Baton Haxhiu dhe Mustafa Nano njëzëri: Një grua e mbuluar është një grua e nënshtruar

Periskopi.com Lajme

Publicisti shqiptar, Mustafa Nano ka thënë se feja është personale dhe se shamia e gruas është imponim, transmeton Periskopi.

Të njëjtën gjë e ka mbështetur edhe gazetari Baton Haxhiu.

‘’Një grua e mbuluar është një grua e nënshtruar, nuk kam dilema fare’’, ka thënë Haxhiu.

‘’ Besimin ta kenë individual dhe jo të dalin në rrugë e ta bëjnë spektakël. Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në Evropë. Nuk kam parë myslimanë që të falen nëpër sheshe e rrugë. Falje në një shoë, spektakël për të gjithë njerëzit. Kultura laike shqiptare ndotet, dhe jam një çik i frikësuar’’, ka thënë Nano.

‘’Është injoranca  e tyre dhe bota injorante në të cilën jetojnë’’, shton Nano./PERISKOPI/

 

 

Nano: Ilir Meta, presidenti më i keq në 30 vitet e fundit

Periskopi.com Lajme

Mustafa Nano, publicist i njohur në Shqipëri, sonte në Zona B ka thënë  se Ilir Meta është presidenti më i keq në 30 vitet e fundit, transmeton Periskopi.

‘’Ilir Meta është presidenti më i keq që e kemi pasë në këto 30 vjet, ndoshta pas Sali  Berishës’’, ka thënë Nano.

Tutje ai ka folur edhe për Albin Kurtin, për të cilin thotë se po sjellet si babai i kombit shqiptar./PERISKOPI/

Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen

Mustafa Nano Op-Ed

Nga Mustafa Nano

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!”

Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija.

Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre.

Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe.

Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë.

Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë.

Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre.

Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës.

Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa.

Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë.

Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku.

Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale.

Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike.

Nano tregon se a është gay, shikoni çka i bën Ermal Mamaqi

Periskopi.com Showbiz

Ai njihet si një ndër gazetarët dhe analistët më kontrovers të vendit tonë dhe shpesh ngjall provokime me deklaratat që bën.

Vetëm disa javë më parë Mustafa Nano bëri deklaratën e bujshme në shfaqjen e tij  “One man Show” në teatër ku tha: “Jam gay”. Kaq mjaftoi dhe ai u kthye në kryefjalën e mediave online.

Gjatë kësaj kohe, Nano nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me deklaratën e tij, por sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan tha se qëllimisht nuk e kishte përgënjeshtruar deklaratën.

Sipas tij kjo është një lojë që bëjnë shqiptarët e prapambetur që me mendjen e tyre janë në mesjetë. “Njerëzit e dinë të gjithë që unë nuk jam gay”, tha ai ndërkohë që shtoi se i vjen turp që bën këtë saktësim.

Ermal Mamaqi: Nuk e filloj dot intervistën pa të pyetur për diçka shumë thelbësore. Nga kjo shfaqja e fundit kanë dalë llafe dhe thonë që ti ke ndërruar kah seksual…

Mustafa Nano: Ka patur një histeri online nëpër portale dhe kjo histeri ka patur si refren titullin “Muç Nano është gay”. Më kanë thënë shumë njerëz të dal dhe ta përgënjeshtroj, por unë nuk e kam përgënjeshtruar qëllimisht sepse kjo është një lojë që bëjnë shqiptarët e prapambetur që me mendjen e tyre janë në mesjetë. Nëse unë do dilja dhe do të thoja që nuk jam gay, do dukej sikur unë bëja lojën e tyre. Dhe unë mendoj se asnjëri nuk ka përse ta përgënjeshtrojë sepse një gay është si gjithë të tjerët. Njerëzit e dinë të gjithë që unë nuk jam gay.

Ermal Mamaqi: Nga këto llafet që dalin s’po marrim vesh se kemi shumë shokë që po ndryshojnë orientim.

Mustafa Nano: Kam përshtypjen që edhe ata që kanë ngritur këtë histeri kundër Muç Nanos gay edhe ata e dinë që nuk jam gay. Këtë saktësim mua më vjen turp që e bëj.

Ermal Mamaqi: E kuptoj, por më duhej ta thoja. Më vjen keq.

Mustafa Nano: S’ka gjë. Gay-t janë si të gjithë njerëzit e tjerë, pa asnjë lloj ndryshimi. Një heteroseksual nuk ka kredenciale më të forta morale, etike apo sociale se sa një gay.

 

Mustafa Nano: Opozita shqiptare, gjysma e m*tit

Periskopi.com Lajme

Nuk dihet se kush e hodhi i pari idenë e djegjes së mandateve të përfaqësimit të popullit në parlament, por e vërteta është që kjo ide ngjiti te një numër njerëzish të opozitës.

Dhe Basha, pasi hezitoi gjatë, ndoshta i kompleksuar prej akuzave të padrejta që i kanë bërë, doli dhe shpalli vendimin e madh.

Do djegim mandatet”, tha pas protestës. Pikërisht në këtë rrethanë kur u mendua se ajo protestë, për shkak të pjesëmarrjes masive, mund të shërbente si një oksigjen e inxheksion i mirë për shpresat opozitare, si një inkurajim për të vijuar me betejën parlamentare e për t’u përgatitur për zgjedhjet e qershorit, pikërisht në këtë rrethanë pra Lulzim Basha mori vendimin e kundërt, duke i kapur në befasi të gjithë, edhe demokratët.

Mori vendimin për të djegur mandatet. Grupi parlamentar ra dakord pa një, pa dy.

Thellë-thellë të shumtët e anëtarëve të grupit nuk do kenë qenë dakord me këtë aksion, e pse do ishin dakord, një karrike në parlament ka qenë një arritje e madhe për ta, dhe tani u duhet  të heqin dorë prej saj, dhe tani u duhet të jetojnë me frikë se nuk kanë për t’u rizgjedhur kur të vijë hera tjetër.

Sepse kushedi se si do jenë gjërat herën tjetër. Mirëpo, askush nuk guxoi t’i kundërvihej Bashës, megjithatë. Madje, edhe aleatët iu bashkangjitën këtij vendimi

Madje, edhe LSI-ja, për të cilën unë do vija bast çdo gjë se nuk do t’i digjte kurrë mandatet.

Çfarë do arrihet me këtë akt? Unë nuk besoj se Basha e ka të qartë këtë gjë. As ata që e kanë hedhur si tezë nuk e kanë të qartë. Askush nuk e ka të qartë

Kuptohet, synimi është që, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, t’ia bëjnë jetën të vështirë Edi Ramës, të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, t’i bëjnë të vetëdijshëm ndërkombëtarët, se gjërat në Shqipëri kanë shkuar në zgrip, kanë dashur t’u përcjellin këtyre të fundit mesazhin se “hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”, mirëpo ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm.

Mund të arrihet e kundërta e kësaj që synohet. Mund të arrihet dobësimi i opozitës në mënyrë fatale. Dhe sa për ndërkombëtarët, unë jam i sigurtë që këta nuk kanë për ta mirëkuptuar këtë gjest. Shenjat janë dhënë.

Dhe nuk është hera e parë që kjo ndodh në marrëdhëniet mes tyre dhe opozitës shqiptare të Lulzim Bashës, gjë që ka shkaktuar nervozizëm në radhët e opozitarëve, të cilët nuk po dinë si të shfryhen kundër tyre.

Po bëjnë thirrje për t’i injoruar, për t’mos ua vënë veshin, po i quajnë syleshë, të korruptuar, të blerë, apo ku di unë. Mirëpo, është e kotë kjo betejë me ta. Është edhe e gabuar.

Nuk na e kanë fajin ata. Asnjë faj nuk na kanë. Sa për reagimin e tyre anti opozitar, ai është shumë i shpjegueshëm

Qeverisja e Edi Ramës, me standardin e tyre, mund të jetë një gjë krejt e pagëlltitshme, por në vlerësimin e punëve në Shqipëri ata përdorin një standard shqiptar.

Dhe kështu fillojnë e thonë: Rama një problem? E cili kryeministër nuk ka qenë një problem në Shqipëri?”

Sepse, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk ka asnjë gjë, për të cilën demokratët të ankohen, që të mos e kenë bërë vetë më herët. E që të mos e kënë bërë më keq, duke përjashtuar korrupsionin, ku socialistëve nuk ua hedh njeri

Ndërkombëtarët, kur shohin Berishën që del rrugëve për të luftuar për votën e lirë, ata me siguri gajasen. Dhe gajasen me të drejtë. Se për t’u gajasur është.

Shkurt, ata nuk e mbështesin opozitën në aksionin e vet radikal për një arsye shumë të thjeshtë: për ta klasa politike shqiptare në tërësi është, ndjesë për shprehjen, është një mut i madh, dhe opozita nuk është gjë tjetër veçse gjysma tjetër e mutit, madje për shumë prej tyre opozita është gjysma më e keqe.

Demokratët duhet ta dinë këtë gjë. Nuk u falet të mos e dinë. Dhe ata duhet t’i bëjnë llogaritë me këtë fakt. Mbështetjen ndërkombëtare nuk kanë për ta patur.<

Monologu i Nanos në emisionin Provokacija

Mustafa Nano: Myslimanët duhet ta luftojnë ferexhenë

Periskopi.com Lajme

Në monologun e kësaj të premte në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano u ndal te ferexheja, një veshje që mbulon edhe fytyrën e grave. Për moderatorin kjo veshje duhet ndaluar në publik për një arsye. Sipas Nanos është e drejta e gjithkujt që në një mjedis publik të shohë në sy tjetrin.

“Mua më ka qëlluar të shoh ndonjëherë në rrugët e Tiranës gra të veshura me burka, dmth të mbuluara kokë e këmbë. Për ata që nuk e dinë, burka është ajo veshja që mbulon edhe fytyrën e grave. Por më duhet të them se në Tiranë, dhe në Shqipëri, burka nuk është shumë e përdorshme. Falë Zotit. Është më pak e përdorshme sesa në disa vende të Evropës. Dhe prandaj, në Perëndim kanë filluar ta ndalojnë përdorimin e saj. Të fundit që nxorën një ligj që ndalon përdorimin e burkës janë danezët. Dhe pati mes danezëve që dolën të protestonin kundër këtij ligji. Pati edhe danezë vendas, dua të them. Të majtë, feministë, etj që thoshin: Ky ligj është kundër të drejtave të njeriut. Me fjalë më konkrete, kundër të drejtave të grave për t’u veshur ashtu si ato duan”, thotë ai.

Sipas tij, evropianët që janë kundër ndalimit të ferexhesë, janë naivë.

“Mua, këta evropianë që janë kundër ndalimit të burkës, në rastin më të mirë më duken naivë, për të mos thënë leshko. Sepse i tillë duhet të jesh nëse beson se ka gra që zgjedhin vetë të mbulohen. Nuk ka gra që zgjedhin vetë të mbulohen me burkë. Ka gra që zgjedhin vetë të besojnë në Zot, ashtu siç ka edhe burra, por nuk ka gra që të zgjedhin vetë të mbulohen të tëra, duke lënë të hapur vetëm këtë pjesën para syve. Dhe nëse del ndonjë grua dhe më thotë mua se “po, unë e kam vendosur vetë të mbulohem me burkë”, përgjigja ime do ishte: Jo, je ti që i ke mbushur mendjen vetes se vendimi është i yti, por në të vërtetë vendimi është i trushpëlarësit tënd. Është si me një kamikaze, apo jo? Edhe një kamikaze kështu mendon, mendon se është ai vetë që vendos të hedhë në erë veten. Por ka ndonjë njeri që e beson këtë?”, shton ai.

Sipas tij, ferexheja do duhej ndaluar.

“Por edhe sikur të binim dakord se ka gra që vendosin vetë të mbulojnë fytyrën, ne prapëseprapë do duhej t’ua ndalonim këtyre grave të vishnin burka. Dhe jo në emër të mbrojtjes së laicitetit, siç kanë bërë francezët, dhe as në emër të mbrojtjes së dinjitetit të grave që mbulohen. Këto gra bën vaki që dinjitetin e tyre e masin me masën, në të cilën mbulohen, dhe në këtë kuptim është punë e tyre të mbulohen. Le të rrinë gjithë jetën të mbuluara, dhe kudo, edhe në shtrat nëse duan. Por jo në një mjedis publik, ku cenohet e drejta e njerëzve për të parë në fytyrë këdo që është pranë tyre. Mua më duket se e drejta për të parë në fytyrë këdo, në një mjedis publik, duhet të futet te të drejtat themelore të njeriut. Nuk është quajtur një e drejtë themelore deri më sot, por sipas meje do duhet të quhet. Dhe do duhej të formulohej në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, në stilin e formulimeve të bëra në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut: “Çdo njeri ka të drejtë t’i shohë fytyrën tjetrit në një mjedis publik”. Madje, sikur të varej nga unë, për ta bërë formulimin më të bujshëm, fjalën fytyrë do ta zëvendësoja me fjalën surrat: Çdo njeri ka të drejtë t’i shohë surratin tjetrit në një mjedis publik”.

Sipas Nanos, hapësira publike është menduar si hapësirë ku njerëzit shohin njëri-tjetrin. Për të, ferexheja është në listën e gjërave që ushqejnë islamofobinë.

“Qytetërimi perëndimor mund të përkufizohet në shumë mënyra, por një mënyrë do të ishte ta quanim qytetërimin e ekspozimit të fytyrave, e komunikimit sy më sy. Hapësira publike gjithashtu është menduar gjithnjë si një hapësirë, ku secili sheh secilin. Ndryshe, nuk do të quhej hapësirë publike. Një hapësirë ku lëvizin hije e maska nuk do mund të quhej publike. Dhe prandaj kjo është një arsye tjetër pse burka duhet ndaluar. Nëpër rrugë nuk duhen lejuar njerëz që ngjajnë si grabitës bankash apo që ngjajnë si kuti postare. Kështu i quajti Boris Johnsoni në një shkrim të tijin gratë që dalin të mbuluara me burka e me nikab. Dhe me të drejtë, sipas meje. Por një pjesë njerëzish në Britaninë e Madhe, mes tyre edhe kryeministrja May, e rrethuan me presion, dhe i kërkuan që t’i tërheqë këto cilësime, pasi janë fyese dhe nxisin islamofobi. Në fakt, është e kundërta. Në listën e gjërave që ushqejnë islamofobinë burka është në krye. Një grua me burka në rrugë nuk ka se si të të bëjë të mendosh mirë për Islamin. Prandaj, të parët duhet të jenë vetë myslimanët që duhet ta luftojnë burkën”, tha ai tutje.

Mustafa Nano flet i emocionuar për fondet e Greqisë

Periskopi.com Lajme

Në monologun e sotëm, Mustafa Nano foli rreth listës së shumë përfolur që u shpërnda, ku tregohej një listë emrash të disa personaliteteve shqiptare që kishin përfituar para nga një fond sekret grek. Në këtë listë ishte dhe emri i Nanos.

Mustafa Nano: “Ka qarkulluar një listë shqiptarësh të njohur që me demek kanë marrë para nga shteti grek. Në atë listë është dhe emri im dhe portalet në gjuhën tonë kanë harbuar në këtë rast si rrallë herë. Gazeta online dhe kolegë të mi më kanë skandalizuar me lojërat që kanë bërë. Gazeta Dita njoftonte me një titull që nuk të linte indiferent “Shpëtim Idrizi, Muç Nano dhe Ervin Salianji vini re emrat që janë bërë bashkë kanë marrë miliona euro nga Greqia. Gazeta Tema si dashamirëse ndaj meje.. është vërtetë dashamirëse, nga dashamirësia për mua më ishte ngulur një thikë pas shpine. Kishte publikuar listën, por emrin tim e kishte hequr për të më mbrojtur. Nuk kishte mënyrë më të ligë për të më goditur. Ndërsa Gazeta Express në Kosovë e kishte veçuar që në titull emrin tim teksa raportonte për lajmin që flitej për emrat e personazheve publikë që na qenkan paguar nga grekët kjo gazetë kishte zgjedhur këtë titull: “Përveç Mustafa Nanos edhe gazetarë e analistë të tjerë që janë paguar nga Greqia”. Vini re. Përveç Mustafa Nanos që dihet që është i paguar. Ça gallate. Faleminderit shumë Berat Buzhala do ta mbaj vëth në vesh këtë insinuatë veç rri i sigurtë dhe i qetë pasi nuk di ta bëj këtë që bën ti. Kështu që mos mendo se mund të ta kthej ndonjëherë me të njëjtën monedhë”.

 

 

Ai tregoi edhe lajmin që i kishte bërë më shumë përshtypje dhe që ishte shpërndarë njësoj në disa media të financuara nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Mustafa Nano: “Por më e bukura ishte më disa portale të financuar nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë që kishin nxjerrë një lajm më vetë veç lajmit të madh dhe lajmi ishte i njëjti në të gjitha portalet. I njëjti me pikë dhe me presje. Në të thuhej: “Mustafa Nano i njohur për deklaratat e tij antishqiptare që ka shpikur teorinë e tij se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi është në listën e njerëzve të medias që raportet thonë se është paguar nga Greqia. Ndërkohë është bërë lista me gazetarë shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë, të cilat i kanë shërbyer interesave të dirigjuar nga ministri Kotzias. Në to thuhet se Mustafa Nano ka marrë euro nga Greqia për të shkruar se shqiptarët nga Kosova kanë origjinë serbe”.

Pikërisht në lajmin e mediave, Nano veçoi disa momente.

Mustafa Nano: “Momenti i parë. Mustafa Nano i njohur për deklaratat antishqiptare. Duhet të jenë shumë për aq kohë sa deklaratat janë në shumës. Por nuk i thonë të gjitha deklaratat, thonë vetëm një deklaratë timen antishqiptaredhe kjo deklaratë është Mustafa Nano ka shpifur teorinë e tij se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi. E kam thënë unë këtë? Jo unë nuk e kam thënë këtë. Unë kam thënë diçka tjetër që serbët e shqiptarët kanë dhënë dhe marrë gjatë shekujve me njëri-tjetrin,. Janë kacafytur me njëri tjetrin, por kanë bërë edhe luftëra të përbashkëta. Një prej tyre është dhe beteja e vitit 1309 në Fushë-Kosovë apo jo”?

Ai renditi një sërë arsyesh, në të cilat shqiptarët dhe serbët janë ndërthurur me njëri tjetrin, deri te martesa dhe për këtë arsye sipas Nanos edhe mes serbëve ka pak gjak shqiptarësh dhe mes shqiptarësh kanë pak gjak serbi. Kjo është teoria e Mustafa Nanos.

Mustafa Nano: “E kuptoni? Grekët nuk më kanë paguar që t’u shërbej atyre, por që të them se shqiptarët kanë gjak serbi. Më paska dhënë 30 mijë euro për të thënë një gjë që nuk ka lidhje fare me grekët. Më në fund është momenti ku thuhet se grekët kanë paguar listën e shqiptarëve të paguar, por këtë lajm të rremë nuk po ua marr për të madhe këtyre portaleve pasi këtë gjë e kanë thënë të gjitha gazetat online dhe kanë publikuar emrin e gazetës që sipas tyre kanë bërë publikimin. Gazeta greke quhet Elefteri Ora. Çfarë pacipësie! Në gazetë nuk ka pasur asnjë lajm të tillë dhe mua më vjen për të vjellë për të gjithë atyre gazetave dhe gazetarëve që kanë publikuar këtë rrenë pa bërë asnjë lloj verifikimi thjesht ngaqë janë eksituar nga disa emra aty brenda. Turp t’ju vijë. Një mijë herë turp”.

Analisti që tha se ‘kosovarët kanë gjak serbi’, u pagua nga Greqia 30 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Analisti i njohur, Mustafa Nano, i njohur për deklaratat e tij kontraverse, e fundit ajo se ‘kosovarët kanë gjak serbi’, është në listën e njerëzve të medias, që raportet thonë se është paguar nga Greqia.

Në mediat shqiptare, ka filluar të qarkullojë kjo listë, në momentin kur u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”.

Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal.

Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkatuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias.

Në këtë listë, emri i Nanos figuron kështu:

Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Ja intervista e plotë e Nanos, në kohën kur ishte kritikuar për deklaratën e tij për shqiptarët e Kosovës.

Analisti i njohur, Mustafa Nano, tregon të vërtetën e pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd.

Sipas Nanos “Kosova është ‘gjylja e madhe’ në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”.

Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serbo-shqiptare. Çfarë ishte kjo konferencë?

Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSH-ja, me titullin “Shqiptarë e serbë – si të ecet më tutje?”, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m’u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca.

Në një intervistë për “Panorama”, Nano tregon se kritikët e tij e kanë kuptuar drejt këtë herë, por mendojnë ndryshe nga ai.

Por këtu kanë shkaktuar debat nja dy qëndrime tuajat. Mendoni që jeni keqkuptuar?

Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.

Çfarë thatë ju atje?

Thashë shumë pak gjëra. Së pari, thashë se nuk kisha pritur që në këtë konferencë të flitej aq shumë për Kosovën. Intelektualët serbë, por edhe ministri i tyre, siç ju thashë, i hapnin dhe i mbyllnin fjalët e tyre me Kosovën. Nuk është se flisnin me gjuhën e Milosheviçit. Madje, as me gjuhën e Daçiçit nuk flisnin. Por dukej se serbët nuk janë ende të përgatitur t’i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit (nuk kishte të ftuar nga Kosova). Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitemi në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.

Por mund të ndodhë kjo? Mund të përjashtohet Kosova, kur flitet mbi marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve?

Po, mund të ndodhë. Madje, duhet të ndodhë. Për dy arsye. Së pari, sepse çështja e Kosovës ka marrë rrugë e nuk mund të kthehet prapa; nuk ka fuqi askush që ta kthejë prapa; çfarëdo që të ndodhë, nuk ka më kthim prapa; edhe sikur kosovarët të rrëmbejnë armët e të fillojnë të luftojnë me njëritjetrin, kthim prapa nuk ka; dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë; unë çuditem pse kjo nuk është e qartë. Dhe së dyti, sepse ka gjëra të tjera për të biseduar, që mund të jenë shkëmbimet në ekonomi, në kulturë etj., apo edhe – kjo është një temë që unë e kam për zemër – shkëmbimet e takimet midis intelektualëve, akademikëve, gazetarëve, në mënyrë që këta të fundit të ballafaqojnë e të përafrojnë ide, mendime, vizione mbi historinë, mbi njëri-tjetrin, mbi gjëra që ne ndajmë.

Kjo ka shkaktuar debat, mes të tjerash. Se ju keni thënë, sipas kritikëve tuaj, që shqiptarë e serbë kanë shumë gjëra të përbashkëta?

Saktësisht, teza ime është se “problemi ynë është Kosova; kur flasim për marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve, Kosova është “gjylja e madhe” në këmbët e këtyre marrëdhënieve; dhe sikur kjo çështje të mos ekzistonte apo sikur të gjente një zgjidhje imediate, që do t’i bënte të gjithë ta flinin mendjen, ne nuk do kishim përse të grindeshim, pasi nuk na ndajnë gjëra të tjera të mëdha. Diferencat e tjera janë si diferencat mes kombeve të tjera, si ato mes Francës e Gjermanisë, si ato mes Spanjës e Portugalisë etj., etj., madje, serbë e shqiptarë janë më të ngjashëm sesa janë të tjerë me njëritjetrin; dhe kjo sepse kemi qenë fqinjë që për shekuj me radhë, kemi jetuar nën sundimtarë të njëjtë dhe në këtë kontekst, më shumë kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin sesa kemi luftuar; dhe se kush mohon faktin që ne kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin, është një i paditur”.

Ku e keni fjalën, kur thoni se “kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin”?

Ku ta kem më parë? Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët. Edith Durhami, të cilën ne shqiptarët e kemi shumë xhan, por edhe Hahni e të tjerë, e kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri. Përveç kësaj, ne i mëshojmë shumë armiqësisë sonë, por kjo armiqësi – dhe kjo është një tezë tjetër e imja, të cilën e kam shtjelluar me imtësi në librin “Sandëich” – është e vonë, dhe është jo më e gjatë se 150-vjeçare. Pastaj, edhe kulturalisht ne kemi dhënë e kemi marrë. Shikoni traditat tona orale, të cilat ne i shfrytëzojmë për të krijuar një klimë emulative, i shfrytëzojmë për të thënë se “jemi ne djepi i traditave orale në Ballkan”, në një kohë që e vërteta është se nuk ka një traditë orale ekskluzivisht serbe, boshnjake, malazeze, shqiptare, etj., por ka një traditë orale ballkanike, se tradita orale ballkanike është një “joint venture” dhe se çdo traditë orale kombëtare është pjella, jo djepi i kësaj tradite orale ballkanike. E prandaj, unë mendoj se është e pakuptueshme, madje edhe qesharake, grindja që bëjnë akademikët e historianët për ta vjedhur këtë traditë ballkanike e për ta bërë të tyren. Siç shihet, edhe gjëra që na bashkojnë, ne i shndërrojmë menjëherë në gjëra që na ndajnë dhe kjo është absurde. Doni më? Ka edhe fjalë që ne i kemi huazuar nga njëri tjetri. Ka fjalë të shqipes, fjala vjen, që janë me origjinë serbe, siç janë kovaç, shëtit, vadit, kosit. Madje, me shumë gjasë edhe fjala “vatër”, të cilën shqiptarët e Amerikës e kanë përdorur për të pagëzuar organizatën famëmadhe “Vatra”, është me origjinë serbe. Për të mos folur për fjalët që ne i kemi të përbashkëta prej pushtimit osman, si zanat, inat, hajde etj.. Dhe mua më vjen çudi se si mund të tërbohet njeriu prej titullit “Provokacija”, që unë kam zgjedhur për programin tim.

Pse, ka që janë tërbuar?

Pse, nuk e dini ju? Ka që kanë refuzuar të vijnë në programin tim thjesht prej emrit “Provokacija”. Meqë ra fjala, Idro Seferi që moderonte një nga sesionet e konferencës, e nisi diskutimin me mua bash me këtë pyetje: Pse ky emër për programin tuaj televiziv? Duket që ka bërë përshtypje. Mirëpo nuk duhet të bëjë.

Dhe cila ishte përgjigja juaj?

Përgjigjja ime ishte në frymën e tezave që unë mbroj: Kam dashur t’u përcjell shqiptarëve mesazhin se me serbët nuk është vetëm armiqësia që na mban të lidhur dhe se gjërat serbe nuk janë apriori të huaja e armiqësore për ne. E di, kjo tingëllon surreale, ose më e pakta provokative, por nuk është as surreale, as provokative. Na duket e tillë ngaqë jemi mëkuar qysh në djep me idenë se serbët janë armiqtë tanë të përjetshëm, se ata nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse armiqtë tanë dhe se ne shqiptarët nuk mund të përkufizohemi ndryshe, veçse nëpërmjet armiqësisë e urrejtjes ndaj serbëve. Kjo ka qenë e vërtetë në periudha të caktuara në harkun e 150 viteve të fundit, por jo më parë. E nuk ka pse të projektohet edhe në të ardhshmen. Sidomos nëse mendojmë që Kosova do të jetë gjithnjë e më pak një problem.

Ka bërë përshtypje edhe që ju u bëtë thirrje shqiptarëve të Preshevës që të mos jetojnë me ëndrrën e bashkimit. Unë kam qenë në Preshevë. Dhe pashë që shqiptarët atje e mbanin veten peng të një pritmërie, të një perspektive të bashkimit me Shqipërinë a me Kosovën. Ishin duke pritur Godot-në. Dhe kjo i çmobilizonte, i mbante në një gjendje të ngrirë, në një gjendje midis, sandëich, ua bënte pa kuptim çdo përpjekje integrimi në Republikën serbe. Mua m’u dhimbën ata shqiptarë. Mirëpo, kjo është një gjë e zakonshme në Ballkan. Në të njëjtën gjendje të ngrirë, madje edhe më keq, janë serbët e Mitrovicës, të cilët mendjen e kanë në Beograd, jo në Prishtinë. Po kështu edhe serbët e Bosnjës. Po kështu edhe shqiptarët e Maqedonisë. Madje, edhe grekët e Shqipërisë e kanë mendjen në Athinë. Dhe unë i përmenda të gjitha këto. Nuk është se përmenda vetëm shqiptarët e Preshevës. Dhe unë mendoj gjithë ditën e ditës se kjo është një situatë e çmendur, prej së cilës nuk shqetësohet askush në Ballkan. Përkundrazi, të gjithë duan që ta përjetësojnë këtë ngrirje. Të gjithë këtyre anëve përpiqen të inkurajojnë/përjetësojnë konflikte. Në ballë të këtyre përpjekjeve janë elitat tona, ato politike e kulturore, anëtarët e të cilave bëjnë garë me sho-shoqin se kush t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit të konfliktit. Dhe teksa bëjnë këtë këtë, këta e quajnë veten patriotë. Ndërsa mua, që po bëj bash të kundërtën, këta idiotë më quajnë antishqiptar, shërbëtor të interesave serbe. Dhe keni vënë re më të bukurën, d.m.th., që elitat tona sulmojnë elitat serbe dhe anasjelltas? Është një luftë që bëhet mes të ngjashmish. Janë elita mendjembyllura, të cilave nuk u intereson paqja dhe e vërteta. Për mua, ne duhet ta fillojmë çdo gjë duke u shkëputur prej ndikimit të elitave tona.

 

Thaçi mund të jetë idiot, por s’është tradhtar

Mustafa Nano Letra

Ka shumë shqiptarë që Hashim Thaçin e kanë shpallur tradhtar. “Tradhtar” i thonë në Kosovë, “tradhtar” i thonë në Shqipëri, “tradhtar” majtas, “tradhtar” djathtas, “tradhtar” kudo. Dhe nuk i del askush në mbrojtje. Nuk them t’i dalin në mbrojtje planit të tij, se atë plan nuk e njohim. Nuk e dimë se ç’plan ka. Thjesht dimë që ka përpjekje për të arritur te një plan, te një plan për mbylljen njëherë e mirë të problemeve mes serbëve e shqiptarëve dhe dimë që në thelb po kërkohet të arrihet te një plan, që nënkupton një sakrificë edhe nga pala shqiptare.

Përsëris: Nuk po them se duhet ta pranojmë symbyllazi planin e Thaçit, apo planin që i kanë parashtruar Thaçit. Jo, absolutisht jo. Në këtë histori, jo çdo plan mund të pranohet. Nuk mund të bihet dakord me çdo sakrificë. Por në të njëjtën kohë, përpjekjet për ta gjetur një zgjidhje duhet të përshëndeten. Dhe mjaft më me akuzat për tradhti. Nuk ka asnjë tradhtar në këtë mes.

Ka vetëm njerëz që në kokë kanë zgjidhje të ndryshme, ka njerëz që janë të gatshëm të bëjnë sakrifica të ndryshme për të arritur te paqja, ashtu siç ka njerëz që nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë sakrificë, s’ka gjë se me këtë ndjellin e përgatisin luftën. Këta të fundit merren rëndom për më patriotët, por nuk janë. Nuk them se janë tradhtarë, pasi këtë etiketë sapo e përjashtova. Thjesht thashë se nuk janë më patriotët. Bën vaki që më patriotët të jenë të tjerët, ata që ngjajnë si renegatë. Thaçi? Jo, nuk është e thënë.

Nuk them se Thaçi është më patrioti. Sepse këtë gjë nuk e di. Thaçin nuk e njoh mirë. Dhe përsa i takon rastit konkret, nuk e di se çfarë ka në kokë. Por ideja për të gjetur një zgjidhje që na vendos në paqe me serbët njëherë e mirë, është këto kohë një ide e Thaçit dhe është një ide interesante. Është e vetmja ide interesante që ekziston në tavolinë. Idetë e tjera janë ide të konfrontimit, të urrejtjes, të armiqësisë. Idetë e tjera janë të atyre që shohin tradhtarë te kushdo që s’është me idetë e tyre.

Unë nuk kam qenë ndonjëherë ndonjë fan i Hashim Thaçit. Mund të thuhet që kam qenë një fan i Albin Kurtit. Por sot, midis Hashim Thaçit që ka hedhur me guxim një ide që duket e çmendur dhe Albin Kurtit që, bash për këtë arsye, e quan Hashimin një shërbëtor të Vuçiçit, unë jam me Hashimin. Në këtë pikë, Hashimi më duket më i ri, më novator, më i guximshëm në politikë. Ndërsa Albini dhe gjithë të tjerët, të cilët vijojnë të jenë të fiksuar pas idesë se shqiptarët janë përjetësisht të mirët e serbët janë përjetësisht të liqtë, më duken demode.

Edhe Vuçiçi, meqenëse e përmenda, ka të njëjtin problem që ka edhe Thaçi. E sulmojnë edhe atë si tradhtar. E sulmojnë të vetët në Serbi. Ky është një problem që e kanë veç në Ballkan. Dhe e kanë vetëm ata që mbrojnë ide të guximshme. Të tjerët nuk kanë probleme. Nuk kanë probleme ata që janë të aftë të denoncojnë tradhtarë pa pushim, nuk kanë probleme ata shqiptarë që bërtasin “Poshtë Serbia, poshtë Greqia!”, nuk kanë probleme ata serbë, grekë e maqedonas që bërtasin “Poshtë shqiptarët!”. Njerëz të tillë jo vetëm nuk kanë probleme, por janë të nderuar. Marrin medalje. Fitojnë vota. Bëjnë karrierë. Vënë pasuri. Atyre u ngrihen vjersha, përmendore. Mirëpo, është koha që ta themi se njerëz të tillë që kanë vetëm një plan e vetëm një axhendë, atë të përjetësimit të konfliktit me fqinjët, duhen izoluar. Nëse Ballkani ka një problem, problemi janë pikërisht këta. Dhe Ballkani do të shpëtojë, veç kur këta të jenë një minorancë e papërfillshme në secilin prej vendeve tona. Përsëris edhe njëherë idenë e fillimit: Hashim Thaçi nuk është tradhtar. Nuk e besoj kurrë këtë gjë.

Nuk ka asnjë gjasë që të jetë kështu. Hashim Thaçi mund të jetë idiot, por jo tradhtar. Por edhe në qoftë idiot, ai është më pak idiot sesa ata që Hashimin e quajnë tradhtar. Në çdo rast, rroftë Hashim Thaçi!

Abazi i reagon Nanos: Është trishtuese se si vajzat shqiptare shiten si mall në Serbi në shekullin 21

Periskopi.com Lajme

Ish-drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers Found dhe publicisti Haki Abazi i është kundërpërgjigjur Mustafa Nanos pas deklaratave të tij ofenduese ndaj shqiptarëve të Kosovës, për një pjesë të së cilëve ai ka thënë se kanë gjak serbi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi ka thënë se Nano është një produkt i përzierjes pa progres në Shqipëri.

“Ai si duket është një kontinuitet quazi intelektual me shkallë të lartë të inferioritetit dhe krize identitare që në mënyrë tipike për tu bërë faktor e për t’i hyrë në hatër dikuj merr guximin për t’ju treguar Shqiptarëve të Kosoves se kush janë Serbët dhe Serbia”, ka thënë Abazi.

Abazi, ia ka përmendur Nanos edhe femrat shqiptare që shiten si mall në Serbi. Ka thënë se ekziston një fenomen i martesave të grave nga zonat e thella të Shqipërisë, me burra serbë që jetojnë në vise që kultivojnë shovenizmin në Serbi.

“Ka të drejtë vetëm për një gjë që martesat edhe sot ekzistojnë por ato janë vetëm ndermjet vajzave të shtypura e pa perspektivë të zonave të ngujuara thellë të Shqiperise së Nanos dhe zonave që kultivojnë shovenizmin në Serbi. Përderisa është për trishtim që këto vajza shiten si mall në shekullin 21 në Shqipërinë e avancuar të Nanos në anën tjetër çuditerisht qe ne secilen lufte mobilizimi i paramilitareve dhe ushtareve vije kryesisht nga keto zona te prapambetura te Serbise”, ka shkruar Abazi.

“Kjo është Provokacija, e Nano, do të duhej të provokohet Nano për të ndaluar shitjen e vajzave, duhet të jete pjese e procesit te dekontaminimit kulturore, ai nese ka kapacitet duhet te dali kunder qe të mos jete norme e pranueshme qe të hidhen vajzat shqiptare të vdekura nga makinat neper rruge të Evropes dhe eventualisht të dale të pastroje berllogun para shtepise se tij se pari”

Mustafa Nano: Them pa frikë se në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë ka shumë prej Serbie

Periskopi.com Lajme

Analisti i njohur, Mustafa Nano, tregon të vërtetën e pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd.

Sipas Nanos “Kosova është ‘gjylja e madhe’ në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serbo-shqiptare. Çfarë ishte kjo konferencë?

Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSH-ja, me titullin “Shqiptarë e serbë – si të ecet më tutje?”, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m’u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca.

Në një intervistë për “Panorama”, Nano tregon se kritikët e tij e kanë kuptuar drejt këtë herë, por mendojnë ndryshe nga ai.

Por këtu kanë shkaktuar debat nja dy qëndrimet tuaja. Mendoni që jeni keqkuptuar?

Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.

Çfarë thatë ju atje?

Thashë shumë pak gjëra. Së pari, thashë se nuk kisha pritur që në këtë konferencë të flitej aq shumë për Kosovën. Intelektualët serbë, por edhe ministri i tyre, siç ju thashë, i hapnin dhe i mbyllnin fjalët e tyre me Kosovën. Nuk është se flisnin me gjuhën e Milosheviçit. Madje, as me gjuhën e Daçiçit nuk flisnin. Por dukej se serbët nuk janë ende të përgatitur t’i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit (nuk kishte të ftuar nga Kosova). Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitemi në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.

Por mund të ndodhë kjo? Mund të përjashtohet Kosova, kur flitet mbi marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve?

Po, mund të ndodhë. Madje, duhet të ndodhë. Për dy arsye. Së pari, sepse çështja e Kosovës ka marrë rrugë e nuk mund të kthehet prapa; nuk ka fuqi askush që ta kthejë prapa; çfarëdo që të ndodhë, nuk ka më kthim prapa; edhe sikur kosovarët të rrëmbejnë armët e të fillojnë të luftojnë me njëritjetrin, kthim prapa nuk ka; dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë; unë çuditem pse kjo nuk është e qartë. Dhe së dyti, sepse ka gjëra të tjera për të biseduar, që mund të jenë shkëmbimet në ekonomi, në kulturë etj., apo edhe – kjo është një temë që unë e kam për zemër – shkëmbimet e takimet midis intelektualëve, akademikëve, gazetarëve, në mënyrë që këta të fundit të ballafaqojnë e të përafrojnë ide, mendime, vizione mbi historinë, mbi njëri-tjetrin, mbi gjëra që ne ndajmë.

Kjo ka shkaktuar debat, mes të tjerash. Se ju keni thënë, sipas kritikëve tuaj, që shqiptarë e serbë kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Saktësisht, teza ime është se “problemi ynë është Kosova; kur flasim për marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve, Kosova është “gjylja e madhe” në këmbët e këtyre marrëdhënieve; dhe sikur kjo çështje të mos ekzistonte apo sikur të gjente një zgjidhje imediate, që do t’i bënte të gjithë ta flinin mendjen, ne nuk do kishim përse të grindeshim, pasi nuk na ndajnë gjëra të tjera të mëdha. Diferencat e tjera janë si diferencat mes kombeve të tjera, si ato mes Francës e Gjermanisë, si ato mes Spanjës e Portugalisë etj., etj., madje, serbë e shqiptarë janë më të ngjashëm sesa janë të tjerë me njëritjetrin; dhe kjo sepse kemi qenë fqinjë që për shekuj me radhë, kemi jetuar nën sundimtarë të njëjtë dhe në këtë kontekst, më shumë kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin sesa kemi luftuar; dhe se kush mohon faktin që ne kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin, është një i paditur”.

Ku e keni fjalën, kur thoni se “kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin”?

Ku ta kem më parë? Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët. Edith Durhami, të cilën ne shqiptarët e kemi shumë xhan, por edhe Hahni e të tjerë, e kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri. Përveç kësaj, ne i mëshojmë shumë armiqësisë sonë, por kjo armiqësi – dhe kjo është një tezë tjetër e imja, të cilën e kam shtjelluar me imtësi në librin “Sandwich” – është e vonë, dhe është jo më e gjatë se 150-vjeçare. Pastaj, edhe kulturalisht ne kemi dhënë e kemi marrë. Shikoni traditat tona orale, të cilat ne i shfrytëzojmë për të krijuar një klimë emulative, i shfrytëzojmë për të thënë se “jemi ne djepi i traditave orale në Ballkan”, në një kohë që e vërteta është se nuk ka një traditë orale ekskluzivisht serbe, boshnjake, malazeze, shqiptare, etj., por ka një traditë orale ballkanike, se tradita orale ballkanike është një “joint venture” dhe se çdo traditë orale kombëtare është pjella, jo djepi i kësaj tradite orale ballkanike. E prandaj, unë mendoj se është e pakuptueshme, madje edhe qesharake, grindja që bëjnë akademikët e historianët për ta vjedhur këtë traditë ballkanike e për ta bërë të tyren. Siç shihet, edhe gjëra që na bashkojnë, ne i shndërrojmë menjëherë në gjëra që na ndajnë dhe kjo është absurde. Doni më? Ka edhe fjalë që ne i kemi huazuar nga njëri tjetri. Ka fjalë të shqipes, fjala vjen, që janë me origjinë serbe, siç janë kovaç, shëtit, vadit, kosit. Madje, me shumë gjasë edhe fjala “vatër”, të cilën shqiptarët e Amerikës e kanë përdorur për të pagëzuar organizatën famëmadhe “Vatra”, është me origjinë serbe. Për të mos folur për fjalët që ne i kemi të përbashkëta prej pushtimit osman, si zanat, inat, hajde etj.. Dhe mua më vjen çudi se si mund të tërbohet njeriu prej titullit “Provokacija”, që unë kam zgjedhur për programin tim.

Pse, ka që janë tërbuar?

Pse, nuk e dini ju? Ka që kanë refuzuar të vijnë në programin tim thjesht prej emrit “Provokacija”. Meqë ra fjala, Idro Seferi që moderonte një nga sesionet e konferencës, e nisi diskutimin me mua bash me këtë pyetje: Pse ky emër për programin tuaj televiziv? Duket që ka bërë përshtypje. Mirëpo nuk duhet të bëjë.

Dhe cila ishte përgjigja juaj?

Përgjigjja ime ishte në frymën e tezave që unë mbroj: Kam dashur t’u përcjell shqiptarëve mesazhin se me serbët nuk është vetëm armiqësia që na mban të lidhur dhe se gjërat serbe nuk janë apriori të huaja e armiqësore për ne. E di, kjo tingëllon surreale, ose më e pakta provokative, por nuk është as surreale, as provokative. Na duket e tillë ngaqë jemi mëkuar qysh në djep me idenë se serbët janë armiqtë tanë të përjetshëm, se ata nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse armiqtë tanë dhe se ne shqiptarët nuk mund të përkufizohemi ndryshe, veçse nëpërmjet armiqësisë e urrejtjes ndaj serbëve. Kjo ka qenë e vërtetë në periudha të caktuara në harkun e 150 viteve të fundit, por jo më parë. E nuk ka pse të projektohet edhe në të ardhshmen. Sidomos nëse mendojmë që Kosova do të jetë gjithnjë e më pak një problem.

Ka bërë përshtypje edhe që ju u bëtë thirrje shqiptarëve të Preshevës që të mos jetojnë me ëndrrën e bashkimit. Unë kam qenë në Preshevë. Dhe pashë që shqiptarët atje e mbanin veten peng të një pritmërie, të një perspektive të bashkimit me Shqipërinë a me Kosovën. Ishin duke pritur Godot-në. Dhe kjo i çmobilizonte, i mbante në një gjendje të ngrirë, në një gjendje midis, sandwich, ua bënte pa kuptim çdo përpjekje integrimi në Republikën serbe. Mua m’u dhimbën ata shqiptarë. Mirëpo, kjo është një gjë e zakonshme në Ballkan. Në të njëjtën gjendje të ngrirë, madje edhe më keq, janë serbët e Mitrovicës, të cilët mendjen e kanë në Beograd, jo në Prishtinë. Po kështu edhe serbët e Bosnjës. Po kështu edhe shqiptarët e Maqedonisë. Madje, edhe grekët e Shqipërisë e kanë mendjen në Athinë. Dhe unë i përmenda të gjitha këto. Nuk është se përmenda vetëm shqiptarët e Preshevës. Dhe unë mendoj gjithë ditën e ditës se kjo është një situatë e çmendur, prej së cilës nuk shqetësohet askush në Ballkan. Përkundrazi, të gjithë duan që ta përjetësojnë këtë ngrirje. Të gjithë këtyre anëve përpiqen të inkurajojnë/përjetësojnë konflikte. Në ballë të këtyre përpjekjeve janë elitat tona, ato politike e kulturore, anëtarët e të cilave bëjnë garë me sho-shoqin se kush t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit të konfliktit. Dhe teksa bëjnë këtë këtë, këta e quajnë veten patriotë. Ndërsa mua, që po bëj bash të kundërtën, këta idiotë më quajnë antishqiptar, shërbëtor të interesave serbe. Dhe keni vënë re më të bukurën, d.m.th., që elitat tona sulmojnë elitat serbe dhe anasjelltas? Është një luftë që bëhet mes të ngjashmish. Janë elita mendjembyllura, të cilave nuk u intereson paqja dhe e vërteta. Për mua, ne duhet ta fillojmë çdo gjë duke u shkëputur prej ndikimit të elitave tona.

Mustafa Nano sqaron deklaratën e tij për Kosovën në Beograd

Periskopi.com Lajme

Mustafa Nano është vënë sërish në qendër të polemikave, pas disa deklaratave të tij në Beograd.</p>

Ai ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga dy agjencitë e lajmeve, ATSH e Shqipërisë dhe Tanjug e Serbisë.

Duke folur në një intervistë për “Panorama”, Nano shpjegon se çfarë ka thënë në Beograd, që ka shkaktuar reagime të shumta

Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serbo-shqiptare.

Çfarë ishte kjo konferencë?<

Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSHja, me titullin “Shqiptarë e serbë – si të ecet më tutje?”, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m’u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca.

Por këtu kanë shkaktuar debat nja dy qëndrimet tuaja.  Mendoni që jeni keqkuptuar?

Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.

Çfarë thatë ju atje?

Thashë shumë pak gjëra. Së pari, thashë se nuk kisha pritur që në këtë konferencë të flitej aq shumë për Kosovën. Intelektualët serbë, por edhe ministri i tyre, siç ju thashë, i hapnin dhe i mbyllnin fjalët e tyre me Kosovën. Nuk është se flisnin me gjuhën e Milosheviçit.

Madje, as me gjuhën e Daçiçit nuk flisnin. Por dukej se serbët nuk janë ende të përgatitur t’i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit (nuk kishte të ftuar nga Kosova)

Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitemi në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.

Mustafa  Nano: Shqiponja e Xhakës e Shaqirit ishte fyese për serbët

Periskopi.com Lajme

Publicisti Mustafa Nano, përmes një shkrimi, ka kritikuar festimin e fitores së Zvicrës, nga lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me simbolin e shqiponjës. Nano, atë festë të lojtarëve shqiptarë e quan shfaqje josportive, më shumë fyese për zviceranët se për serbët, raporton Periskopi.

Festa me shqiponjë që u kushtoi me gjobë dy lojtarëve shqiptarë, Nano thotë se ishte shprehje e nacionalizmit të vrazhdë e të papërpunuar.

“Fakti që ajo shfaqje ishte shprehje e një nacionalizmi të vrazhdë e të papërpunuar, që në Zvicër, sidomos në Zvicër, nuk duket me shumë kuptim. Sipas meje, zviceranët, por edhe europianët në përgjithësi, bëjnë gabim që i lejojnë, në ndonjë rast edhe i inkurajojnë, emigrantët e bijtë e emigrantëve të bartin e manifestojnë paragjykime, fanatizma, urrejtje e konflikte që kanë të bëjnë me vendet e kulturat e tyre të origjinës”, shkruan ai ndër të tjerësh.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

I dashur Zoran,

Këtë herë, edhe sikur të doja, nuk do mund t’i bëja bisht diskutimit mbi futbollin. Janë disa gjëra që janë bërë bashkë. Më e fundit në kohë është ndeshja Serbi-Zvicër në Botërorin rus, e cila, për arsye jo sportive, u shndërrua në një nga lajmet më të rëndësishme të botës gjatë javës së shkuar. Ne, shqiptarë e serbë, duket se nuk bëjmë dot pa pasur mbi vete reflektorët e medias. Por do t’i kthehem këtij argumenti më poshtë. Më e para ishte vdekja e Fadil Vokrrit, futbollistit shqiptar, për të cilin flisje edhe ti në letrën tënde të fundit. “Ai ka qenë i vetmi shqiptar i dashur prej serbëve”, shkruante dikush në Prishtinë këto ditë. Si rregull, nëse serbët e duan një gjë, kjo është arsye që shqiptarët ta urrejnë, dhe anasjelltas. Por në këtë rast, kemi një përjashtim të bukur. Fakti që në Serbi u thanë fjalë të mira për Vokrrin, sido që ai ishte kreu i një institucioni të shtetit të Kosovës (Federatës së Futbollit), kapi në befasi shumë shqiptarë.

Përveç këtyre dy ngjarjeve, është edhe kampionati botëror i futbollit, që është festa më e madhe mbi faqe të dheut. Në Shqipëri, jeta e këtyre ditëve vallëzon me ritmin e kësaj ngjarjeje. Të gjitha televizionet e rëndësishme tonat, kombëtare e lokale, kanë ndërtuar programe talk-shoë që i dedikohen kësaj ngjarjeje. Ja titujt e disa prej këtyre programeve: Magjia 21, Top Arena, Gol 21, Ruleta Ruse, Russia 2018, Fair Play etj. Dhe të mendosh që ne shqiptarët nuk jemi pjesë e kësaj feste. Nuk kemi marrë kurrë pjesë në një kampionat Botëror. Ç’ngjarje e madhe do të ishte për ne sikur një ditë kjo gjë të bëhej e mundur! Ju nuk mund ta kuptoni këtë gjë, pasi jeni mësuar me pjesëmarrjen në Botëror.

Por le të kthehemi te ndeshja Serbi-Zvicër, për të cilën ju, siç më thoje në letrën e fundit, ishit përgatitur si për një “betejë të re të Koshares”. “Përfaqësuesen e Zvicrës do ta mundim bindshëm”, u tha Vuçiçi lojtarëve të kombëtares suaj, teksa po i përcillte në Rusi, dhe ky ishte sinjali i parë i politizimit të një ngjarjeje që ishte thjesht sportive. Për Presidentin Vuçiç, i gjithë Botërori reduktohej te përplasja me shqiptarët e Zvicrës. Ndeshjet e tjera, sidozot ajo me Neymar-in e Co., kalonin në një plan të dytë. Sikur t’ia thoshin Neymar-it këtë gjë, ai me siguri do lëndohej në sedër prej kësaj shpërfilljeje. Dhe ndoshta do të qante. Sepse ai, siç është parë, lotët i derdh për hiç gjë.

Por është e qartë se, edhe sikur të mos kujtohej Vuçiçi për ta politizuar atë ndeshje, do kujtohej dikush tjetër në Tiranë a në Prishtinë. Sepse edhe për ne ishte mjaft ideja që Zvicra e shqiptarëve do të luante me Serbinë për të na bërë që të ndiheshim si pjesë e festës së futbollit. Dhe atë ndeshje mezi e kemi pritur. Ti nuk mund ta përfytyrosh shpërthimin e entuziazmit pas golit të Granit Xhakës, dhe sidomos pas shfaqjes patriotike që ai dhuroi. Pastaj, erdhi hera e Xherdan Shaqirit, që golit të bukur që shënoi iu gëzua në të njëjtën mënyrë, duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Ky gjest, që është bërë një simbol kombëtar i yni tanimë, është krejt pa faj në këtë histori. Nuk ka në të asnjë ngarkesë shoviniste. Dhe është një gjest i ri (as pesëmbëdhjetë vjet nuk i ka mbushur), që ka ngjitur shumë mes shqiptarëve. Por në atë rrethanë, ishte një gjest i pavend, i tepërt. Për ta thënë me gjuhën e futbollit, ishte një gjest off-side.

Që të jem i sinqertë, unë pata disa ndjesira në këtë rrethanë. Shfaqja jo sportive e dhënë prej Xhakës e Shaqirit m’u duk fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve. Gjëja e parë që u thashë disa miqve, me të cilët po e shihja ndeshjen, ishte: “Po të isha zviceran, do të provoja një lloj parehatie prej faktit që një lojtar i skuadrës përfaqësuese të vendit tim feston me simbolika të një kombi tjetër”. Roger Köppel, një deputet në parlamentin zviceran, e shprehu ndryshe këtë parehatí: “Kur pashë Xhakën e Shaqirin që, ndonëse mbanin veshur fanellën me ngjyrat e Zvicrës, po bënin shqiponjën shqiptare me dy kokë, u ndjeva ligsht; m’u duk vetja si të isha duke bërë seks me gruan, dhe kjo e fundit, teksa unë isha në prag të orgazmës, ia bën mes gulçeve e ofshamave: Oh, oh, oh, Jean-Luc! Imagjinoni se si mund të ndihem në këtë rrethanë, teksa jam i sigurt se emri im nuk është Jean-Luc”. Këtë ndërhyrje lojcake të këtij deputeti të Zvicrës e mësova nga një shkrim i një kolegut tonë, Enver Robellit, që shkruan nga Zvicra a nga Gjermania. Veçse Robelli i referohej Köppel-it në mënyrë kritike.

Ndjesia e dytë kishte të bënte me faktin që në futbollin e sotëm multietniciteti, më shumë se në çdo fushë tjetër të veprimtarisë njerëzore, është bërë një kulturë mbizotëruese. Zvicra, për arsye që dihen, është ilustrimi më i mirë i kësaj kulture. Dhe brenda këtij vendi, njerëz si Xhaka e Shaqiri do duhej ta mbronin më shumë se kushdo tjetër këtë kulturë të multietnicitetit. Ata janë këta që janë, d.m.th. dy shqiptarë të realizuar në këtë botë, falë kësaj Zvicre të hapur ndaj kulturave të tjera. Sikur të mos ishte kështu, sot do ishin duke luajtur me Hajvalinë e Prishtinës apo me Vllaznimin e Gjakovës, dhe shenjën e shqiponjës dykrenore do ta bënin vetën në tubimet elektorale të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

Ndjesia e tretë kishte të bënte me një efekt tëhuajëzues (alienues) të këtij gjesti brenda skuadrës zvicerane, ku fare mirë mund të kishte lojtarë me origjinë serbe. Madje unë, i dashur Zoran, u vura të google-ja menjëherë pas ndeshjes në mënyrë që të verifikoja origjinën etnike të lojtarëve zviceranë, emri i të cilëve mbaronte me “iç”. Zbulova atë që prisja/uroja: Asnjëri prej “iç”-ëve nuk ishte me origjinë serbe. Vladimir Petkoviqi dhe Mario Gavranoviqi vijnë prej kroatëve të Bosnjës. Haris Seferoviqi është me orgjinë boshnjake. Ndërsa Josip Dërmiqi është me origjinë kroate. Sikur qoftë edhe njëri prej tyre të ishte me origjinë serbe, Xhakës e Shaqirit nuk do t’u shkonte mendja të festonin në mënyrë “anti-serbe”. Por ndërkohë, ata kanë lënduar plot serbë të tjerë që janë shtetas të Zvicrës, i kanë bërë këta të fundit ta shohin Zvicrën, të paktën për një copë herë, si një vend jo të tyrin. Përsëris, zviceranët bënë shumë mirë që reaguan në këtë rast. Madje, unë prisja të reagonin më shumë, e më fort. Sepse me gjeste të tilla hapet një lojë e pakuptimtë, në mos e rrezikshme. Nesër mund të ndodhë që lojtarë të përfaqësueses zvicerane të jenë katër-pesë serbë, dhe atyre mund t’u shkojë në mendje të festojnë pas shënimit të golit në portën e Shqipërisë a të Kosovës me tre gishtat e ngritur në ajër, duke nderuar në këtë mënyrë historinë e identitetin serb. Si do ndiheshin në këtë rast ata shqiptarë të Zvicrës, apo edhe të Ballkanit, që u ngazëllyen prej gjestit të Xhakës e Shaqirit? Jam i sigurt që do ndiheshin keq. Por ani, do të kujtonin ndoshta rregullin e artë e të moçëm, mbi të cilin është ngritur bashkëjetesa humane në histori (ky rregull i artë gjendet pothuaj në të gjitha kulturat e rëndësishme të botës, e më së shumti i është atribuuar Krishtërimit): Mos ua bëj të tjerëve çfarë do doje që të tjerët të mos ta bënin ty. Në traditën tonë orale, që ka shumë gjëra të përbashkëta me tuajën, kjo maksimë e përbotshme ka mbetur në një trajtë kanosëse, dhe më sintetike: Ça ke ba n’mue, due me ta ba!

Dhe ndjesia e katërt, që është më e rëndësishmja, ka të bëjë me faktin që ajo shfaqje ishte shprehje e një nacionalizmi të vrazhdë e të papërpunuar, që në Zvicër, sidomos në Zvicër, nuk duket me shumë kuptim. Sipas meje, zviceranët, por edhe europianët në përgjithësi, bëjnë gabim që i lejojnë, në ndonjë rast edhe i inkurajojnë, emigrantët e bijtë e emigrantëve të bartin e manifestojnë paragjykime, fanatizma, urrejtje e konflikte që kanë të bëjnë me vendet e kulturat e tyre të origjinës. Rasti më i bujshëm është ai i turqve të Gjermanisë, një pjesë e të cilëve i kanë shndërruar sheshet e Dyseldorfit, Këlnit, Berlinit etj., në skena të teatrit politik turk. Një gjë e tillë nuk është e mirë as për vetë emigrantët, të cilët në këtë mënyrë veç me trup janë në Gjermani. Me mendje mbeten në Turqi, ashtu si Xhaka e Shaqiri, e prindërit e tyre, që me mendje janë në Kosovë. Me shumë gjasë këta dy të fundit, pas ndeshjes, i kanë kushtuar më pak vëmendje jehonës zvicerane të fitores dhe janë fokusuar më shumë te jehona shqiptare e “poshtërimit që ata u bënë serbëve“. Dhe me siguri janë lumturuar me Edi Ramën, që vetëm pak minuta pas ndeshjes, më i ngazëllyer se kurrë, postoi në profilin e tij të facebook-ut fotot e Xhakës e Shaqirit me duart që bënin shqiponjën dykrenore, me presidentin Ilir Meta që e ndoqi ndeshjen në oborrin e Presidencës së bashku me ish-sportistë të shquar, e menjëherë më pas la edhe një shënim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruante se “ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, dhe me dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit”, me Hashim Thaçin që iu dërgoi “urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar”. Presidenti i Kosovës e mbyllte mesazhin me fjalët: “Krenarë me ju, Kosova ju don”. Në një atmosferë disi surreale, Xhaka e Shaqiri u shndërruan në dy heronj kombëtarë. Ata me shumë gjasë nuk kanë marrë ndonjëherë lëvdata sa kanë marrë atë mbrëmje. Dhe lëvdatat nuk u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si sportistë. Jo, u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si patriotë. Të gjithë harruan se para dy vitesh, kur luajti Shqipëria kundër Zvicrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian, Xhaka e Shaqiri u bënë tabelë qitjeje e shfrimeve nacionaliste. Ata u shpallën tradhtarë të kombit. Madje, kam frikë se shpërthimi i nervit atdhetar të këtyre të fundit ka lidhje me atë që të thoja në letrën time të fundit: “Futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duket se vuajnë prej një kompleksi të renegatit; e prandaj bëjnë herë pas here gjeste publike, nëpërmjet të cilave duan të fitojnë kredenciale patriotike në vendin e prindërve të tyre”. MAPO