Shpend Ahmeti ndan mijëra euro për instalimin e ngrohjeve qendrore

Periskopi.com Lajme

Ani pse jemi në muajt më të nxehtë të vitit, drejtuesit e komunës së Prishtinës po mendojnë për ditët e ftohta të dimrit.

Kështu, Kuvendi komunal i Prishtinës ka hapur tenderin për instalimin e ngrohjes qendrore, instalimin dhe zëvendësimin e tyre me naftë nga kalldaja në pelet në shkollat e kryeqytetit.

Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, për këtë tender ka ndarë hiç më pak se 250 mijë euro.

Në njoftimin e këtij tenderi nuk janë dhënë detaje rreth asaj se në sa shkolla do të bëhet instalimi i ngrohjes qendrore.