U raportua i zhdukur, gjendet në bunar pa shenja jete

Periskopi.com Lajme

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit kanë gjetur sot rreth orës 10:50 një person pa shenja jete në Begaj të Komunës së Vushtrrisë.

Musli Krasniqi ishte zhdukur kohë më parë.

“Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj “- thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë për procedura të mëtejshme.

Familja e Musli Krasniqit kërkon ndihmën tuaj, tash e pesë ditë asgjë nuk dihet për të

Periskopi.com Lajme

Që nga data 28 tetor 2019 është zhdukur Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe deri sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga Policia dhe nga qytetarët që të mësojnë vendodhjen e tij.

Indeksonline ka kontaktuar me një familjar të Krasniqit i cili ka thënë se ende nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Ende asnjë të re nuk kemi, jo jo nuk dim gjë. Policia, ushtria e vullentarët janë duke na ndihmuar”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline.

Indeksonline mëson se Krasniqi është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Vëllau i Musliut, Mehdi Krasniqi pasi që informoi për zhdukjen e veëllaut të tij pa asnjë gjurmë, ai kërkon nga qytetarët që hasin apo takojnë atë të lajmërohen në këtë telefon 044 472 761.