Kërkohen 20 muaj burg për presidentin e PSG-së, dyshohet se u mundua të korruptonte sekretarin e FIFA-s

Periskopi.com Sporti

Prokurori zviceran ka kërkuar 28 muaj burg për Nasser Al-Khelaifi, president i PSG dhe beIN Sports, për pretendimin e korrupsionit të Jerome Valcke, ish sekretarit të përgjithshëm të FIFA, në një përpjekje për të marrë më lehtë koncesionin e të drejtave televizive të Kupës së Botës dhe Kupa e Konfederatave.

Tre vjet burg është kërkesa për vetë Valcke. Këto janë dy dënimet e para me burg të kërkuara në tokën evropiane pas hetimeve në skandalet e shumta që kanë pllakosur futbollin botëror në vitet e fundit Valcke akuzohet se kishte kërkuar ndihmën e Nasser al-Khelaï në verën e vitit 2003 për të blerë një vilë luksoze në Sardenjë, ashtu si beIN po negocionte zgjatjen e të drejtave të tij në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme për Kupën e Botës 2026 dhe 2030.

L’Equipe e raporton se Al-Khelaifi e kishte blerë shtëpinë për 5 milion euro, përmes një kompanie të shitur pothuajse menjëherë tek vëllai i një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, përpara se t’ia vinte në dispozicion Valcke.

Të dy të akuzuarit, nga ana e tyre iu referuan një marrëveshjeje “private”, të palidhur me kontratën e lidhur nga beIN me FIFA në Prill 2014, në kushtet e paraqitura nga mbrojtja si “shumë të favorshme”.

Kur ndërtoni gjithçka mbi para: Lojtarët as telefonin nuk po ia hapin presidentit

Periskopi.com Uncategorized

Kur ndërtoni gjithçka mbi para: Lojtarët as telefonin nuk po ia hapin presidentit për të diskutuar për shkurtesa në pagë

Menaxhmenti i PSG-së po pret nga yjet e skuadrës që të pranojnë shkurtesa të mëdha në pagë, pas humbjeve drastike të klubit për shkak të pandemisë.

Sipas gazetës franceze, “L’Equipe”, presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi ka ngritur zërin e tij pasi shumë lojtarë as që u përgjigjën në telefonatat për të diskutuar rreth shkurtesave në pagë, transmeton Periskopi.

Ai që mori më së shumti vëmendje ishte kapiteni, Thiago Silva, një njeri i privilegjuar nga hierarkia e PSG-së, i cili ka udhëtuar drejt Brazilit për t’i kaluar ditët e karantinës, por që nuk po pranon shkurtesa në pagë.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe lojtari po refuzon të pranojë shkurtesë në milionat që i vinë në muaj, derisa poashtu nuk dëshiron ta ndihmojë menaxhmentin që t’i bind të tjerët për të pranuar shkurtesa.

Al-Khelaifi nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për faktin se lojtarët nuk i përgjigjen në telefonata.

Aktualisht, futbollistët e PSG-së janë pjesërisht të papunë, dhe marrin vetëm 84% të pagës, një shkurtesë që nuk mjafton sipas drejtuesve të klubit. /Periskopi.com/