre por dikë tjetër. Diçka të tillë e ka bërë edhe Thomas Muller.

Gjermani i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij, duke thënë se më përpara do të zgjidhte Robert Leëandoëskin se dy fenomenët e futbollit. “Ndoshta në të shkuarën, do të doja të luaja me Lionel Messin, pasi isha një lojtar që do të doja të shënoja.

Me kalimin e viteve kam filluar të asistoj më shumë dhe do të ishte perfekte të kisha Cristianon përpara, i cili është një makineri golash. Por kam kuptuar se të luash me Robert Leëandoëskin, është një nder i madh. Unë e quaj Robert ‘Lewan-goal-ski’!”, u shpreh Muller.

Bayerni më në fund shënon kundër Augsburgut, në mungesë të Lewandowskit aty është Mulleri

Periskopi.com Sporti

Në mungesë të Lewandowskit duket se Bayernit nuk po ia do me gola.

“Bavarezët” kanë arritur të shënojë kundër Augsburgut tek  në pjesën e dytë.

Golin e shënoi Mulleri nga një asist briliant i Boatengut të cilin mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Muller kërkon falje për ndërhyrjen ‘kung-fu’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller ka kërkuar falje për ndërhyrjen ndaj mbrojtësit Nico Tagliafico, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ajax.

‘Bavarezët’ barazuan 3 me 3 si mysafir i nënkampionit holandez, mjaftueshëm që të kalonin në raundin tjetër, ku të dy skuadrat kishin të ndëshkuar nga një lojtar me të kuq, përcjell Periskopi.

Ekipi gjerman luajti nga minuta e 75-të pa sulmuesin gjerman, që bëri një ndërhyrje horror ndaj mbrojtësit argjentinas, që fatmirësisht shpëtoi pa lëndim të rëndë.

Unë do të doja të kërkoj falje ndaj Nico Tagliafico për incidentin e djeshëm. Nuk kisha qëllimin ta lëndoja, shërim të shpejtë”, shkroi Muller në Twitter.


E menjëhershme ka qenë përgjigja e Tagliafico, i cili e ka pranuar kërkim faljen e Muller, duke treguar se është në gjendje të mirë. /Periskopi

Kjo ndërhyrje e Muller është për ‘karton të zi’ (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Bayern Munchen barazoi 3 me 3 si mysafir i Ajax, mjaftueshëm për ta kaluar grupin nga vendi i parë. 

Të dyja ekipet u ndëshkuan me të kuq për faulle serioze, por Thomas Muller shkaktoi një ndërhyrje që rrallë shihet në futboll.

Ai ishte gati ta bëjë për spital mbrojtësin Tagliafico, por fatmirësisht argjentinasi nuk mbeti edhe aq shumë i lënduar sa ishte ndërhyrja. /Periskopi

Dështimet dhe zbulimet e Kupës Botërore Rusi 2018

Periskopi.com Botërori 2018

Kupa Botërore është vitrina më e madhe për futbollistët. Një kompeticion i tillë, megjithatë, është një shpatë me dy tehe: ngre lart ata që paraqiten mirë, por edhe ul poshtë ata që nuk iu përgjigjen pritshmërive të para fillimit të garës. Në këtë Kupë Bote të Rusisë, edhe surprizat kanë qenë protagonistë të ngjarjes.

Në syrin e ciklonit kanë përfunduar kombëtare, që në teori duhej të luftonin për titullin, por edhe lojtarë të kalibrit të lartë, të cilët janë shfaqur të zvogluar në fushën e blertë. Rastet e De Gea (Spanjë), Müller (Gjermani), Gabriel Jezus (Brazil) dhe Lewandowski (Poloni) janë ndoshta më përfaqësuesit e së keqes, ose zhgënjimit në këtë Botëror, në planin individual.

Futbollistë të jashtëzakonshëm, të cilët kanë parë kalimin e tyre tepër gri në këtë Botëror, janë shënuar negativisht. Të tjerët, megjithatë, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga roli i tyre i shkëlqyer në Kupën e Botës dhe të kërkojnë një destinacion të ri për karrierën e tyre, ose për t’u konsideruar më mirë në klubet ku bëjnë pjesë.

Më të rëndësishmet janë ndoshta rastet e Rebic (Kroaci) dhe Pavard (Francë). Lojtarët e Eintracht dhe Stuttgart janë pika referimi në kombëtaret e tyre, në këtë Botëror, kanë arritur në finale, duke marrë një rol udhëheqësi, edhe pse nuk shfaqeshin të tillë në parim. Puna e tyre e mirë ndoshta do t’u sigurojë atyre një destinacion të ri në fund të turneut.

Të tjerë si Torreira (Uruguaj), Juan Fernando Quintero (Kolumbi), Golovin (Rusi), Hirving Lozano (Meksikë), Shaqiri (Zvicër), Maguire (Angli), Trippier (Angli), Musa (Nigeri), Jo Hyeon-Woo ( Koreja e Jugut) ose Niang (Senegal), gjithashtu, e kanë rivlerësuar emrin e tyre falë turneut rus. Edhe Vrsalkjo (Kroaci) e ka ngritur “stekën” e tij falë punës së mirë gjatë gjithë turneut.

Në ngjitje:
Pavard
Çelësi i Kupës së Botës së Francës. Mesfushori i Shtutgartit tashmë duket se po shkon te Bayern Munich për sezonin 2019-2020.

Quintero
Ai mori “stafetën” e James. Me këtë të fundit të dëmtuar, lojtari i River Plate spikati te Kolumbia, ashtu si James në vitin 2014.

Torreira
Paraqitja e tij mjaft e mirë në Kupën e Botës e bëri atë “topçi”. Unai Emery pothuajse nuk e lejoi të zbriste nga avioni. Lojtar i mirë, që ka arritur tashmë në “Emirates”, si pjesë e Arsenalit.

CHERYSHEV
Më i miri te Rusia. Lojtari i Villarreal nuk e filloi turneun si startues, por ka përfunduar me katër gola në pesë ndeshje.

Në zbritje
De Gea
Portieri i Manchester United ishte në hije në këtë Botëror, duke treguar pasiguri, sidomos në pësimin e dy golave nga Ronaldo. Ai ndaloi vetëm një top në katër ndeshje që luajti.

Müller
Ai nuk ishte…, as nuk ishte pritur. Botëror i tmerrshëm për të, që i dha zëvendësimin në duelin jetësor, përpara Koresë së Jugut. Në hije.

Gabriel Jezus
“9” i Brazilit nuk ka shënuar gol në Rusi. Dukej se “canarinha” kishte gjetur qendërsulmuesin e duhur pas një kohe të gjatë, por ai dështoi në këtë Botëror.

Lewandowski
Ai shënoi 16 gola në eliminatore, por u largua nga Rusia pa “e lagur” në këtë drejtim dhe Polonia e vuajti shumë këtë gjë.