Rikthehet murtaja, sëmundja që dikur shfarosi 50 milion persona

Periskopi.com Shëndeti

 “Vdekja e Zezë” është rikthyer. Dy persona në Kinë po trajtohen në Pekin për llojin më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës të murtajës, ajo pulmonare.

Dy personat vijnë nga provinca kineze e Mongolisë, ndërkohë që nga shteti i Mongolisë erdhi në maj rasti i një çifti i vdekur për ngrënien e mishit të një marmote, një brejtësi që popullon fushat e mëdha të atij vendi.

Autoritetet mjekësore kinez epo marrin masat më të rrepta që personat e infektuar të izolohen dhe që sëmundja mos të shpërndahet.

Murtaja transmetohet tek njeriu pikërisht nga mishi i infektuar i kafshëve, ose nga pickimi i disa pleshtave. Varianti pulmonar është dhe ai më i rëndë, dhe pothuajse gjithmonë vdekjeprurës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Mesjetë, një epidemi murtaje rrezikojë seriozisht qytetërimin europian, duke vrarë rreth 50 milionë persona. Në kohët tona, janë regjistruar rreth 50 mijë raste në 20 vitet e fundit, sipas OBSH.

Murtaja: Dy kinezë preken nga një formë edhe më e keqe se ajo që kishte mbytur miliona evropianë

Periskopi.com Lajme

Dy kinezë janë diagnostikuar me murtajë, rastet e fundit të një sëmundjeje që më së shumti janë asociuar me katastrofat historike.

Murtaja shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis dhe mund të rrjedh në tri forma – infeksion mushkrish, e njohur si murtajë pneumonike; infeksion gjaku, e njohur si murtaja septikemike; dhe forma që afekton nyjet limfore, e quajtur murtaja bubonike.

Forma e fundit është ndoshta më e njohura, dhe ishte prapa shumë pandemive të rënda përfshirë edhe Vdekjen e Zezë të kohëve mesjetare, që thuhet se vrau mbi 60 për qind të popullsisë evropiane, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Dy rastet e reja që janë trajtuar në një spital në Pekin janë të formës pneumonike, e që është edhe më serioze e e rëndë se sa murtaja bubonike.

Sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjesve [CDC] në ShBA, murtaja tipikisht shpërndahet te njerëzit që kishin ndërvepruar me kafshë të infektuara ose që ishin kafshuar nga pleshta.

Sidoqoftë, në rastet e murtajës pneumonike, ajo mund të shpërndahet kur personi i infektuar thjesht kollitet.

Në vitin 2017, Madagaskari kishte pasur një shpërthim të murtajës, me 2348 raste dhe 202 vdekje, 1791 prej të cilave kishin qenë të natyrës pneumonike. /Periskopi