Prindërit kërkojnë të ndërpriten plotësisht ekskursionet e nxënësve kosovarë në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, ka publikuar një raport në lidhje me ekskursionet e nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës në Shqipëri, shkruan Periskopi.

Në bazë të të dhënëve të këtij raporti, ata kanë gjetur shumë parregullsi gjatë organizimit të këtij procesi dhe kanë vlerësuar se ky ekskursion nuk ka elemente edukativo-arsimore.

Si pasojë e këtyre gjetjeve, ata kanë kërkuar që këto lloj ekskursionesh të ndërpriten tërësisht.

Këtë lajmë ata e kanë bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e tyre në facebook, të cilin mund ta lexoni të plotë më poshtë. /Periskopi

Ndërpritet ndeshja në kampionatin shqiptar, ja çfarë kanë bërë tifozët

Periskopi.com Sporti

 ‘Klasikja’ e futbollit Shqiptar, Vllaznia – Tirana, është prishur nga veprimet e pahijshme të tifozëve në ‘Loro Boriçi’.

Në një ndeshje ku pritej të kishte vetëm spektakël, vëmendja kryesore mbeti tek tifozët që me sjelljet e tyre ndërprenë takimin për rreth nëntë minuta.

Tifozët kanë hedhur shishe në fushë, duke bërë që gjyqtari të ndërpresë takimin.

Pos këtyre veprimeve, një tifoz është futur në fushë, duke pamundësuar rinisjen e ndeshjes, e cila ishte në favor të Tiranës, që udhëhiqte me rezultatin 0:2.