IKSHP: Kujdes nga pickimi i mushkonjave – virusi Nil ka arritur në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi thotë se Virusi i Nilit perëndimor është shfaqur në Ballkan, por jo në Kosovë.

Megjithatë, ka apeluar për kujdes të shtuar nga pickimi i mushkonjave.

IKSHP-ja thotë se ky virus, mund të shkaktojë edhe vdekje te njerëzit.

• Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit

• Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

• Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave

• Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.

• Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.

• Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.

“VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit. VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen. Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë”, thuhet në njoftim të IKSHP-së.

Përhapja

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera.

Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit. Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare.

Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit të punëtorët shëndetësor kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.

Janë raportuar raste të transmetimit te punëtorët në laboratorë.

Shenjat dhe simptomat

Infektimi me VNP mund të jetë jo-simptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të qoj në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.

Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë. Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP.

Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë.

Diagnoza

VNP mund të diagnostikohet nga një numër i testeve të ndryshme.

• IgG antitrupa (ose rritje e konsiderueshme në titrin e antitrupave) në dy mostra të njëpasnjëshme të mbledhura në interval prej një jave – ELISA

• Tërheqja e IgM antitrupave me ELISA

• Testet e neutralizimit

• Detektimi viral përmes RT-PCR

• Izolimi i virusit kulturave qelizore.

“IgM mund të detektohet edhe në lëngun trunoshpinor dhe mostrat e marra nga pacienti i infektuar apo nga pacienti me shenja klinike. Antitrupat IgM MUND TË QËNDROJNË MË SHUME SE NJË VIT”, thuhet në njoftim.

Vektorët dhe kafshët bartëse

VN virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues Mushkonja –zogj-mushkonja. Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët).

Zogjtë janë rezervuar bartës të VNP. Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë. Anëtaret e familjes së korbave (corvidae) janë veçanërisht të prekshëm, por virusi është gjetur edhe në rreth 250 lloje të ndryshme të zogjve të ngordhur. Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit.

Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, d.m.th se pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal.

Parandalimi

Pasi shpërthimet e epidemive të VNP ndodhin para rasteve në njerëz, ndërtimi i një mbikëqyrje shëndetësore aktive të shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane.

Zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz

Në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Porositë edukative duhet të fokusohen si vijon:

• Zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave.

• Angazhimet për parandalimin e transmisionit duhet së pari të fokusohen në mbrojtjen personale dhe të bashkësisë ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repelentëve, rrobave të lehta me mëngë të gjata, dhe shmangien e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit.

• Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit prej kafshëve në njerëz. Dorëzat dhe mjetet tjera duhet të përdoren gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre, si dhe gjatë therjes.

• Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Kufizimet dhe testet laboratorike gjate dhurimit të organeve dhe gjakut duhet të konsiderohen gjatë shpërthimit të epidemisë në zonat e prekura pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike lokale/regjionale.

Kontrolli i vektorëve

Parandalimi efektiv i infeksioneve në njerëz varet në zhvillimin e një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mushkonjave dhe programeve të kontrollit në zonat ku shfaqet virusi.

Parandalimi i infeksioneve në shërbimet shëndetësore

Punëtorët shëndetësorë që kujdesen për pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me infeksion VNP, ose që punojnë me mostrat prej tyre, duhet të zbatojnë masat standarde parandaluese për kontrollin e infeksioneve. Mostrat e marra prej njerëzve ose kafshëve të dyshuara me infeksion VNP duhet të manipulohen nga stafi i trajnuar dhe në laboratorë të pajisur komplet.

Mushkonjat i pickojnë disa njerëz e disa jo – përse?

Periskopi.com Shëndeti

Mushkonjave u pëlqejnë të njëjtat gjëra si ju, përveç gjakut.

Këto insekte sillen rreth kampeve të zjarrit, ujit, etj..

Por, a e keni vërejtur se zakonisht mushkonjat e pickojnë vetëm një person në turmë? Epo, këto krijesa të vogla vërtet se zgjedhin shumë.

Si e bëjnë zgjedhjen e tyre mushkonjat?

Nga mënyra si merrni frymë

Mushkonjat jua përcjellin frymëmarrjen. Besojeni ose jo, ato joshen nga dyoksidi i karbonit që e lironi. Me fjalë tjera, mushkonjat ju vënë pas kur jeni në ambient të hapur duke u stërvitur.

Personat që mbajnë erë të keqe

Djersa përmban shumë përbërës, ndërkaq mushkonjat kryesisht joshen nga acidi laktik. Aq më shumë që djersiteni, aq më shumë iu pëlqeni mushkonjave.

Konsumuesit e alkoolit

A jeni person që e preferon verën? Birrën? Mushkonjave patjetër se do t’iu pëlqeni sepse një studim i vitit 2002 ka treguar se etanoli në djersë dhe frymë i joshë mushkonjat.

Personat me tip O dhe A të gjakut

Nëse tipi juaj i gjakut është O, atëherë mushkonjat do t’ju ndjekin kudo. Insekteve nuk iu pëlqejnë tipet e grupeve B dhe AB.

Mushkonjat shqetësim për qytetarët e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Numri i madh i mushkonjave është bërë shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës, por edhe vende tjera.

Pavarësisht dezinsektimit nga Komuna, pickimi nga mushkonjat shpeshherë ka detyruar qytetarët të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore. Epidemiologët thonë se numri i madh i mushkonjave është si pasojë e kushteve klimatike.

Pavarësisht dezinsektimit të kryer nga Komuna e Prishtinës, mushkonjat kanë vazhduar të jenë një shqetësim i madh për kryeqytetasit.

Qytetarët thonë se këtë verë pickimet nga mushkonjat kanë qenë shumë të shpeshta, e në disa raste ka qenë e nevojshme të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore.

Numër të madh të këtyre insekteve ka nëpër parqe e sheshe. Këtë vit, spërkatja kundër insekteve pickuese, në kryeqytet dhe disa fshatra përreth, do të kryhet me gjashtë faza.

Pak ditë më parë ka përfunduar faza e 4-të.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se situata do të jetë shumë e lehtë pasi të kryhen të gjitha fazat.

Ndërkohë epidemiologët kanë thënë se shtimi i numrit të mushkonjave këtë vit, është shkak i kushteve klimatike.

Shtohet numri i pacientëve nga pickimi i insekteve

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit në Kosovë është shtuar numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në qendrat mjekësore pas pickimit nga insektet.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në ShSKUK, tha se së fundi është shtuar numri i pacientëve të pickimit nga insektet.

“Pickimi nga insektet shtohet në muajt e verës. Statistikat tregojnë se nga pickimet nuk është treguar ndonjë rast me fatalitet”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij, në ShBA vdesin 50 persona, kurse në Francë mbi 30.  Ai bëri me dije se shumica e insekteve nuk sjellin fatalitet. “Helmimet nga insektet nuk janë vetëm një faktorë”, tha ai.

Lenjani vlerësoi se nuk është mirë që të largohet koka nga insekti. “Ajo duhet të largohet nga profesionistët dhe përmes pincetës”, deklaroi ai.

Sipas tij vendi i thumbuar duhet të pastrohet me ujë të ftohtë, pastaj mundet të pastrohet edhe me amoniak, etj.

Insektet po bëhen shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve.

Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët.

Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës.

Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive, raporton RTK.

Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza.

Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë.

Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.

 

Qytetarët e Prishtinës në hall nga mushkonjat

Periskopi.com Lajme

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve.

Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët.

Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës.

Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive, raporton RTK.

Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza.

Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë.

Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.