Ngjarja më energjike në univers që habiti shkencëtarët

Periskopi.com Lajme

Një shpërthim i shkurtër, por jashtëzakonisht i fuqishëm i një galaktike në distancë, ka thyer rekordin sa i përket dritës më të shndritshme të parë ndonjëherë nga Toka.

Shpërthimi ka ndodhur shtatë miliardë vite dritë larg dhe krijoi në pak sekonda më shumë sesa dielli do ti duhej në jetën e tij 10 miliardë vjeçare.

Zbulimi, i udhëhequr nga studiues të Universitetit Curtin në Australinë Perëndimore, përfshiu më shumë se 300 shkencëtarë nga e gjithë bota.

“Shpërthimet e rrezeve gamma janë ngjarjet më energjike në univers, më masive që nga Big Bang”, thotë bashkëautori i studimit, Dr Gemma Anderson.

Ato  mund të zbulohen vetëm kur drejtohen drejtpërdrejt në Tokë dhe mund të zgjasin nga disa milisekonda deri në disa orë.

Shpërthimi u quajt “GRB 190114C” dhe brenda 22 sekondave, koordinatat e tij u dërguan astronomëve në të gjithë globin.

Astronomët, me teleskopët MAGIC, i vendosur në Ishujt Kanari,  ishin të parët që vëzhguan shpërthimin.

Çka ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Të dielën e 10 nëntorit janë planifikuar gjithsej tri ngjarje të rëndësishme, për të cilat do të mund të lexoni në Periskopi.

Më poshtë keni detaje të tjera në lidhje me këto ngjarje.

Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Krimet e përgjithshme në Kosovë, ligji vs praktika”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Në Ditën e Përkujtimit, përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR). (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotel “Grand”, ora 10:30)

KOK-u mban konferencë, me rastin e nënshkrimit të kontratave me tre bursistë Olimpik për Lojërat Olimpike Pekin 2022. (Hotel “Sirius”, ora 12:45)

Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit të muajit tetor si duket do të jenë më të ngjeshura me ngjarje e aktivitete.

Sot gjatë gjithë ditës do të ketë ngjarje të ndryshme të cilat janë planifikuar të mbahen në Kosovë.

Më poshtë keni listën e aktiviteteve të paralajmëruara për sot.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë tryezë diskutimi me temë ‘Rregullatorët e mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin (EMI)’. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 10.00-12.00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban ditën e parë të konferencës: Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021. (Hotel “Sirius”, Salla e Konferencave, Prishtinë, ora 10:00 – 15:30)

Mbahet manifestimi “Dita e gështenjës”, organizuar nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën holandeze për zhvillim në Kosovë (CNVP). (Qendra rajonale e turizmit në Dukagjin, QRT Kulla e Isufaj në Junik, ora 11.00)

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99“do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet në Policinë e Kosovës- Departamenti i Krimeve të Luftës në Prishtinë. (Ora 11.00)

Zyra e BE/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe MASHT-in, do të organizojnë Ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11.00)

Mbahet ligjërata publike e profesorit të Universitetit të Baltimore-t, Eric Easton, organizim në kuadër të Javës Globale të Edukimit mbi Median dhe Informacion. (Salla “Ali Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë të UP-së, Prishtinë, ora 13:30-14:30)

Takohen grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së në “Qafë”, ora 15.00)

Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, prezantojnë “EKRANE PËRBALLË” – filma e video të artistëve në Itali nga vitet ’60 e deri më sot. (Salla e Fakultetit të Arteve të UP-së, Prishtinë, ora 15.00)

Në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, CACTTUS së bashku me Cyber Academy dhe Cacttus Education organizojnë panelin mbi sigurinë kibernetike. (Objekti i Cacttus Education, ora 16:00)

Federata e Pingpongut e Kosovës me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun “PING-PONG Breast Cancer Aëareness” për personat e prekur nga kjo sëmundje. (Salla e pingpongut, Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, ora 17:00)

Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” organizon një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari. (Rruga “Rexhep Luci”, afër kinemasë “ABC”, Prishtinë, ora 18:00)

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së 22 të shtatorit, këtë të diel janë organizuar një numnër aktivitetesh të cilat planifikohet të realizohen gjatë ditës, shkruan Periskopi.

Për më shumë rreth ngjarjeve të sotme, keni listën më poshtë:

Bëhet zbulimi i lapidarit të Rufat Selishtës. (Fshati Kranidell, Dardanë, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës publikon raportin “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Protestojnë banorët e lagjes së Veternik. (Tek ura që ndodhet afër Spitalit Amerikan, ora 11:000

Gratë dhe vajzat aktiviste të VV-së diskutojnë me kryetarin Albin Kurti për programib qeverisës. (Ora 12:00)

Partia e Drejtësisë shënon 20-vjetorin e themelimit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

Përmbyllet Java e Kosovës për Zhvillim tw Qëndrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Te monumenti Newborn, ora 14:30)

Nisma mban tubim me strukturat e saj në Prishtinë. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:00)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete në shënimin e “Ditës pa makina”.

Agjenda:

Ecje 12:30 – 14:00 /New Born

7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born

“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born

Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born

Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti

Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata