Vritet një 22-vjeçar në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Atje ka mbetur i vdekur një 22-vjeçar me inicialet D.Gj. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, derisa në vendngjarje ka sekuestruar katër armë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Rastin p e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta i ka thënë Express se janë shoqëruar për në Polici dy persona si dëshmitarë, derisa një 25-vjeçar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovē është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.

Gabimet që po i bëni gjatë seksit

Periskopi.com Zoya

Nguliteni mirë në mendje se nuk ka nevojë as për çarçafë prej mëndafshi dhe as për shampanja të shtrenjta, për të patur një super jetë seksuale. Çfarë ju duhet është të hiqni dorë nga lista e gabimeve të renditura më poshtë, për ta shijuar aktin siç do të donit.

  • Mendimi se duhet ta bëni si në filma

Harrojini të tilla pritshmëri dhe kujtoni se seksi i mirë arrihet përmes veprimeve të thjeshta, por të ndjera.

  • Sikleti që ende ndjeni për të folur rreth seksit

Njerëzit e kanë më lehtë të bëjnë seks, sesa të flasin për të. Kjo s’është fare shenjë e mirë. Të flisni rreth seksit përmirëson ndjeshëm intimitetin madje dhe marrëdhënien tuaj.

  • Heqja e çorapeve

Ndryshe nga ç’mendoni ju, çorapet mund të jenë aksesori më seksi në ato momente. Më mirë, hiqni gjithë ngarkesat emocionale dhe çlironi veten…Çorapet mbajini veshur.

  • Besimi se seksi është diçka “e turpshme” dhe “e pistë“.

Shumë njerëz, në veçanti gratë janë rritur duke e parë seksin si diçka të pistë që “vajzat e mira s’e bëjnë”. Ky koncept iu reflektohet më tej edhe në shtrat.

  • Mos përdorimi i mjeteve mbrojtëse.

Ideja se je në një “marrëdhënie serioze” shpesh na bën ta anashkalojmë këtë pjesë.

  • Mungesa e kontaktit sy më sy

Praktikisht, po shmangni pjesën më të bukur të gjithë seksit. Ndjesinë që vjen nga shikimi sy më sy.

 

Ku e kaloi mbrëmë natën Leonora Jakupi?

Periskopi.com Showbiz

Leonora Jakupi mbrëmjen e djeshme e kaloi në Brezovicë.

Leonora Jakupi është aktive në rrjete sociale, në të cilat kohë pas kohe sjell imazhe të reja.

Së fundi, ajo postoi një video në InstaStory, me të cilën tregoi se në këtë natë të ftohtë, po relaksohet në Brezovicë.

Ajo nuk preferoi të tregojë se kush po e shoqëronte, por pamja e zjarrit në dhomën ku ishte këngëtarja, tregon se po relaksohet në maksimum.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Leonora Jakupi titullohet “A mke harru”, këngë e cila u shoqërua edhe me videoklip.

‘Mendova se do më përdhunonin’ – Bebe Rexha rrëfen natën më të frikshme

Periskopi.com Showbiz

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dje (e hënë), pozoi për revistën e famshme “Cosmopolitan”, ndërsa ka dhënë një intervistë, duke folur për eksperiencat e saj në jetë.

Në një pjesë të intervistës 30-vjeçarja, ka folur për momentin kur një nga producentët që po punonte me të e ngacmoi, me ç’rast bëri që kjo e fundit ta lëshonte studion.

“Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent tjetër që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, jo, unë do të bëj atë që dua”, ka thënë Bebe.

Më tej biondja ka folur edhe për natën më të frikshme që ka përjetuar e vetme në një studio me disa meshkuj.

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”, shton më tej Rexha.

Ndryshe, Bebe pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe u kritikua mjaft shumë për imazhin e zhveshur që publikoi, me pretekstin se tashmë si 30-vjeçare ndihet më mirë.

 

 

 

Dua Lipa e bën shqiponjën: A jeni gati për natën e dytë?

Periskopi.com Showbiz

Ka startuar tashmë nata e dytë e festivalit më të madh muzikor në vendin tonë, “Sunny Hill Festival”.

Artistët tanimë kanë nisur performancat e tyre në skenën gjigante të vendosur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Pjesë e saj është edhe Dua Lipa, e cila këtë vit po e shijon në maksimum duke qëndruar në lozhën e ftuarve të edicionit të sivjetmë.

Kjo ka bërë që këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare të entuziazmohet tejet mase dhe të shpërndajë imazhe dhe video të njëpasnjëshme në rrjetet sociale.

Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke i bashkuar duart dhe formuar simbolin shqiponjën.

“A jeni gati për natën e dytë. Prishtina të dua”, ka shkruar ndër të tjerash, ku ka marrë mijëra pëlqime prej fansave.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 23-vjeçarja dhe ylli i mbrëmjes së kaluar, Miley Cyrus, kanë shkëmbyer lëvdata ndaj njëri-tjetrit.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të ri.

 

Djersiteni gjatë natës? Ja sëmundjet që po ju vrasin ngadalë

Periskopi.com Shëndeti

Djersitja është një proces fiziologjik krejt normal për çdo njeri. Por djersitja gjatë natës mund të mos jetë kaq shumë normale.

Kur ju flini dhe ngriheni të bërë qull në djersë, mund të këtë shkaktarë të ndryshëm për këtë fenomen.

Ndoshta jeni veshur shumë trashë, ose është shumë nxehtë, kjo është normale. Por në disa raste, pas kësaj djersitjeje të thjeshtë e normale, fshihen simptoma sëmundjesh vdekjeprurëse.

Çfarë shkakton djersën e natës?

Nuk është kënaqësi të zgjoheni në mes të natës me rrobat tuaja të bëra qull në djersë.

Më poshtë janë disa simptoma dhe sëmundje të rrezikshme që fshihen pas djersitjes normale gjatë gjumit.

Menopauza.

Menopauza dhe trupi i nxehtë, janë shkaktarë që shumë gra djersinë gjatë natës.

Hiperhidrozë idiopatike.

Hiperhidroza idiopatike është një gjendje, në të cilën trupi prodhon kronikisht shumë djersë, pa asnjë shkak mjekësor të identifikueshëm.

Infeksionet.

Tuberkulozi është infeksioni më i zakonshëm i lidhur me djersitjen gjatë natës. Por infeksionet bakteriale, të tilla si endokardit (inflamacion i valvuleve të zemrës), osteomyelitis (inflamacion në kocka) dhe abscese mund të shkaktojnë djersitje natën.

Djersët e natës janë gjithashtu simptomë e infektimit me HIV, shkruan dritare.net.

Djersët gjatë natës janë një simptomë e hershme e disa kancereve.

Lloji më i zakonshëm i kancerit që shoqërohet me djersitje natën, është limfoma. Megjithatë, njerëzit që kanë një kancer të padiagnostikuar, shpesh kanë edhe simptoma të tjera, të tilla si: humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.

Hipoglikemina.

Sheqeri i ulët i gjakut mund të shkaktojë djersitje.

Njerëzit, të cilët marrin medikamente me insulinë, ose diabetikët, mund të kenë hipoglikeminë, e cila gjatë natës shoqërohet me djersitje.

Çrregullimet hormonale.

jersitja mund vijë edhe si pasojë e disa çrregullimeve hormonale, përfshirë pheokromocitomën, sindromën karcinoide dhe hyperthyroidism.

 

Dolën nga klubi i natës në Gjakovë, e dhunon në veturë dhe e incizon

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H., nga komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti e ka dhunuar një vajzë.

Rasti ka ndodhur më 18 korrik në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari  L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë,  dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual.

Të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte  videon.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

 

Luana Vjollca apo Fjolla Morina? Milaim Zeka tregon me cilën do ta kalonte natën

Periskopi.com Showbiz

Milaim Zeka, është një prej deputetëve më kontrovers në Parlamentin e Kosovës.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë në ‘’Mirage’’ Zeka është vënë me shpatulla prej muri dhe është detyruar të rrëfejë ç’i ka pasur zemra brenda.

Deputeti nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të tregojë se çfarë i ka pasur zemra brenda.

Gjatë kësaj interviste, ai ka treguar se do të donte të kalonte një natë me Luana Vjollcën.

Deputeti është pyetur se me kë donte ta kalonte natën me Fjolla Morinën apo me Luana Vjollcën.

Përgjigja e tij ka qenë kështu:

Në mënyrë absolute me Luana Vjollcën! Sepse Luana për mua është një yll, një njeri super pozitiv dhe rrallë gjen një kombinim aq të mirë dhe të jesh edhe e bukur edhe e mençur. Gjithçka është perfekte. Zoti e ka vizatuar avash –avash kur e ka lindur Luana Vjollcën.’’

 

Shikojeni Donika Kadaj-Bujupin në klubin e natës në Prishtinë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi e do edhe jetën e natës.

Ajo mbrëmë është parë në njërin prej klubeve të famshëm të Prishtinës, duke u argëtuar me shoqëri.

Përkundër moshës së saj, Donika po di të shijojë edhe jetën e natës.

Shikoni fotografitë që ka siguruar Periskopi:

 

Zhurmë e dyshimtë në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Ditën është i destinuar për punë me palë. Por si duket, natën njerëzit nuk janë vizitorët e vetëm të qendrës rajonale të pensioneve në Mitrovicë.

Kështu të paktën pretendojnë rojet e objektit këtu të cilët thonë se javëve të fundit janë duke dëgjuar zëra dhe krisma për të cilat thonë se janë të tmerrshme dhe nuk ngjasojnë me të njerëzve.

Madje pamje si këta po i bëjnë ata që rojën ta bëjnë nga makina por kohë pas kohe të hyjnë edhe brenda.

Kompania ‘Rojet e Nderit’ e cila e bën sigurinë e objektit nuk ka pranuar të prononcohet për rastin.

Por një epror i saj tha për Klan Kosovën se zhurma vjen nga kati i dytë i këtij objekti.

Por ata që ditën punojnë në këtë objekt deklarojnë se nuk kanë hasur në gjëra të tilla.

Drejtori i kësaj qendre Mensur Beqiri dyshon se problemi mund të qëndrojë te vjetërsia e objektit dhe afërsia me Klinikën e Pediatrisë.

Kontrolle në këtë vend kanë bërë edhe zyrtarët policorë mirëpo zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha se nuk kanë hasur në ndonjë gjë të dyshimtë.

100 emigrantë në kufirin mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë kalojnë natën në rrugë

Periskopi.com Lajme

Në kufirin mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë rreth 100 emigrantë, përfshirë familje me fëmijë, qëndruan në një kamp gjatë natës, me tendencë për të kaluar e vendin ballkanik, njëherësh pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këta njerëz e kaluan natën jashtë. Ata janë nën mbikëqyrjen e policisë, shumë pranë pikë-kalimit kufitar të Izaçiçit”, pranë qytezës veriperëndimore të Bihaqit, tha zëdhënësja e policisë Snezhana Galiq, këtë të martë.

Emigrantët qëndruan në një anë të rrugës gjatë gjithë natës, edhe pse temperaturat ishin në rënie deri në 5 gradë celsius, por policia i pengoi ata duke i nxitur që t’i drejtohen ndonjë hoteli të afërt, ku mund të kalonin natën.

Por, ky numër emigrantësh, refuzuan të ktheheshin në hotele ku mund t’i shpëtonin këtyre temperaturave të ftohta.

Pavarësisht se Bosnjë-Hercegovina, ka tentuar vazhdimisht t’i  shmang emigrantët që tentonin të kalonin përmes saj për të depërtuar në shtetet e Evropës Perëndimorë, por fatkeqësisht ka parë një rritje të dukshme të numrit të tyre në fillim të këtij viti.

Policia llogaritë se zona më e frekuentuar e BE-së, ku mund të fshihen mijëra emigrantë është ajo e quajtur Bihaqi, në kufirit me Kroacinë.

Mirëpo, nga ana e autoriteteve  boshnjake, akoma nuk është ngritur ndonjë qendër formale për pritjen e emigrantëve në zonën e Bihaqit.

 

 

Një truk i vogël për të shpëtuar nga vapa e natës

Periskopi.com Shëndeti

Vapa e verës është një ndër shqetësimet kryesore të kësaj stine. Nëse gjatë ditës, vera mund të jetë e bukur, por kur vjen puna te gjumi i natës, gjërat ndërlikohen.

Vapa t’i vështirëson të gjitha dhe kondicioneri nuk është ide e mirë, në çdo rast, ka edhe ai pasojat e tij. Ndonjëherë, mjafton një truk i vogël, në këtë rast edhe i shpejt, për të kapërcyer problemin.

Që të mbijetosh edhe këto ditë që i kanë mbetur gushtit (që nuk janë pak, në fakt) zbato këtë truk të vogël.

Hiqe këllëfin e jastëkut dhe vendose në një qese transparente, mbylleni qesen mirë dhe vendoseni në akull për pak kohë.

Këllëfi do të freskohet dhe kur ta përdorni do të shërbejë për të ulur temperaturën e trupit. Do të ndihesh me siguri më mirë.

A është gjumi i hershëm më i shëndetshëm?

Periskopi.com Shëndeti

Me rëndësi për shëndetin janë para së gjithash fazat e gjumit të thellë dhe nuk ka rëndësi nëse ato paraqiten para apo pas mesnatës .

Besimi popullor thotë se gjumi që bëhet para mesnatës është më i shëndetshmi. Por, duket se kjo nuk është edhe aq e saktë. Mjekët kanë ardhur në përfundimin se kjo bestytni ka pasur një kuptim vetëm për kohët e kaluara, atëherë kur është lindur ajo. Fjala është për kohën kur njerëzit binin të flinin herët dhe zgjodheshin po ashtu gjithmonë herët nga gjumi.

Por, me ndryshimin e shprehive të njeriut gjatë historisë, kjo rregull është tejkaluar qëmoti.

Sipas njohurive të sotme të mjekësisë, me rëndësi për shëndetin janë para së gjithash fazat e gjumit të thellë. Ato paraqiten në orët e para pas rënies në gjumë. Dhe, në këtë kontekst, nuk ka rëndësi nëse kjo fazë ndodhë para apo pas mesnatës. Me rëndësi është që personi të ketë sa më shumë faza të gjumit të thellë, pavarësisht nga koha.