Tag: nderron jete nje femije

Vdes një fëmijë në aksident në Podujevë
Vdes një person në aksident trafiku Prishtinë,
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, një fëmijë ka ndërruar jetë pas aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.