Përfundon edhe intervistimi i Naser Krasniqit nga Specialja

Periskopi.com Lajme

Intervenimi ndaj ish-ushtarit te UCK-së Naser Krasniqi ka përfunduar pak minuta më parë. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Florin Vertopi deri sa nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë cilësie është intervistuar Krasniqi.

“Dëgjohemi nesër sepse jam shumë i lodhur”, ka thënë shkurt Vertopi për Express.

Të intervistuarit e parë  nga Specialja ishin Rrustem Berisha dhe Sami Lushtaku.