Shihni se çka i kanë bërë gjakovarët lumit më të bukur, Krenës (Video)

Periskopi.com Lajme

Qyteti i Gjakovës gjithnjë është krenuar me lumin Krena që e përshkon qendrën e qytetit. Ndanë këtij lumi së fundi është ndërtuar edhe një shëtitore dhe janë ndërmarrë një varg nismash të pastrimit, shkruan Periskopi.

Lumi Krena parë nga sateliti duket mjaft bukur /GoogleMaps

 

Por, siç mund të shihni në videon e mëposhtme, mbeturinat të cilat notojnë brenda këtij lumi zor se do ta bënin dikë që të krenohej me pamjen e tij.

Kosova nuk po ia del që të vetëdijësojë sa duhet qytetarët që të mos bëj derdhjen e mbeturinave në lumenj dhe hapësira tjera publike. Kjo përveçse e prish pamjen e këtij lumi, po ashtu rrezikon shëndetin siç kanë treguar edhe shumë raporte të mëhershme të OBSH-së.