Daçiq: Nauru çnjohu Kosovën, e kam letrën

Periskopi.com Lajme

Mediat në Serbi po raportojnë se shteti i radhës që ka tërhequr njohjen e Kosovës është Republika Nauru duke u bërë vendi i 17-të.

Sipas ministrin të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ky shtet me 21 km2 do të ndërpresë të gjitha kontaktet diplomatike që ka pasur deri më tani, njofton Klan Kosova.

Ai për Tanjug tha se nga një letër që i është dhënë atij nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Nauros, drejtuar ambasadës serbe në Australi thuhet se Republika e Naurut kishte konkluduar se vendimi i njohjes ishte i parakohshëm dhe në kundërshtim me parimet e Rezolutës 1244.

Nauru me kryeqytet Yaren gjendet në Oqeani dhe ka 13649 banorë.

Në vitin 2016 presidenti i Naurusë, Baron Divavesi Ëaqa, kishte uruar presidentin Hashim Thaçi për marrjen e postit duke thënë se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve do të lulëzojnë.