Mustafa dhe Palmer përfundojnë takimin

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar takimi në mes të Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Takimi është mbajtur në ambasadën amerikanë në Prishtinë, derisa tashmë Palmer është në takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Palmer pritet që të takohet edhe me liderë tjerë të vendit, mirëpo, jo me kreun e VV-së, Albin Kurtin i cili ndodhet në vizitë jashtë shtetit.

Po ashtu, Palmer pritet që sot në mesditë të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në orën 13.30, raporton Express.

Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.