Musa Dervishaj i AKR-së i bashkohet PDK-së

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Skenderaj,  Musa Dervishaj, i është bashkuar PDK-së.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. “Mirësevjen, Musa Dervishaj!”, ka shkruar Lushtaku.

Musa Dervishaj, momentalisht është shef i kabinetit të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi.