Nis nxjerrja e trupave të viktimave të vrasjes në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka filluar të nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre ku edhe ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan.

Trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion.

Deri tash është ncjerrur vetëm  trupi i një viktimëe.

Ndryshe ngjarja kishte ndodhur sot gjatë ditës, ku një zyrtare e policisë dyshohet se ka vrarë prindërit dy vëllezërit dhe më pas edhe vetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokuroria dhe policia./Periskopi