Naser Ramadani Archives - Periskopi

Ramadanit: Kemi hyrë në një etapë të rrezikshme, rrini në shtëpi

Periskopi.com Lajme

Naser Ramadani, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mundet me sa më pak pasoja pandemia e Covid-19.

“Situata epidemiologjike deri më sot paraqitet në kontroll duke pasur parasysh se tashmë kemi 145 raste pozitive nga 1963 raste të testuara”, tha Ramadani.

“Kemi hyrë në një etapë të re në të cilën ne po bëjmë përpjekje që të ndalim numrin e rasteve pozitive, që të trajtohen sa më shumë individë që paraqiten në Klinikën Infektive dhe të ketë sa më pak viktima”, theksoi Ramadani në një intervistë të televizionin publik të Kosovës.

“Duke pasur parasysh shpërthimet epidemike dhe pandemike në botë, ne në Kosovë kemi hyrë tashmë në një etapë tjetër, tre javëshe që mund të jetë tepër e rrezikshme andaj edhe masat të cilat i kemi marrë ne me kohë dhe të cilat po zbatohen dhe disa të tjera të cilat duhet edhe të shtohen në vazhdim do të jenë të mundshme të parandalojmë sëmundjen duke pasur parasysh këtu kontributin e madh të qytetarëve dhe të çdo individi të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sipas Ramadanit numri i testeve të kryera është i mjaftueshëm.

“Testet janë të mjaftueshme krahas indikacioneve epidemiologjike”, përfundoi Ramadani.

Ramadani: Deri tani të kontaktuar dhe në mbikëqyrje janë 2242 kontakte të rasteve

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata me COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

Duke folur për numrin e personave të izoluar në gjithë Kosovën, tha se tani për tani persona të kontaktuar dhe të mbikëqyrur në gjithë Kosovën janë mbi 2242 kontakte të rasteve.

Sipas tij, kritikat se nuk po lajmërojnë në kohë reale komunat lidhur me të prekurit me coronavirus janë absurde pasi sipas tij asnjë shtet në botë nuk mund të njoftojë siç pretendohet.

Ai tha se në kohë reale njoftohet ministri i Shëndetësisë, pastaj pas tre minutave Klinika Infektice, e kështu me radhë.

Ramadani duke folur për rastet e reja të së hënës, tha se të gjitha janë raste të kontaktit. Sipas tij, në Malishevë tha se janë 33 raste dhe të gjitha sipas tij janë në kontroll të plotë. Ramadani bëri të ditur se me komunën e Malishevës bashkëpunimi është në nivel.

Drejtori i IKSHP-së sërish i bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutit në mënyrë që situata me virusin COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

“Ne kemi e kemi situatën ende në kontroll për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, tha ai, duke shtuar se edhe tubimet në shtëpi janë rrezik.

“Duhet ta kemi të qartë se e vetmja masë preventive është distancimi”, tha ai.

Mjeku Ramadani lut qytetarët që të mos i fshehin rastet me koronavirus, thotë se virusi është më i shpejtë se ne

Periskopi.com Lajme
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se për të gjitha rastet pozitive me coronavirus (COVID-19), dihet se ku e kanë marrë virusin, por ai bëri thirrje që familjarët të mos i fshehin këto raste dhe të mos dalin jashtë.

Ramadani në në lidhje direkte në Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit, ka thënë se shumë familjarë po hezitojnë të tregojnë se kanë ndonjë anëtar të infektuar, ndërsa bëri thirrje te të gjithë ata që kanë simptoma që të mos e fshehin asnjë rast.

“Ju kisha lut të mos i fshehin. IKSHPK ka identifikuar që të gjitha janë raste të kontaktit dhe të gjitha janë në familje. Fati është që të gjithë po bëjmë çmos që ata të mbeten të izoluar. Ne nuk mund t’i lidhim. Nëse nuk marrin vesh me fjalë kanë me e përhapë këtë virus gjithandej. Nëse marrin vesh me fjalë dhe kanë qytetari të mbrojnë jetën e vet dhe të të tjerëve, ne do t’i shpëtojmë të gjithë”, tha Ramadani.

Ai luti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të mbrojnë veten e familjarët, sikur të ishin pozitiv.

Ramadani tha se e vetmja mundësi për të shpëtuar është të mos lëvizin nga shtëpitë dhe të mbajnë higjienë.

Drejtori i IKSHPK-së, tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.

“Situatat është nën kontroll, ne kemi bërë gjurmim. Ky është sukses, ca raste kanë lëvizur, ne po e bëjmë shkëputjen e kontaktit. Për aq sa mundemi ne po i shkëpusim. Virusi është më i shpejt se na, ai i ka këmbët e qytetarit”, tha Ramadani.

Paralajmëron mjeku Ramadani: Ditët në vijim janë më kritike, mbani distancën dhe higjienën personale

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani i ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit t’i respektojnë në përpikëri rekomandimet edhe këto javët në vijim në mënyrë që pandemia COVID-19 të kalojë me pasoja minimale.

 

Ramadani në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjini tha se lufta më e madhe kundër coronavirusit mund të bëhet nga qytetarët dhe jo në spital.

“Lufta më e madhe nuk është në spital, por tek çdo individ i Republikës së Kosovës. Fatmirësia më e madhe e kësaj sëmundje është se mund ta ndihmojmë popullatën nëse na dëgjon dhe është koha vendimtare që të na dëgjojnë… Po ju lutem të qëndrojmë të distancuar, ta mbajmë higjienën, të mos përzihemi sepse është momenti i krizës 10 ditësh dhe 2 javë kur virusi është në mesin tonë në mënyrë individuale dhe nuk e dimë se kush mund ta ketë…”, tha Ramadani.

Drejtori i Institutit tha se aktualisht Kosova është në skenarin e butë sepse rastet janë individuale dhe nuk ka raste grupore të shpërthimit.

“Ta mbajmë distancën në mënyrë që virusi të mos shkojë prej njërit person te tjetri dhe ai zhduket pastaj”, tha Ramadani, duke shtuar se është apeli i tij i fundit para shpërthimit të rasteve nëse nuk iu përmbahemi rekomandimeve.

Sipas tij, është vërtetuar se ky virus nuk mund të përhapet më shumë se dy metra në ajër.

“Ne do ta kalojmë sëmundjen, nuk do të zhdukemi por dëshirojmë që kjo pandemi të kalojë me pasoja minimale”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ka pasur kërkesa për dalje nga karantina dhe intervenca të llojeve të ndryshme, por sipas tij nëse nuk iu përmbahemi rekomandimeve dhe masave të qeverisë atëherë nuk do të jetë puna mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, është e pamundur që secili rast të përcillet kur nuk ndalen darkat e nuk mbahet distanca e rekomanduar.

Duke sqaruar rreth virusit COVID-19, ai tha se çështja është se askush prej epidemiologëve nuk e ka të qartë situatën epidemiologjike me këtë virus.

“Është një virus enigmatik. Kemi mësuar karakteristikat e tij, e të cilat dallojnë nga një vend në tjetrin”, tha ai.

Sipas tij, në bazë të përvojës është mësuar se periudha e inkubacionit është 1 deri në 14 ditë, por nuk do të thotë se është fikse, ka raste edhe 24 ditë.

“Shkenca merr shumicën e rasteve si konstatim. Shumicën e rasteve janë paraqitur shenjat klinike nga 5-7 ditë”, tha ai.

Ramadani njoftoi se në Kosovë masat kundër coronavirusit kanë filluar të ndërmerren prej 1 janarit 2020.

“Para 2 muajve kemi rekomanduar distancën prej 2 metra, vet-izolimin, higjienën personale”, tha ai, duke shtuar se është vërtetuar se virusi nuk mund të përhapet më shumë se dy metra në ajër.

 

Ramadani iu thotë gazetarëve ta mbajnë distancën me të, por jo edhe Presidentit

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar nga gazetarët që ishin të pranishëm sot gjatë konferencës që ai e mbajti me presidentin Hashim Thaçi, që të mbajnë distancë.

Të njëjtën thirrje ai nuk e pati edhe për presidentin, që qëndronte në krah të tij.

“Nuk po e shoh distancën prej 2 metrave. Largoni pak në mënyrë që të marr frymë, sepse jam i rrezikuar. Lus qytetarët ti përmbahen distancës dhe higjenës personale”, tha ai./Periskopi/

Drejtori i IKSHP’së: Kosova ka kapacitete që ta mbajë shtyrjen e epidemisë së Koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se 80 përqind e rasteve do të kalojnë pa asnjë shenjë klinike.

Sipas tij Kosova është e përgatitur bashkë me institutin që të mund të përballet me këtë virus që deri tash ka marrë jetë gjithandej botës, njofton Klan Kosova.

“Në çështjen e menaxhimit të epidemive dhe pandemive ka një sens logjik shkencor. Parakusht që duhet plotësuar është vonesa e stërzgjatjes së ardhjes në vendin tonë. Në vitin 2009 në mars ka shpërthyer epidemia e gripit pandemik H1N1, në Kosovë kemi pas raste minimale sepse epidemia ka ardh pas 6 muajsh. Tash për Coronaviruesin kemi kapacitet që ta mbajmë shtyrjen e epidemisë. Sa të shtyhet është pozitive sepse kjo na bën më të përgatitur”, ka thënë Ramadani në Zona B.

Ramadani ka thënë institucioni që drejton ka kapacitete baras me shumë prej vendeve të zhvilluara që aty mund të bëhet analiza e diagnostifikimit të Coronavirusit – virusit aerogjen.

Ai ka theksuar se me të njoftuar për përhapjen e Coronavirusit, Instituti Kombëtar ka vënë kontakte me Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Me OBSH kemi kontaktuar më 7 janar, kur autoritet kineze kanë zbuluar shkaktarin e sëmundjes. Instituti Kombëtar ka marrë provat dhe materialet jo vetëm prej një burimi”.

“Asnjëri nuk mund të jetë i befasuar nëse vie një rast. Njerëzit në Kosovë kanë një entuziazëm të veçantë, profesionist mund të dyshojnë në çdo rast të ardhur në Coronavirusi. Sot në Kosovë nuk mund t’i befasojë një rast i dyshimtë i Coronavirusit as policët e Kosovës. Në fushën e shëndetësisë publike është dhënë provimi”.

Ramadani: Nuk ka vend për panik, Kosova e përgatitur për parandalimin e koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Nga e shtuna në Kosovë është dyshuar për tri raste të prekura me virusin që po merr jetë njerëzish nga e gjithë bota. Megjithatë, rezultatet që janë bërë për tre këta persona, tregojnë se në vend ende nuk ka persona të prekur me koronavirusin.

Një gjë të tillë ka konfirmuar, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili derisa thotë se nuk duhet të ketë panik, bën thirrje për kujdes të higjienës personale.

Naser Ramadani tregon se tashmë ka raste të shtuara të pacientëve që vijnë vullnetarisht për t’u diagnostifikuar nëse janë të prekur me këto sëmundje apo jo.

“Edhe kjo paciente e sotme, praktikisht ka udhëtuar nga Italia e Veriut dhe ka pasur simptomologji të ngjashme me koronavirusin që në realite t paraqet arë simptomologji të përgjithshme edhe të gripit sezonal. Që shkon spektri prej etheve, temperaturë eventuale, por kjo temperaturë nuk ka pasur veç ethe, ka pasur kollitje të lehtë, ka pasur probleme me ndjeshmëri të fytit. Dhe në këtë aspekt ka dyshuar, edhe pse ka qenë në udhëtim se eventualisht mos ka qenë e prekur nga kjo sëmundje. Ka ardhur në klinikën infektikve dhe infektologët e kanë ekzaminuar me kujdes, kanë marrë mostrat dhe kanë hyrë në laboratorët e Institutit Kombëtar të cilat janë të sofistikuar dhe të kompletuar me aparaturën më moderne dhe të furnizuar me materialin komplet i cili është zbuluar që dy javë praktikasht, sepse diagnostika e kësaj sëmundje nuk ka ekzistuar para dy jave”, tha ai.

Sipas Ramadanit, krejt procedura e futjes në punë për të diagnostifikuar një person nëse është i prekur me këtë virus apo jo, është tri orë e gjysmë deri katër. Për çka u zotua se është procedura më moderne.

Ndër të tjera, ai ka treguar se cilat janë simptomat e këtij virusi.

“Të gjithë ata persona që kanë temperaturë 38 gradë, personat të cilat kanë kollitje dhe frymëmarrje të vështirësuar, të përcjellura me shenja të molisjes dhe të lodhjes të përgjithshme, të grithjes së fytit, rrjedhje hunde e kështu me radhë mund të dyshohet se kanë koronavirus, nëse përputhet me anamnezën me hetimin epidiomologjik se kanë qenë në kontakt me personat e sëmurë me këtë sëmundje”, shton Ramadani.

Nga e shtuna është dyshuar për tre pacientë të cilët kanë këtë virusë, e për këtë Ramadani thotë se analizat tregojnë se janë negativë.

“Të tre personat janë negativë dhe çdo person që vije me indikacione epidiomolog jike dhe klinike se mund të dyshojmë në koronavirus, Instituti Kombëtar i teston. Ky është dyshimi i bazuar nga kliniqistët dhe epidiomologët dhe mikrobiologët”, deklaron ai.

Naser Ramadani shton se janë duke ndërmarrë masa të parandalimit, duke dhënë edhe rekomandime për higjienë personale të secilit qytetarë. Ai ka rekomanduar që të pastrohen sa më shpesh duart, në mënyrë që të mos mbetet virus në duarë, të ketë kujdes gjatë përgatitjes së ushqimit, e po ashtu edhe gjatë teshtjes të ketë kujdes në mbrojtën e të tjerëve, duke vendosur dorën para gojës.

Ndryshe, deri më tani në Itali është shënuar viktima e gjashtë si shkak i prekjes me këtë virus./Periskopi/