Mihrija e Naimi po e braktisin Kosovën?

Periskopi.com Showbiz

Mihrije Braha dhe Naim Abazi, janë padyshim njëri ndër çiftet më të njohura të estradës shqiptare. Ata të dy kanë qenë të ftuar në emisionin Sonte të televizionit T7.

Ata të dy kanë blerë një apartament në qytetin e bukur të Vlorës dhe tashmë janë qytetarë të atij qyteti

“Ne tashmë jemi qytetarë të Vlorës, e kemi një apartament atje” tha Mihrije Braha.

E përveç kësaj, çifti i famshëm tashmë kanë nga një pasaportë me shqiponjë dykrenore.

“Jemi pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare si banorë apo qytetarë të Vlorës” shtoi ajo.

E çifti gjithashtu e ka falënderuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa sa i përket pyetjes se a do të zhvendosen ata në Vlorë, Mihrije Braha e mohoi këtë duke shtuar se ata kanë nga dy pasaporta, por të dyja janë shqiptare.

 

Mihrija e pyet Naimin në emision se sa femra i ka pasur para saj

Periskopi.com Showbiz

‘Këndi i së vërtetës’ në emisionin “E Diell” në Top Channel ka nxjerrë në pah shumë anë të panjohura mes Mihrije Brahës dhe Naim Abazit.

“A ke bërë ndonjëherë sherr me ndonjë mashkull tjetër për mua?”, i është drejtuar Mihrije bashkëshortit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se nuk ishte e nevojshme.

“Rashë në grepin e tij”, tha këngëtarja duke qeshur. Më pas, duke dalë pak nga skenari, Mihrija e pyeti Naimin në lidhje me numrin e të dashurave që ka pasur përpara saj.

“Unë kërkoja Mihrijen. Kërko e kërko, derisa e gjeta”, ka thënë ai, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ka zbuluar se te Naimi gjithmonë ka vlerësuar inteligjencën e tij, pasi asnjëherë nuk i ka parë meshkujt nga bukuria fizike.

Edhe pas 20 vitesh martesë, Mihrije dhe Naimi ia kanë dalë në mënyrë perfekte të krijojnë një balancë mes karrierës dhe jetës private.