Trumpi u lut që mos ta bwnin – Irani ekzekuton me vdekje kampionin e mundjes

Periskopi.com Sporti

Irani e ka ekzekutuar me vdekje kampionin e mundjes, Navid Afkari, i cili ishte i dënuar për vrasjen e një roje gjatë protestave kundër qeverisë në vitin 2018.

““Dënimi për hakmarrje kundër Navid Afkari, vrasësi i Hassan Turkman, u krye këtë mëngjes në burgun Adelabad në Shiraz”, citon televizioni shtetëror të ketë thënë Kazem Mousavi, kreu i Departamentit të Drejtësisë në provincën jugore Fars.

Rasti në fjalë kishte shkaktuar bujë të madhe kudo në botë, derisa edhe presidenti amerikan, Donald Trump kishte kërkuar që Afkari të mos ekzekutohej.

Afkari raportohet se është torturuar dhe ishte detyruar ta bënte një rrëfim të rremë sa ishte i burgosur.

Ndërkaq, gjyqtari i këtij rasti në Iran i ka mohuar akuzat për torturë ndaj kampionit të mundjes.

Gjithashtu edhe Unioni Botëror i Sportistëve, që përfaqëson 85 mijë sportistë, kishte bërë thirrje ditë më parë që të mos ekzekutohej Afkari ndërsa ka kërkuar që Irani të përjashtohet nga bota e sportit në rast të ekzekutimit të mundësit 27-vjeçar.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Donald Trump kishte bërë thirrje që të mos ekzekutohej Afkari.