Paralajmërimi i frikshëm: Po mbesim pa ujë të pijshëm

Periskopi.com Lajme

Shkrirja e akullit në male do të kërcënojë rreth dy miliardë njerëz në të ardhmen, paralajmërojnë shkencëtarët, duke përmendur se akulli në majat më të larta malore shkrihet me shpejtësi të lartë.

Ulja e zonave malore nën borë dhe akull është më e përhapur në vendpushimet e skive evropiane që varen nga bora artificiale dhe bëhen vendpushime verore në vend të vendpushimeve dimërore.

Qeveria zvicerane thotë se numri i skiatorëve në Alpe ka rënë me rreth 24 për qind gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Deri në fund të shekullit 21, sasia e borës në shpatet e skive ka të ngjarë të bjerë në më pak se 50 për qind të sasisë së tanishme, dhe shtigjet nën 1.500 metra mbi nivelin e detit mund të mbeten plotësisht pa dëborë, shkruan revista “Nature”.

Ekspertët citojnë rajonet më të rëndësishme malore që kanë sasi të mëdha uji në formën e borës dhe akullit. Ka më shumë në vargmalet se kudo tjetër në botë, përveç në Arktik dhe Antarktik, ku ndodhen mbi 200.000 akullnaja si dhe liqene.

Ndërsa shkrihet akulli dhe bora, uji po lëshohet gradualisht dhe po mbush burimet ujore të lumenjve dhe liqeneve thelbësore për jetën e rreth 1.9 miliard njerëzve, që është rreth 20 për qind e popullsisë së sotme në Tokë.

Studimi i ri nxjerr në pah katër sistemet më të mëdha në katër kontinente – në Azi, Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.

Sistemi më i madh, më i rëndësishmi, por edhe më i rrezikuari është sistemi aziatik i pellgjeve që furnizojnë ujë nga rajoni ku ndodhen masivët Himalaja, Karakorum, Hidukus dhe Ladak. Ai prek direkt më shumë se 200 milionë njerëz kryesisht në Afganistan, Kinë, Indi dhe Pakistan.

Në Evropë, këto janë Alpet dhe basenet e lidhura me Rhone, Po, Rhine dhe Detin e Zi … Rreth 70 milionë njerëz varen prej tyre. Në Amerikën e Veriut janë malet e Kordilerës, të cilat furnizojnë shumë lumenj me ujë dhe prej tyre varen nga rreth 14 milionë njerëz.

Në Amerikën e Jugut ndodhen Andet dhe Kordileret prej të cilave varen nga rreth tetë milion e gjysmë njerëz. Malet po ngrohen dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës.

Gjatë 100 vjetëve të ardhshëm, ndryshimi i klimës do të ndikojë në ujë të pijshëm për njerëzit, ujë për energji elektrike dhe ujë për bujqësi, paralajmërojnë klimatologët.

 

Publicisti Raspudiq: Gretizmi, forma më e re e Kapitalizmit

Periskopi.com Lajme

Katastrofa klimatike është forma më e mirë për të bërë shumë para, ka thënë filozofi dhe publicisti serb, Nino Raspudiq në një kolumnë për “Veçernji List”.

Mafia është gjithandej mbetjeve, eko-biznesi është më fitimprurës se biznesi, droga e armët – ka shtuar më tej ai.

“Telashja me lëvizjen për shpëtimin e planetit nuk është që u bë një lloj tjetër feje, por që u bë një fe tepër agresive, e lidhur me interesa të dyshimta politike dhe ekonomike, dhe me pretenca gjithnjë e më të forta totalitare” – shkruan publicisti, përkthen Periskopi.

Sipas tij nuk ka konsensus absolut shkencor mbi një çështje kaq komplekse si ndryshimet klimatike, dhe nëse veprimet njerëzore po e shkaktojnë atë.

Raspudiq ka kritikuar qarqet shkencore se e kanë supremuar autoritetin e një vajze suedeze me autizëm, Greta Thunbergun, duke i konsideruar si të vegjël para saj shkencëtarët të cilët mendojnë ndryshe mbi këtë temë.

Ai mendon se klimaksi i budallallëkut është përdorimi i një fëmije të sëmurë si zëdhënëse të kësaj agjende politike.

Shkaku i fiksimeve të saj, Greta kishte detyruar prindërit që t’i nënshtroheshin një diete vegane, duke spiunuar dhe denoncuar nënën e saj që tinëz kishte ngrënë natën djath. “Mes gjërash tjera, ajo kishte detyruar nënën që të hiqte dorë nga karriera e saj si këngëtare opere për shkak se i duhej të fluturonte me aeroplanë, e të cilët, emetojnë Dioksid Karboni.

Do të ishte e trishtë po të mos ishte qesharake – përfundon publicisti serb./Periskopi

Ndryshimet klimatike po dëmtojnë rëndë oqeanet në botë

Periskopi.com Lajme

Ndryshimet klimatike janë duke shkatërruar detet dhe rajonet e ngrira më shumë se kurrë më parë, është thënë në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Sipas një paneli të shkencëtarëve të OKB-së, niveli i ujërave është duke u rritur, akulli po shkrihet dhe gjallesat janë duke ndryshuar ambient për shkak të aktiviteteve njerëzore.

Në raport po ashtu përmendet se humbja e zonave të akullit rrezikon lirimin e një sasie më të madhe të karbonit.

Mirëpo ekziston shpresa se ndikimet më të rënda mund të anashkalohen, nëse veprohet menjëherë në zvogëlim të emetimeve të karbonit.

Ky është raporti i tretë i prodhuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike në 12 muajt e fundit.

Më parë, shkencëtarët kanë analizuar se si mund të funksionojë bota nëse temperaturat rriten për 1.5 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli.

Ata po ashtu kanë raportuar se çfarë ndikimi mund të ketë ndryshimi klimatik në territoret tokësore.

Megjithatë, studimi i ri, që analizon ndikimin e rritjes së temperaturave në oqeane dhe rajone të ngrira, mund të jetë më shqetësuesi nga tri publikimet./rel/

 

Sot demonstrata më e madhe në historinë e planetit për ndryshimet klimatike

Periskopi.com Lajme

Nga Londra në New York City dhe nga Perth në Paris, aktivistët e klimës do të marrin pjesë në një grevë të përgjithshme globale sot në atë që pritet të jetë dita më e madhe e demonstratave klimatike në historinë e planetit.

Një marshim në Melburn, në qendër të Australisë, ka mbledhur tashmë një turmë masive.

“Ky është Melbourne! janë mbledhur më shumë se 100,000 njerëz! #Climatestrike #Greens”, tha në një tweet deputeti i Greens, Adam Bandt, i cili përfaqëson vendin e Melbourne në Parlamentin Federal.

Greva Globale e Klimës është e treta në një seri tubimesh klimatike të organizuara nga nxënës të shkollave, dhe e udhëhequr nga 16-vjeçarja Greta Thunberg.

Por nuk janë vetëm të rinjtë që marrin pjesë këtë muaj, janë grupe pune dhe humanitare, organizata mjedisore dhe punonjës të disa prej markave më të mëdha në botë gjithashtu të vendosura të marrin pjesë.

Ngrohja globale do të rris popullsinë e mushkonjave dhe do t’i bëj të evoluojnë frikshëm për të shpërndarë sëmundje

Periskopi.com Lajme

Mendoni për kafshët më vdekjeprurëse të botës. Çka iu vjen ndër mend? T’i harrojmë njerëzit për një moment.

Krokodilat e ujërave me kripë janë disa prej tyre. Po ashtu janë gjarpërinjtë “black mamba”.

Por, më të rrezikshmet në fakt janë mushkonjat. Dhe jo vetëm për faktin se iu detyrojnë të ndalni dritën që të mos kafshoheni në ditët e nxehta të verës, përcjell Periskopi.

Organizata Botërores e Shëndetësisë [OBSH] raporton se mbi 700 mijë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e transmetuara prej mushkonjave. 438 mijë i vrau vetëm malaria në vitin 2015. Natyrisht, jo të gjitha mushkonjat bartin viruset si Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, virusin e Zikas, e të etheve të verdha.

E megjithatë, disa prej tyre e bëjnë pikërisht një gjë të tillë dhe kjo i ka shqetësuar shkencëtarët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bathit, Yorkut dhe i Arikulturës së Kinës kanë publikuar një studim ku shpjegojnë se si ndryshimet klimatike mund të sjellin sëmundje përmes mushkonjave në zona ku këto sëmundje nuk ekzistojnë apo janë zhdukur.

“Evolucioni i mushkonjave do të ngris mundësinë për shumë gjëra të këqija, si rikthimi i sëmundjeve rajonale të zhdukura,” tha Chufei Tank, kandidat për PHD në Universitetin e Agrikulturës në Kinë.

“Nëse ngrohja e planetit dhe rritja e Dioksidit të Karbonit vazhdon, do të ketë më shumë specie, kështu që popullata do të jetë më e diversifikuar. Do të ketë vende ku mushkonjat do të mund të rrinin më gjatë. Kështu, popullsia e mushkonjave do të rritet, duke sjellur densitet shumë më të lartë.

Aktualisht ekzistojnë 2 mijë e 500 lloje të ndryshme të mushkonjave. Dhe numri, shkaku i ngrohjes globale, pritet të rritet në vazhdimësi.

“Speciet e reja,” thotë Tang, “do të mund të transmetojnë sëmundje që mushkonjat aktuale nuk munden, kështu që sëmundja e re mund të ishte edhe epidemike.” /Periskopi

Ngrohja globale: Në Bullgari bie borë, paralajmërime për mot të rrezikshëm gjithandej

Periskopi.com Lajme

Në malin Mussala, që është pika më e lartë në Bullgari, ka rënë borë natën e 14 korrikut kurse pjesa tjera e vendit është paralajmëruar për mot potencialisht të paqëndrueshëm për shkak të parashikimit për shira të vërshueshëm dhe stuhi.

Në malin Mussala pati mjaft borë, pika më e lartë e të cilit arrin lartësinë e 2925 metrave, sa për të ndërtuar një dordolec, raporton “Sofiaglobe”.

Temperaturat në majën e këtij mali ranë nën 0 gradë celsius ditëve të fundit.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan në aeroportin Bourgas, për të ateruar në aeroportin e Varnës, për shkak të motit të lig.

Në Shoumen, në pjesën verilindore të Bullgarisë, një ngjarje sportive për të rinjtë u shty për shkak të motit të keq, raporton radioja kombëtare bullgare, transmeton Koha.net.

Më 13 korrik, Bullgaria shpalli paralajmërimin e “kodit portokalli” për mot të rrezikshëm për 18 rajone për të dielën për shkak të parashikimeve për stuhi, por mëngjesin e 14 korrikut, shkalla e rrezikshmërisë u ul në 8 rajone.

Në pjesën më të madhe të Bullgarisë, më 14 korrik, moti ishte krejtësisht i pazakontë për një ditë vere.

Ekspertët: Ngrohja globale po i bën stuhitë gjithnjë e më të frikshme (Video)

Periskopi.com Lajme

Kriza klimatike që ka ngritur nivelin e detyrave tashmë po shpërfaqet edhe në stuhitë gjithnjë e më vdekjeprurëse, si ajo që goditi Afrikën jugore së fundi, thonë ekspertët.

Cikloni Idai, stuhia tropikale që shkatërroi Mozambikun, Malawin dhe Zimbabwe-në, është përshkruar si katastrofa më e keqe që ka goditur hemisferën jugore, dhe sipas OKB-së, më shumë se 2 milionë njerëz e kanë pësuar nga ajo, përkthen nga The Guardian, Periskopi.

Ekspertët thonë që është tepër herët për të ngritur konkluzione specifike në lidhje me Ciklonin Idai, por ndryshimi i shpejtë klimatik nënkuptonte se fuqia shkatërruese e stuhive të tilla do të bëhej gjithnjë e më e madhe në të ardhmen.

Dr.Friederike Otto, nga Universiteti i Oxfordit, deklaroi: “Janë tri faktorë në stuhi si kjo: reshjet, ngritja e stuhisë dhe era. Niveli i reshjeve po rritet shkaku i ndryshimeve klimatike, dhe stuhitë po bëhen më të forta shkaku i rritjes së nivelit të detyrave.”

Otto shtoi se ishte me rëndësi që të ndihmoheshin komunitetet në zonat që do të goditen nga këto stuhi që të bëhen më rezistuese.

Edhe Paulo Ceppi, nga Instituti Grantham i Imperial College i Londrës, u pajtua se ishte e pashmangshme që ndryshimet klimatike do të çonin në stuhi gjithnjë e më të forta. /Periskopi

Mijëra nxënës bojkotojnë mësimin në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimatike

Periskopi.com Lajme

Mijëra nxënës britanikë bojkotuan dje orët e mësimit dhe protestuan në disa qytete të Britanisë së Madhe për të kërkuar vendime politike kundër ndryshimeve klimatike.

Në ”Parliament Square” në Londër, sheshi që ndodhet përpara parlamentit, qindra adoleshentë u mblodhën duke hedhur slogane si ”Shpëtoni planetin tonë” me flakadanë në duar. Ata u kacavirrën mbi statuja për të ngritur alarmin mbi degradimin e mjedisit.

”Ne jemi përfshirë vetë në këtë situatë të rrezikshme, prandaj është përgjegjësia jonë për të dalë’’, tha për median Hal, 15 vjeç i cili ndjek shkollën në lindje të kryeqytetit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.

Manifestimi është më tepër një mesazh drejtuar politikanëve, një mënyrë për të sensibilizuar mbarë opinionin publik.

Protestuesit marshuan me pankarta në duar ku mund të lexohej ”Ne mbrojmë atë që duam’’,  ”Unë do të ndëshkohem për këtë’’ apo ”Do ta bëjmë sërish të mrekullueshëm planetin.”

Gjermania rrit financimet kundër ndryshimeve klimatike

Periskopi.com Lajme

Gjermania ka njoftuar për rritjen e ndihmës financiare për të zhvilluar vendet që po luftojnë kundër ndryshimeve klimatik, deklaroi sot ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze.

Gjermania do të rrisë ndihmën financiare me 70 milionë euro, që Schulze e konsideron si një “simbol të solidaritetit”.Ajo njoftoi gjithashtu se Gjermania do të dyfishojë kontributin e saj për Fondin për Klimë të Gjelbër në OKB me 1,5 milionë euro.

“Ata që vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike, janë ata që kanë kontribuar më pak në ndryshimin e saj”, tha ministrja gjermane. Ajo i bëri këto deklarata në konferencën e OKB-së mbi klimën në Katovicë, gjatë të cilës delegatë nga rreth 200 kombe janë fokusuar në përpunimin e rregullave për financimin dhe aplikimin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.

“Shkatërrimi i civilizimit dhe natyrës duket në horizont”

Periskopi.com Lajme

Kolapsi i civilizimit dhe i natyrës duket në horizont, ka thënë Sir Davit Attenborough në samitin për ndryshime klimatike në Poloni.

Natyralisti ishte zgjedhur për të përfaqësuar njerëzit e botës në adresimin që iu bërë delegatëve të gati 200 kombeve që janë mbledhur në Katovicë [Katowice] për të negociuar se qysh t’ia bëjnë rreth zbatimit të marrëveshjes së Parisit për klimën, shkruan Periskopi.

“Tash po përballim një fatkeqësi të bërë nga njeriu në një shkallë globale, kërcënimi ynë më i madh në mijëra vjet: ndryshimet klimatike,” tha ai.

“Nëse nuk ndërmarrim diçka, kolapsi i civilizimeve tona dhe zhdukja e shumicës së natyrës që njohim do të jetë në horizont.” /Periskopi

Banka Botërore ofron 200 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike

Periskopi.com Lajme

Banka Botërore ka thënë se do të investojë gati 200 miliardë dollarë nga viti 2021 deri më 2025, në përpjekje e sipër për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Banka e ka bërë të ditur këtë njoftim më 3 dhjetor, teksa ka nisur një konferencë e Kombeve të Bashkuara për Klimën në qytetin polak, Katovice, në kohën kur janë bërë paralajmërime se bota nuk është bërë mjfatueshëm për të zvogëluar gazrat serrë.

Në samitin me gati 200 delegatë nga më shumë se 200 vende të botës, Banka Botërore ka thënë se zotimi i saj synon të prezantojë një “ambicie të shtuar” për të luftuar ndryshimet klimatike dhe të dërgojë “një sinjal të rëndësishëm te komuniteti global për të bërë të njëjtën gjë”.

Konferenca e OKB-së, e njohur zyrtarisht si COP24 pritet të shqyrtojë rregullat për financimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2015 për Klimën, e cila parasheh mbajtjen e temperaturës së Tokës në mes të 1.5 deri në 2 gradë Celsisus deri në fund të shekullit.

Sipas paktit të Parisit, shtetet më të pasura që janë përgjegjëse për emitimin më të madh të gazrave serrë, pritet të ofrojnë më shumë fonde, ashtu që kombet tjera në zhvillim e sipër t’i përdorin për ta bërë ekonominë e tyre më favorshme për klimën.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja për Klimën pati rritur shqetësime se mund të ketë zvogëlime të fondeve, që janë të nevojshme për të reformuar industritë në shtetet e varfëra.

Mirëpo zotimi i Bankës Botërore tani shihet si siguri për vendet më të pambrojtura ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike./REL

Bota në udhëkryq: Paralajmërohen bisedime politike për ndryshimet politike

Periskopi.com Lajme

Katër figura të larta botërore do të mbledhën në ditët e para të dhjetorit në Poloni për të nisur bisedimet të cilat po lehtësohen nga Kombet e Bashkuara për shkak të ndryshimeve drastike klimatike, të cilat po alarmojnë botën.

Katër ish-presidentë të bisedimeve të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara për ndryshimet klimatike kërkuan një veprim vendimtar.

Takimi në Katowice pritet të përcillet me kritika për shkak të ndryshimeve klimatike, që nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015.

Ekspertët thonë se do të ketë shkurtime drastike në misione të caktuara për të arritur objektivat e caktuara në Paris.

Kjo Konferencë e Palëve (COP) është e para që do të mbahet qysh prej takimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), që raportoi për kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë celsius.

IPCC deklaroi se për të mbajtur qëllimin 1.5C, qeveritë do të duhet të ulin emetimet e gazrave serë deri në 45%, deri në vitin 2030.

Por një studim i kohëve të fundit tregoi se emetimet e CO2 janë në rritje përsëri në katër vitet e fundit.

Katër ish presidentët e OKB-së në bisedimet për klimën, Frank Bainimarama nga Fixhi, Salaheddine Mezouar nga Maroku, Laurent Fabius nga Franca dhe Manuel Pulgar Vidal nga Peru lëshuan një deklaratë sot, duke bërë thirrje për veprim urgjent.

Ata thonë se “veprimet në dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare”.

“Çdo vonesë do ta bëjë më të vështirë dhe më të shtrenjtë përgjigjen ndaj ndryshimit të klimës”, thuhet në deklaratën e tyre.

Shëndeti jonë po rrezikohet më së shumti nga ndryshimet klimatike

Periskopi.com Lajme

Rritja e nxehtësisë dhe moti i egër nga ndryshimet klimatike janë “kërcënimi më i madh shëndetësor i shekullit 21”, thonë zyrtarët mjekësorë.

Në një raport të publikuar në revistën ndërkombëtare mjekësore The Lancet, shkencëtarët dhe ekspertët shëndetësorë thonë se ndikimet e ndryshimeve klimatike – nga valët e nxehtësisë deri te stuhitë dhe nga përmbytjet deri te zjarret – janë rritur dhe kërcënojnë të godasin sistemet shëndetësore.

“Stuhitë dhe përmbytjet jo vetëm që shkaktojnë plagë direkte, por mund të mbyllin spitale, të nxisin shpërthime të sëmundjeve dhe të prodhojnë probleme të vazhdueshme të shëndetit mendor”, tha Nick Ëatts, drejtor ekzekutiv në Lancet Countdoën, një program vjetor që përcjell lidhjet midis shëndetit publik dhe ndryshimeve klimatike.

Zjarret, në mënyrë të ngjashme, plagosin njerëz, por gjithashtu rrisin ndjeshëm ndotjen e ajrit në zona të gjera.

Zjarret e fundit në Kaliforni, të nxitura nga thatësirat, kanë kushtuar më shumë se 80 jetë njerëzush, por kanë ndotur edhe ajrin deri në lindje të Masaçusetsit, tha Gina McCarthy, ish-udhëheqëse e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA, tani në shkollën publike shëndetësore të Universitetit të Harvardit.

Raporti në Lancet, i hartuar nga mjekë, akademikë dhe ekspertë të politikave nga 27 organizata në gjithë botën, bën thirrje për veprim të shpejtë, për të frenuar ndryshimet klimatike dhe për të përgatitur sisteme shëndetësore globale për sfidat në rritje.

 

​Holanda po humbet tokë si pasojë e ndryshimeve klimatike

Periskopi.com Lajme

Ndryshimet klimatike po luajnë një rol të dukshëm në Holandë. Sipas ekspertëve, ndryshimet e klimës po bëjnë që deti të gllabërojë më shumë tokë nga ç’ishte menduar.

Një ekip i Universitetit “Delft” të Teknologjisë doli në këtë konkluzion pas publikimit të shifrave të para kombëtare të fundosjes.

Ata përdorën “GPS” dhe të dhënat e radarëve, bashkë me matjet e gravitetit, për të prodhuar një hartë të posaçme të mbytjes. Për shembull, studimi tregon se qyteti perëndimor Gouda po zvogëlohet me 3 milimetra në vit.

“Ne kemi pompuar ujë prej 400 vitesh për të kultivuar tokën dhe rritur kafshët në tokë të thatë. Por toka ka rënë nën nivelin e detit. Ne e dinim këtë, por me këtë hartë të re shohim qartë se në perëndim të vendit, zhdukja e tokës duhej të ndodhte më ngadalë. Nëse kjo vazhdon me të njëjtat ritme, kjo do të sjellë fundin e panoramës tipike holandeze”, tha Ramon Hanssen, një profesor i gjeodezisë dhe vëzhgimit të tokës në universitet.

Universiteti njoftoi se, moti i thatë i kohëve të fundit po përshpejton avancimin e detit kundrejt tokës.

“Ndryshimet klimatike luajnë një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e mbytjes së tokës”, thuhet në raport.

Verat relativisht të nxehta po dehidratojnë tokën, duke përshpejtuar mbytjen. Procesi është i pakthyeshëm; toka oksidohet, që do të thotë se më shumë dioksid karboni çlirohet në atmosferë. Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit përllogarit se mbytja e tokave do të kushtojë rreth 22 miliardë euro deri në vitin 2050.

Lufta kundër ndotjes do të gjenerojë 26 000 miliardë dollarë përfitime

Periskopi.com Lajme

Lufta kundër ndryshimit klimatik do të jetë një burim i rritjes ekonomike dhe krijimit të pasurive, thekson një raport i ekspertëve ndërkombëtare i publikuar sot, që kërkon, duke përllogaritur fitimet e mundshme, të bindë shtetet dhe sipërmarrjet që të angazhohen më shumë.

“Transformimi i modelit tonë ekonomik drejt një ekonomie që prodhon më pak CO2, përmban shumë mundësi”, thuhet në këtë raport të Komisionit Botëror për Ekonominë dhe Klimën, i krijuar në vitin 2013 dhe që mbështetet nga ish-krerë politikë, krerë sipërmarrjesh apo edhe ekonomistë.

“Falë shfaqjes së qyteteve më pak të ndotura, zhvillimi i një energjie të pastër, infrastrukturave dhe një bujqësie më të përputhshme me mjedisin, ne do të marrim një prodhim më të lartë, përfitime ekonomike dhe një përfshirje më të lartë sociale”, shprehen ekspertët në këtë raport.

Sipas tyre, përfitimet e ndryshimit të këtij modeli ekonomik mund të përfaqësojnë 26.000 miliardë dollarë përfitime ekonomike shtesë deri në vitin 2030, si dhe të gjenerojnë 65 milionë vende pune më shumë në raport me tendencën aktuale.

Motorit me djegie të brendshme duhet t’i vijë fundit tani

Periskopi.com Tech & Auto

Vala e nxehtësisë së kësaj vere, ka dhënë një pamje të së ardhmes dhe ajo nuk është aq e bukur.

Bazuar në trendet aktuale, vitet e ardhshme do të shohin rritje të temperaturave, thatësirës, një luftë për të ushqyer një popullsi në rritje, dhe një garë kundër kohës për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile.

Lufta për të ndaluar ndryshimet klimatike nxjerr në pah kapitalizmin më të mirë dhe më të keq. Dekarbonizimi i ekonomisë kërkon alternativa për qymyrin dhe makinat që përdorin naftë.

Risi është ajo që kapitalizmi është mbi të gjitha, dhe ka pasur progres të shpejtë në zhvillimin e alternativave të pastra të qymyrit, naftës dhe gazit. Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike të përfituara nga energjia diellore dhe ajo e erës ka rënë. Përparime të mëdha po bëhen edhe në teknologjinë e baterisë, e cila është jetike për gjeneratën e re të automjeteve me energji elektrike. Në fund, ata do të “godasin” ndryshimet klimatike.

Por me kohën që jemi, mund të jetë tepër vonë. Kapitalizmi – sidomos varianti dominant anglo-sakson i kapitalizmit – ka vështirësi të mendojë përtej këtu dhe tani. Njerëzit që drejtojnë korporata të mëdha e shohin punën e tyre si maksimizimin e fitimeve në afatin e shkurtër, edhe nëse kjo do të thotë të shkaktojë dëm të pariparueshëm në ekosistemin botëror.

Për më tepër, ata mendojnë se ata duhet të jenë të lirë të vazhdojnë me maksimizimin e fitimit pa ndonjë ndërhyrje nga politikanët, edhe pse lufta kundër ndryshimeve klimatike mund të fitohet vetëm nëse qeveritë tregojnë udhëheqje, individualisht dhe kolektivisht.

Ekonomisti Jozef Schumpeter foli për procesin e njohur si “shkatërrim krijues” – mënyra në të cilën prodhuesit joefikasë janë larguar nga biznesi nga teknologjitë e reja shkatërruese dhe se, si rezultat, ndodh transformimi. Gjatë luftërave, truri më i  mirë është punësuar nga qeveritë për të prodhuar makina më efikase të vrasjes.

Por shkatërrimin, zakonisht krijuesi kërkon kohë, veçanërisht nëse roja e vjetër mund të marshojë me rezistencë të mjaftueshme për të ndryshuar – diçka që industria e karburanteve fosile ka qenë e aftë të bëjë. Është jetike që dr. Jekyll i kapitalizmit të dalë fitimtar mbi z. Hyde. Më shumë se kaq, duhet të jetë një goditje e menjëhershme.

Në të kaluarën, politikanët janë prirur të përqendrohen vetëm në ndryshimet klimatike kur mendojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Për shembull, Tony Blair dha një raport nga ekonomisti Nick Stern për ndryshimet klimatike gjatë viteve para krizës financiare globale, kur rritja ishte e fortë dhe pagat po rriteshin. Margaret Thatcher filloi të fliste publikisht vetëm për mbrojtjen e mjedisit kur ekonomia po lulëzonte në fund të viteve ’80.

Kur politikëbërësit kanë gjëra të tjera për t’u shqetësuar, trajtimi i ndryshimeve klimatike bie poshtë në listën e gjërave për t’u bërë. Marrëveshja e Parisit në vitin 2015, e cila e detyroi bashkësinë ndërkombëtare të kufizonte ngrohjen globale në më pak se dy gradë celsius, tregon se çështja është marrë më seriozisht se sa ishte dy apo tre dekada më parë, por kjo nuk do të thotë se ajo është në top prioritetet.

Kur kohët janë të vështira, politikanët janë të kënaqur për argumentin se ka një tregti midis rritjes dhe gjelbërimit të ekonomisë. Nuk ka. Kompanitë llogarisin zhvlerësimin e kapitalit kur hartojnë llogaritë e tyre të fitimit dhe humbjes. Nëse qeveritë do të pranonin të njëjtin parim dhe do të përbënin zbrazjen e kapitalit natyror gjatë hartimit të llogarive të tyre kombëtare, rritja do të ishte më e ulët. Në vende të tilla si Kina dhe India – ku qytetet janë të ndotura në mënyrë të rrezikshme – do të jetë dukshëm më e ulët.

Lajmi i mirë është se në Pekin dhe Nju Delhi, politikëbërësit janë zgjuar deri në idenë se rritja e gjelbër është rritje më e mirë. Kina është e angazhuar për të hequr  qymyrin, pjesërisht për shkak se është e shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe pjesërisht për shkak se ajo sheh një mundësi për të qenë një lider botëror në teknologjinë e gjelbër. India, megjithëse e ngadalshme për të vepruar, gjithashtu po fillon të përfitojë nga ulja e çmimeve të energjisë elektrike të prodhuar nga dielli dhe era, dhe ka i ka vendosur synim vetes të kërkojë energjinë e rinovueshme.

Por lajmi i keq është se përparimi drejt dekarbonizimit ende nuk është mjaft i shpejtë. Ndërsa gjërat qëndrojnë, karburantet fosile ende do të përbëjnë më shumë se 50% të konsumit të energjisë deri në vitin 2050. Emetimet e CO2 do të vazhdojnë të rriten dhe ngrohja globale do të vazhdojë.

Stern thotë se përparimi teknologjik ka qenë shumë më i shpejtë se ai që mendonte të jetë e mundur kur raporti i tij u botua në vitin 2006 dhe ai mendon se krijuesit e mëdhenj tani duhet të pranojnë se motorit me djegie të brendshme po i vjen fundi.

“Por shpejtësia e veprimit është ende shumë e ngadaltë“, paralajmëron Stern. “Emetimet duhet të jenë në kulm tani dhe po kthehen poshtë shumë ashpër. Ne nuk kemi vepruar akoma në shkallën e duhur, edhe pse përbërësit janë atje “.

Fitimi i garës kundër kohës kërkon udhëheqje politike. Kjo do të thotë të pranosh se modeli kinez i kapitalizmit të drejtuar mund të jetë më i përshtatshëm sesa modeli anglosakson. Një rritje masive e investimeve në teknologji të pastër është e nevojshme, sepse 300 miliardë dollarë të shpenzuara në dekarbonizimin në mbarë botën vitin e kaluar thjesht përputheshin me koston e humbjeve në SHBA nga ngjarjet klimatike dhe të lidhura me motin. Kjo gjithashtu nënkupton rritjen e kreditimit të Bankës Botërore dhe bankave të zhvillimit rajonal për të ndihmuar vendet e varfra të ndërtojnë kapacitetin e erës dhe të diellit. Dhe një taksë globale e karbonit e vendosur mjaft e lartë në mënyrë që karburantet fosile të mbeten në tokë duhet të zbatohen.

Dhe, më shumë se çdo gjë, do të thotë të pranosh që bota duhet të luftojë kundër ndryshimeve klimatike. Interesat e fuqishme që thonë se ka shumë kohë për të vepruar teksa ndihmohen nga mohuesit e ndryshimeve klimatike që thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Këta njerëz duhet të thirren. Ata nuk janë mohues, ata janë apeluesit e ndryshimeve klimatike. Dhe ata janë po aq të rrezikshëm dhe të gabuar sa apeluesit e fashizmit në vitet 1930.

/Guardian/

Studimi nxjerr të dhëna të frikshme: Do të ‘përvëlohemi’ nga i nxehti deri në vitin 2022

Periskopi.com Lajme

Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer pesë vjetët e ardhshme në ditë jashtëzakonisht të nxehta, është thënë në një studim të publikuar më 14 gusht, transmeton AFP.

Rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të rrisin mundësinë e “motit tejet të nxehtë” në ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve dhe tajfunëve, është thënë në studimin e publikuar në revistën, Nature Communications.

“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimë në Universitetin Brest në Francë, Florian Sevellec.

“Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën pesë vjetët e ardhshme”, ka shtuar ai.

Temperatura mesatare e Tokës gjithnjë ka pasur luhatje.

Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serrë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve.

 

Kjo javë shënon temperatura rekorde anë e mbanë botës, thonë shkencëtarët

Periskopi.com Lajme

Temperatura rekorde të larta janë vendosur anë e mbanë botës gjatë kësaj jave në një valë të nxehti që pazakonshëm është zgjatur shumë, duke i intensifikuar shqetësimet për ndryshime klimatike, raporton The Guardian, transmeton Periskopi.

Muajin e kaluar në Kaliforni kemi pasur ndërprerje të rrymës shkaku i kërkesave alarmante për kondicionerë të ajrit. Algjeria i ka përjetuar temperaturat më të larta të regjistruara në Afrikë. Britania ndërkohë, e ka përjetuar valën e tretë të të nxehtit më të gjatën ndonjëherë, duke i shkrirë edhe kulmet e një ndërtese të shkencës në Glasgow.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka thënë që këto temperatura të rritura përputhen me fenomenin ciklik global klimatik të njohur si La Nina.

Globalisht, viti më i nxehtë ishte 2016-a. Vitin e kaluar, edhe pa La Ninan, temperaturat arritën në shkallën më të lartë. Këtë vit, po vazhdon trendi i njëjtë.

“Ajo që është e pazakontë në shkallë hemisfere i valës së të nxehtit nuk është veç magnituda në ndonjë lokacion të caktuar por temperaturat e larta që prekin zona kaq të mëdha.” – ka thënë Michael Mann, drejtor i një Qendre shkencore në Universitetin e Pensilvanisë. /Periskopi