Nanu i ‘shtrirë për vdekje’, ish- Pepe i Real Madridit nuk mbau dot lotët mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë i Portos, Nanu u largua mbrëmë nga fusha me ambulancë, kjo pas një përplasjeje me portierin e Beleneses, Stanislav Kritisyuk, shkruan Periskopi.

Shqetësimi ishte gdhendur në fytyrat e çdo lojtari, por ai që nuk mundi t’i mbante lotët ishte ish- mbrojtësi i Real Madridit, Pepe.

Fatmirësisht, Nanu u largua me kohë nga fusha e lojës dhe u dërgua në një spital  dhe nuk ka ndonjë rrezik për jetën

Former Real Madrid star Pepe was in tears after the incident

Pepe pas lojës tha: “Unë i uroj kolegut tonë Nanu shërim të shpejtë.

“Mjekët në ambulancë më thanë se ai bëri mirë, se ishte tashmë i vetëdijshëm”

Nanu po bënte paraqitjen e tij të tetë në ligën e Portugalisë. /Periskopi