Zyrtare: Merret vendimi i ri për ndeshjen Juventus-Napoli

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Napolit ka arritur që në rigjykim ta fitojë çështjen për ndeshjen kundër Juventusit, përcjell Periskopi.

Ndeshja ishte e paraparë të zhvillohej me datë 4 shtator, por Napoli në atë kohë kishte disa raste me Covid19 dhe, ishte marrë vendimi që Juventus të fitojë me rezultat 3-0.

Por tani në rigjykim është marrë vendim që kjo ndeshje të zhvillohet.

Kujtojmë se, Napoli është arsyetuar se ata ishin të urdhëruar që të mos udhëtonin për këtë ndeshje për shkak të rasteve me koronavirus. /Periskopi

 

 

Nuk mjaftuan 90 minuta, kampioni i Italisë shpallet pas penalltive

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar koha e rregullt e finales së Kupës së Italisë në mes të Napolit dhe Juventusit.

Pas 90 minutave rrjetat mbeten të paprekura dhe fituesi do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.

 

 

Ndeshja nuk do të shkoj me vazhdime pasi Federata ka vendosur që të mos mundohen lojtarët.

Juventus kërkon të triumfoj për herë të 14-të derisa Napoli për herë të gjashtë.

Ndeshja Napoli-Juventus dhe momenti që po çmend rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Finalja e Kupës së Italisë, Napoli-Juventus, ka nisur me një moment të sikletshëm për shkak të ndërprerjes së himnit të Italisë para fillimit të ndeshjes nga ana e Sergio Sylvestre.

Këngëtari i lindur në Los Angeles, i njohur për suksesin e tij në emisionin “Amici” të Maria de Filipi-t, është ndalur për disa sekonda, ndoshta i tradhtuar nga emocionet.

Pauza është bërë akoma më e sikletshme për shkak të heshtjes në stadiumin Olimpico të Roma-s, i boshatisur për shkak të rregullave kundër Coronavirus.

Sylvestre e ka rimarrë veten më pas, duke e çuar deri në fund Himnin e Mameli-t, por në rrjetet sociale ka shpërthyer menjëherë ironia e tifozëve.