Instagram sjell mundësinë që të gjithë e kemi pritur aq shumë

Periskopi.com Tech & Auto

Ardhja e mesazheve në ueb është pjesë e vizionit të Facebook për të integruar platformat e komunikimit dhe rrjetet sociale në pronësi të kompanisë.

Instagram solli shumë një funksion aq të munguar në desktop, mundësinë për të dërguar mesazhe direkt nga shfletuesi i kompjuterit tuaj. Kompania zbuloi Mesazhet Direkte në desktop për të gjithë përdoruesit në mbarë botën ditën e Premte.

Që prej Janarit rrjeti social ka testuar mesazhet me një grup të vogël përpara se të vendoste së fundi ti ofronte për të gjithë.

Është një funksion shumë i mirëpritur sidomos për ata që shpenzojnë shumë kohë në Instagram si reporterët, influencerët dhe menaxherët e medias sociale. Është mënyra më e thjeshtë për të komunikuar privatisht në platformë sidomos nëse duhet ti përgjigjeni me qindra mesazheve çdo ditë

Ardhja e mesazheve në ueb është pjesë e vizionit të Facebook për të integruar platformat e komunikimit dhe rrjetet sociale në pronësi të kompanisë.

Në një pikë përdoruesit e WhatsApp, Instagram dhe Facebook do të mund të shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin në platforma të ndryshme.

Këshilltari i Thaçit: Nëse do të ketë korrigjim, ai do të jetë i balancuar

Periskopi.com Lajme

Bekim Çollaku, shef i Stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe.

Çollaku në emisionin “Pressing” e ka lënë të hapur mundësinë e realizimit të idesë së presidentit Thaçi për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të marrëveshjes përfundimtare.

“Nëse do të ketë korrigjim, ai do të jetë i balancuar”, është shprehur Çollaku.

Për arritjen e një marrëveshjeje duhet të ketë kompromis të dyanshëm, ka deklaruar Çollaku.

 

 

Një mundësi e dytë për nxënësit e Mjekësisë në Prizren që kanë njësha

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Vendimi është marrë nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri. Ky vendim duhet të zbatohet në afat prej 5 ditësh.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë =kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prizren,

Tre zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ndërkaq kanë konstatuar se gjatë vlerësimit të nxënësve mësimdhënësit nuk kanë respektuar dispozitat ligjore.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shkollës, Zade Bytyci, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Drejtorisë së Arsimit.

Drejtoria e shkollës ka të drejtë ankese.