Tag: Muzeumi

Qyteti japonez vërshohet nga turistët për kërkimin e ninxhave të vërtetë
Një qytet në Japoni ka qenë i bombarduar nga kërkimet për ninxhat, vendi është i njohur për shpiunët dhe mercenarët, pasi një raport i lajmeve mbi promovimet e turistëve të qytetit ishte gabim për një njoftim “kërkohen ninxhat”.
Iga, një qytet i vogël në qendër të Japonisë, prej kohësh ka gëzuar epitetin e shtëpisë së ninxhave, duke i nxitur kështu turistët për t’u njoftuar më shumë për këtë pjesë aziatike.
Por javën e kaluar, një program në Radion Publike Kombëtare në Shtetet e Bashkuara promovoi ninxhat në Iga, dhe kjo bëri që të filloj një valë interesi online, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pritësi e turistëve tha se qyteti u përball me një mungesë të interpretuesve të ninxhave.
“Kjo është e gabuar, e gjitha e gabuar”, tha Motoyoshi Shimai, një zyrtar i divizionit të strategjisë së turizmit të Igas. “Nuk kishte diskutim për të, dhe nuk përmendën paratë”.
Iga mban dokumente antike të ekspertëve të arteve marciale që daton rreth vitit 1400 para erës sonë.
Në vitin 2008, Sugako Nakagawa, përgjegjësi i muzeumit lokal Ninxha tha se “Ninxhat nuk janë një klasë e trashëgueshme”.
“Pa trajnime të rënda, askush nuk mund të bëhet një ninxha. Kjo është arsyeja pse ata janë lënë në heshtje dhe janë zhdukur”./Periskopi/

Mirëseerdhët në Samara: Kryeqyteti hapësinor i Rusisë aty ku Anglia i zhvillon stërvitjet
Dera me ngjyrë kafe nuk ka dorezë dhe është shumë anonime madje vizitorët e humbasin tërësisht kur u drejtohen të dalin jashtë dhomës. Vendasit mendonin se ajo ishte një hyrje alternative. Ata në vitin 1991 mësuan se ajo ishte një bunker nuklear, i ndërtuar nga Joseph Stalin.
Të rrallë janë bunkerët si ky. Meksikanët dhe brazilianët i janë drejtuar bunkerit legjendar të hënën, por pritet të vërshohet edhe nga tifozët anlgezë dhe suedezë që kombet e tyre sot do të takohen në çerekfinalen e Kupës Botërore.
Por qyteti i Samaras, një ish ‘qytet i mbyllur’ tashmë është shndërruar në një vend turistik edhe pse në të kaluarën partia komuniste e kishte dizajnuar si një fortifikatë për të përballuar sulmet e nazizmit gjerman.
Bunkeri ka qenë një punë e jashtëzakonshme për të siguruar jetën e Stalinit në rast të një lufte bërthamore ose aneksimi të Rusisë nga Hitleri.
Bunkerët e ndërtuar për mbrojtje nga Churchill, Roosvelt dhe Hitler është i thellë 20 metra.
Misteri më i madh është nëse Stalini ka zbritur poshtë ndonjëherë. Sipas zyrtarëve rusë, 60 njerëz e vizitojnë bunkerin çdo javë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Por përveç bunkerit, ka edhe një vend tjetër që ndjehet prania e Stalinit: Muzeumi hapësinor në të cilën Samara ka luajtur një rol të madh në dërgimin e personit të parë në hënë, me Yuri Gagarinin i cili preki hapësirën në vitin 1961. Është ende kryeqyteti hapësinor.
“Po, mbase Gagarin ka marrë vodka me vete kur është nisur për hapësirë”, thotë udhëzuesja e muzeumit, Elena Kuzina. “Ky është simbol i njeriut rus1”.
Nuk është e vështirë të gjendet vendndodhja e qytetit legjendar. 650 milje është larg nga Moska.
Tashmë mbështetësit e Anglisë kanë rastin të shëtisin rrugët karakteristike të qytetit./Periskopi/