Ekskluzive: Ja kur vendoset për trajnerin e ri të Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Ditën e djeshme Feronikeli doli me njoftim zyrtar për shkarkimin e trajnerit malazez, Dejan Vukicevic.

Vukicevic e kishte gjetur veten nën presion të madh tash e një kohë, pasi erdhi në klub me pritshmëri të larta por dështoi të impresiononte, shkruan Periskopi.

Përndryshe, 51-vjeçari ishte larg trajneri më i paguar në Kosovë me një rrogë mujore prej 8 mijë eurove.

Pavarësisht kësaj, ai e lë “Niklin” në vendin e gjashtë me 19 pikë, derisa ka regjistruar vetëm një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Kjo nuk i ka mjaftuar presidentit të kampionit aktual të Kosovës, Naser Ramaj, i cili ka reaguar duke e shkarkuar nga posti.

I kontaktuar nga Periskopi, Ramaj është pyetur nga Redaksia rreth planit të ardhshëm të klubit për trajnerin e ri.

Duke mos e zgjatur shumë, ai tha se klubi do të dalë me vendimin e radhës në dy ditët e ardhshme.

Janë përfolur shumë emra për ta zëvendësuar Vukicevicin, përfshirë trajnerin e mëparshëm të skuadrës, Zekirija Ramadani, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete. /Periskopi.com/

Ekskluzive: Ja kur emërohet trajneri i ri i Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Feronikeli mori një hap tejet të guximshëm të premten në mesditë kur vendosi ta shkarkojë nga pozita e trajnerit, Zekirija Ramadanin.

Tekniku nga Shkupi pati sukses të jashtëzakonshëm edicionin e kaluar, duke triumfuar në luftën për titull në Superligë dhe në Kupën e Kosovës. shkruan Periskopi.

Por gjithçka shkoi si mos më keq për “Nilin” pas këtyre sukseseve, me skuadrën që zhgënjeu në garat evropiane, fillimisht duke u eleminuar nga parakualifikimet për në Champions League pastaj nga kualifikimet për në Europa League.

Në një intervistë për Periskopin, gazetari Andin Lokaj tha se zgjedhja e vetme për klubin nga Drenasi është emërimi i një trajneri të huaj, dhe se çdo vendim tjetër do të ishte hap prapa.

Dhe pikërisht këtë duket se ka ndërmend ta bëjë Feronikeli.

Në një intervistë ekskluzive për Redaksinë tonë, presidenti i klubit, Naser Ramaj ka zbuluar detaje rreth trajnerit të ri duke mos e zbuluar identitetin e tij.

“Sigurisht se do të jetë i huaj [trajneri i ri],” u shpreh Ramaj. “Për vendorët as që kam menduar.”

I pyetur se kush do ta drejtojë skuadrën në ndeshjen kundër Milanit, Ramaj shtoi:

“Trajneri i ri do të emërohet para ndeshjes kundër Milanit, pritet të ndodh brenda dy ditëve të ardhshme.

“Po mendojmë ta sjellim një trajner me eksperiencë të madhe.”

Përndryshe, “Nikli” ndeshet me Milanin në “Fadil Vokrri” më 10 gusht. /Periskopi.com/